Rama kujton qytetarët: Prej të mërkurës ndalohen qeset plastike

J L

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar qytetarët shqiptarë se prej të mërkurës, 1 Qershor, do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimëshe.

Kreu i qeverisë thotë se do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”. Rama thotë se kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.

“Duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama e shoqëron postimin e tij me një video.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • MIRËMËNGJES, JU FLET TIMONIERI IARMËVE KIMIKE: SOT FILLON EPOKA E TRASTAVE.

    Kur ra sistemi i vjeter i enverit kaluam nga epoka e trastave te epoka e qeseve plastike.

    Tani po ndryshojme perseri epoke po kalojme nga epoka e qeskave plastike te epoka e trastave.

  • Epo shyqyr. Sepse kafshët e egra nuk zbuten as me gjoba. Shpresojmë se edhe të pakënaqurve të këtij rasti do tu ikin nervat shpejt ashtu si edhe të pasionuarve të dikurshëm të shurrëbërjes në sheshet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *