Duke folur per higjienen gjate sezonit te pushimeve ne qytetet bregdetare, Rama tha se po pergatitet ngritja e nje sistemi per force pastrimi qe do t’u vije ne ndihme bashkive por kerkoi nga kreret e pushtetit lokal qe te vendosin gjoba te ashpra per ndotesit e mjedisit.
“Higjiena në sezon, nuk e përballon as Durrësi që ësntë superbashki, jo më pastaj Himara apo Konispoli, apo Lezha e Shkodra të mund të mbajnë presionin e gjithë asaj ngarkese njerëzish që shkarkojnë mbeturina.
Për këtë arsye po punojmë me ministrin për një skemë të re të kontrollit mjedisor të vijës bregdetare që është pasuria jonë më e madhe dhe smund ta lëmë as në mëshirën e atyre që sulmojnë për ta pushtuar, e me ministrin e Financave po punojmë për identifikimin e pronës shtetërore në vijën bregdetare dhe zbërthimin e proceseve manipulative dhe për regjistrimin e pronës shtetërore që i takon popullit shqiptar.
Janë edhe ata që sulmojnë për të privatizuar defakto pjesë të plazhit dhe pastaj detyrojnë njerëzit të paguajnë edhe tarifa absurde për një cop vend nën diell, më tepër se ka higjien, do ngremë një sistem që të jetë gati për sezonin e ardhshëm për të pasur një forcë pastrimi. Duhet të vendosni gjoba shumë të ashpra për mjedisin.
Në Tajlandë shkon në burg nëse hedh një cigare në rërë, në Singapor të arrestojnë në aeroport po pate camcakëz me vete jo më në gojë, e jo më ta hedhësh në tokë që të shkojnë pushimet burgjeve, s’po flas për këto ekstreme, por duhet të ketë ndëshkime për ndotjen”, tha kryeministri.

O Krieminstri Albaneseve…..
Të ngeli mëndja burg o qorr….po ca burg leshi bën në Singapor o Idiot o krye idiot.
Ne singapor e ke nga 300 deri ne 2.000 usd gjobë po hodhe çamçakëzin në tokë o leshko.
Bukur, çfarë po dëgjoj, tingëllon mrekulli, u bëftë realitet çfarë po thoni z.K/Ministër. Kjo është ajo çfarë duhet, në fakt… por isha-lla nuk është shumë larg ….vera…dhe e harroni…..
Dakord me Lalai-n, lëri burgjet, se nuk ke ma vende, se ke ma leverdi gjobat, kështu edhe i penalizon, në moment, por edhe mbush arkën (buxhetin e shtetit)..bëju pak me praktik…