Një ngjarje dramatike ka ndodhur brenda qeverisë shqiptare, raportojnë Gojët e Liga.
Në përgjigje të kërkesës së disa deputetëve socialistë që ministrat të japin llogari për punën e tyre para komisioneve parlamentare, kryeministri i ka marrë zvarrë disa prej ministrave.
“Shpejt, para deputetëve të jepni hesap deri më një”, urdhëroi kryeministri Rama.
Në vijim, ai i kapi për veshi ministrat dhe i uli në një tryezë të lodhur e të rrjepur, duke u thënë: “Çojeni kokën, shikojini në sy kolegët! Mistreca”.
Pa u lënë kohë deputetëve të bënin ndonjë pyetje, Rama shpërtheu ndaj ministrave: “Po si ka mundësi, more jezitër? Si është e mundur që bëni një punë kaq të mrekullueshme në dikasteret tuaja, dhe nuk dini t’ja përcillni publikut kryeveprat që nxirrni përditë nga duart?”
Atë çast, ministri Tahiri bëri të flasë, por Rama ja preu shkurt: “Gëk! Asnjë fjalë, zullap!”
Rama vazhdoi: “Deputetët tanë kanë të drejtë. Juve duhet t’ju vijë zor nga vetja. Punoni ditë e natë, po i transformoni radikalisht sektorët që ju janë besuar, shifrat dhe parametrat ekonomiko-financiarë po çudisin Orientin dhe Oksidentin, por ç’e do: Nuk dini si ta prezantoni punën tuaj të vyer!”
Ministrja Kumbaro, nisi të flasë, “zoti kryeministër, në fakt…”.
“Boll moj, mbylle moj të thashë!”, ndërhyri Rama bëri gati t’i flakë stilolapsin, “nuk e ke dëgjuar ti këngën, Gabimi i Mirelës të motrave Libohova? Po e di unë ç’doni ju. Ju doni që t’ju zëvendësoj me ca ministra totalisht të paaftë, që s’bëjnë asgjë gjithë ditën dhe vetëm vjedhin, por ama dinë të shiten sikur bëjnë hatanë! Turp!”
Në fund, Rama u kthye nga deputetët: “Kishit ndonjë pyetje?”
“Joo”, thanë ata, “aq shumë sa u bërtite ti, neve po na vjen keq që donim t’i kritikonim!”

Ju tallni b… me kete rubrike, por e dini se kshtu ka ndodhur vertet? I ka bo Rama helaq ministrat: Punoni mire, po nuk dini te shisni imazhin u ka then
Eshte e tmerrshme n fakt, te punosh kaq brilant dhe me ta marre gabim nje popull i tere. Rama nuk ka faj qe inatoset
Qeveria e ciliminjve ka bere hatane megjithe mendjen qe sa nje gogel e kane ? Po cuditemi e habitemi nga punet madheshtore te qeverise cilimnore prandaj ne mbledhjen e ardhshme qerasini me nga nje akullore e lepirese ?
Hahaha
Ke shume te drejte
Po ska faj Rama njehere rinia del dembele e do pune vec ne shtet, heren dyte del e pakualifikuar heren e trete te tere me shkolla te larta. Mender kryenec ministri peshtyn poshte i bie ne preher peshtyn lart i bie ne surrat.
nje e drejte e ligjeshme, qe mekatari ish kryeminister, ja u mohoji dhe rilindesi kryeminister, ju fali gjobat qe ISSH,llogarit ne kundershtim me ligjin pensioni e parakohshem.
ju sdini te mbroni punen e yer, apo te perlyer.sepse
kaluan tre vje, nuk ju kthyet shqupin ushtarakeve
kaluan tre vjet, nuk bet reforman ne drejtesi
kaluan tre vjet ,bete vetem ministrite e kryeminitrite, e shkollat e kopshtet e cerdhetjane pa ngrohje
kaluan tre vjet,dhe faturimmi i dritave behet jo per nje muaj, por meret dhe 15 dite nga muaji tjeter…
kaluan tre vjet, vazhduat si ata qe iken me vote, e mbeten ne pune se bashku me hajnat e rinj tuajt ne tatime, dogana,eshendetesi pa ilace.
qeveri e rilindjes se koncesioneve varferueses, dhe e perkedhelur se femijet e jo si ministra,pra me inagurimine kendit te lojnave te parku kombetar qe po mbetet vetem pjesa qender, se anet ju mbushen me beton,cojini ne 1 qershor te hypin ne lodrat, se aty e kane vendin ata, qe vetem koncesioni njohin rezultat te xhepit e deklarimit te shteses se pasurise
Ka te drejte.Te gjithe ministrat i ka ajken e ketije vendi.Profesioniste te shquar ne fushat ku kane punuar me pare.Njeri me i mire se tjetri.Lum ti popull qe i ke.
*****Po ka nga këta ministra që hanë bukën e qeverisë dhe lehin për Saliun !!! Këta duhen shfarosur nga qeveria.
Rama sapo zgjedhi kabinetin qeveritar u shperndau ministrave nga nje kopje se cfar do benin fillimisht. Po per fat te keq ja kishin pregaditur te tjert .Po daktilografja kishte bere nje gabim ortografik,po qe po i kushton shtejt popullit.Duhet te ruajm pasurin e popullit qe ka ngelur nga qeveria Berisha.Fjales ruajm ishte shtuar nje germ r ne fillim,ku kishte kishte ndryshuar kamplot kuptimin e kishte dal rruajm.Tani nuk mund ti ndalojm as Rama shoket e tij se nga cfar rruan ata, 20% e merr Edver Rama.
Gabimet e daktilografistes kane bere qe nga Mark uk ne Mark mark, nga mark mark ne uk mark. nga uk mark ne mark uk marku, nga mark uk marku ne uk mark uku dhe si perfundim uk uk uku dhe mark mark marku megjithe se sistemun emrat prap do ngatrojne mbiemrat, dmth mark uk dhe mark marku jane 25 perqind uk dhe 75 perqind mark, ekuacion i thjeshte per Sali Birishen
Po cilet jan more eri?