Rama kujton kohën si kryebashkiak dhe nxjerr videon nga Tirana

Ornela

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke u kthyer pas në kohë, në periudhën kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës.

Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në Facebook ka ndarë pamje nga një rrugë e kryeqytetit.

Nga imazhet shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat kryeministri thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.

“Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!”- shkruan Rama.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Si nuk ka turp ky njeri,qe merret me kaq vogelsira sa edhe nje brigadier i Komunales se dikurshme nuk do mburrej se do t’i vinte turp!
    Ke 20 vjet ne politike,ne pushtet dhe mburresh me ca rrape qe zakonisht mbillen ne buze lumenjve e jo ne qytete?
    A mund te na tregosh ndonje foto me rrape ne nje nga qytetet e Europes,se ne ato te SHBA-ve nuk gjen dot?
    Po kaq pak pune paske ti,o damllamadh,sa merresh me punet e TELLALLIT te kohes se satrapit Zogolli,qe e kemi pare tek filmi “Koncert ne vitin 1936”?
    Por ti nxjerr rrapet qe paske mbjelle,por nuk tregon se ke “SHKULUR” nga rrenjet DEMOKRACINE dhe SHTETIN LIGJOR?
    Ti mburresh se paske mbjelle rrape,por nuk tregon se me shume ke “mbjelle” KORRUPSIONIN?!
    Turpi te mbulofte!

  • Si nuk ke turp,qe mburresh me ca rrapishte lumi,por nuk shikon se lali Eri shpenzon per te ashtuquajturat lulishte ne sheshin Skenderbej rreth 1 milion euro ne vit firmes tuaj Fusha,qe vetem lule nuk jane dhe tani duken vetem tubat plastike te zeza,qe duheshin per te vaditur lulet,por lule nuk ka,se ato ferra qe quhen lule jane thare!
    Ja kjo eshte administrata jote e korruptuar,sa as lulishtet 20 metra larg bashkise nuk kontrollon dot,sepse nuk e le korrupsioni!

  • Edhe hajdutit i kane vjedhur 4 mandate..Nga votat e pavlefshme.Edhe pemet nga parku i madh i Tiranes ja kane shkulur per te ndertuar kulla betoni.
    Nuk eshte gjynah?
    Rri e mendon rrapat qe ka mbjelle anes rrugeve,se nuk ja lane lulishtet,parqet plot peme,,keto 20 vjet qe ka qene i gjithepushtetshem.

  • Me broçkulla more EDMUT RAMAVIC nuk ndertohet as shteti dhe as qenefria e jote.
    Ne lidhje me mjedisin, ambjentin dhe natyren qe te rregullohet dhe te sistemohet sa me mire behet me pune te mirefillte studimore shkencore.
    Ku duhet te kete nje Ministri te Mbrojtjes dhe Permiresimit te Mjedisit, por edhe nje Institutit Studimi per Mbrojtjen dhe Permiresimin e Mjedisin. Gjithashtu edhe nje sektor te tille duhet te kete çdo qark ose bashki.
    Vetem ne kete menyre me kerkese llogarie te vertete rregullohet dhe permiresohet natyra ne pergjithesi.
    Vetem me studim, projektim dhe pune te vertete shkencore si ne teori dhe ne parktike eshte bere ndertuar zona e Komanit ku kalonte lumi i Drinit dhe tani eshte bere Liqeni i Komanit. Tani me kerte permiresim te veçante te natyres ka marre nje zhvillim natyror dhe turistik zona ne fjale, te tjerat jane broçkulla dhe krahasohet me fjordet Nordike.
    Te tjerat jane broçkulla qe sa te kalojme rrallen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *