Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë i ftuar në një emision, ndryshe nga ata që jemi mësuar ta shohim zakonisht në ekranet shqiptare, në versionin “Magazine” të Top Show-t, të drejtuar nga Alban Dudushi.
I intervistuar për disa tema, që i përkasin rinisë së tij, por ku nuk kanë munguar as deklarime mbi tematika të nxehta të ditëve të sotme.
Sinqerisht, e keni bezdi që jeni kaq i gjatë?
E kam patur dikur, madje shumë, në shkollën 8-vjeçare dhe në Liceun Artistik, thuajse cdo mëngjes në shkollë kur viheshim në rresht me nxënësit e tjerë, por tani nuk e kam më. Besoj se duhet të jetë shqetësim për të tjerët, jo për mua.
Ditën e Verës e bëtë zyrtare, por e festuat në Elbasan…
Zyrtarizimi i Ditës së Verës ka qenë me vendim qeverie. Elbasani e ka traditë dhe aty do të festohet gjithmonë, por nuk ka asgjë të keqe nëse feston e gjithë Shqipëria. Edhe sot, si gjithmonë, isha në Elbasan për të festuar këtë ditë, pavarësisht motit të keq. Ishte disi një ditë e qetë.
Kur ishit 16 vjeç, ishit po kaq i pafajshëm sa Iva?
Në moshën 16-vjeçare nuk mund të jesh i pafajshëm, pasi që nga ajo moshë gjithçka nis e përshkallëzohet, por ishte një botë tjetër, nuk është kjo që jetojmë sot.
Në atë kohë, e kishe ndarë mendjen për t’u bërë piktor?
Sigurisht që e kisha ndarë, pasi ajo botë ishte. Bota tjetër ishte utopi dhe pa jetuar me pikturën e artit, nuk mund të jetoje atë botë të ndërmjetme mes asaj bote që jetonim dhe asaj që ishte utopi, për shkak të muzikës së ndaluar, për shkak të njohurive të ndaluara për t’u lexuar në libra e për t’u parë në arte të ndryshme.
Sa i përket librave të asaj kohe?
Librat e Enverit lexoheshin për shkak të detyrimeve shkollore, ndërsa leximet jashtëshkollore të bënin me zemër, pasi ishin lexime tekstesh të ndaluara. Kishte vetëm një rreth njerëzish që i qarkullonin, por ishte ekzaltuese ajo pjesë e të jetuarit në ankth. Ata libra cilësoheshin si libra të mallkuar, e jo të ndaluar. Njëherë kalova kohën në tualetin e shkollës, sepse një libër që kisha në dorë nuk mund ta mbaja në klasë. Ishte një libër me piktura, pa ngjyrime të veçanta, por ishte një eksperiencë “erotike”, pasi arti i ndaluar ta ofron këtë mundësi “erotike”. Nuk bëhet fjalë për ngacmime seksuale, por thjesht mendime “erotike”. Ngelëm rreth 1 orë të bllokuar me disa nxënës të tjerë, për të ruajtur fshehtësinë e atij libri.
Që në atë kohë shkruaje?
Po, që në atë kohë, por libra që nuk mundeshin të publikoheshin kurrë. Ishin tema shoqërore nga jeta e përditshme, nuk përbënin rrethana për t’u publikuar.
Po piktura?
Përmend një profesor me të cilin kaloja shumë kohë, e cilësoj ende si një nga piktorët më të mëdhenj të asaj kohe, por tani ka ndërruar jetë. Nuk mund të lë pa përmendur dhe Hilën e Myrtezain, me të cilët jam shoqëruar shumë dhe prej tyre kam mësuar shumë. Ata ishin të gjithë më të mëdhenj, gati në moshën e babait tim.
A ka pasur debate në shtëpi mes babait tuaj dhe nënës Anitë?
Po, si në çdo familje, por nuk kam dëshirë të flas për këtë temë, pasi nuk dua t’u jap ushqim qenve.
Sa ndikim pati mungesa e lirive…
Mungesa e lirive ishte shumë e ndjeshme sidomos te ne dhe nuk ishte e rastësishme që konflikti u shtua aq shumë në Liceun Artistik, saqë nga aty nisi zhurma më e madhe. Jo se studentët e tjerë nuk kishin pengesa, por te ne ishte bërë shqetësim edhe mungesa e një ngjyre të zezë në dyqanin e artit. Më pas, në atë kohë doli një gojë e zezë që thoshte se ngjyrën e zezë e hoqi “monizmi”.
Kaq i përmbajtur keni qenë edhe në atë kohë?
Në fakt, po flasim për moshën 16-vjeçare dhe budallallëqet ishin pjesë e jetës. Por doja të theksoja se ato budallallëqe nuk janë aspak të ngjashme me këto që bëjnë fëmijët e kohëve të sotme. Nuk do doja të ndryshoja filmin e jetës sime, edhe pse kam zili sot që s’ka asnjë pengesë për të mos hapur një libër, për të mos parë një film, për të mos shkuar diku apo për çdo gjë tjetër.
Një gjë dua të deklaroj. Kur dëgjoja prindërit e mi të thoshin se “kur isha 16 vjeë kam bërë këtë e kam bërë atë”, me vinte në mendje një gjë. I thoja vetes “betohu se kur të jem unë prind, nuk do i them kurrë fëmijës tim ‘kur isha unë 16 vjeç’”. Është mëse e kuptueshme se, siç kam pasur unë mospërputhje në mendime me babanë tim në atë kohë, edhe tani që jam prind nuk shkoj mjaltë me djalin tim. Megjithatë, gabimet e mia sot janë krejt të ndryshme nga gabimet e prindërve të mi, në atë kohë.
Kohën e lirë si e kaloni?
Më pëlqen të shoh filma dhe së fundi mund të them se kam parë “Zero Dark Thirty”, historia e asgjësimit të Bin Ladenit. Pavarësisht se ka shumë faqe interneti që të japin mundësi të shkarkosh filma pa të drejtë autori, mund të them se jam pak nazeli në lidhje me cilësinë e filmave. Nuk mund të duroj më të shoh si në kohën e kaluar. Boll jemi lodhur duke parë filma me miza në ekran, duke bërë çmos dita-ditës për të rregulluar antenat e asaj kohe.
Sa kohë harxhoni në “Twitter” e “Facebook”?
Zakonisht nuk rri ulur gjithë kohën në kompjuter, me përjashtim të momenteve kur kam dhënë konferencat në këto rrjete sociale. Më pas e kam në telefon dhe më shumë kohë e përdor nga aty, kur ndodhem në automjet përpiqem të lëshoj nga një sinjal për botën. Për mua është një stil jetese i sotëm, por si çdo gjë ka rreziqet e veta. Ka shumë njerëz që kalojnë shumë kohë në këto rrjete sociale dhe në fund të ditës nuk ndodh asgjë tjetër, veçse shtohen edhe më shumë problemet e përditshme sociale, pra rëndohen.
Mendimi juaj për bashkimin kombëtar?
Atëherë, nëse e marrim në vija të përgjithshme, unë them se mjafton të shohim “Top Channel”-in dhe gjithçka mund të konsiderohet e bashkuar. Bashkimi i sotëm nuk ka të bëjë aspak me atë idenë e bashkimit të shumë kohëve më parë. Sot mjafton që ne të dimë të shfrytëzojmë këto dy hapësira, në dy shtete të ndryshme ku jetojmë, mjafton të kemi një politikë arsimore të njehsuar, të kemi siguri për energjinë elektrike, të ofrojmë turizëm në çdo muaj të vitit dhe ai kufi që kemi aktualisht, ju siguroj që do shuhet. Kemi mbetur ende, dhe vit pas viti, vetëm duke përuruar abetaret, por bashkimi do veprime përtej abetares.
Ti Edi Rama, pretendon te behesh drejtuesi i te gjitha puneve te ketij populli, Kryeminister dhe ne kete interviste i drejtohesh gjysmes se ketij populli qe ti kerkon ta drejtosh……QENVE…ushqim qenve…..per te mos folur per shume pergjigje genjeshtare…..une te kam njohur kur ti ishe fare i vogel dhepo konstatoi se ti vecse je rritur ne moshe gje ne gjatesi, ti ke ngelur nje genjeshtare i pandreqshem, ke ngelur nje llafazan, por tani me nje fjalor te ndryshem, ke ngelur po ai qe ke qene ne shoqeri, me i keqi dhe me sherrxhiu, me mendjemadhi qe mburreshe me postin e babait, dhe ti je prap ai njeriu qe ketij vendi, si dikur shoqerise se klases, do ti sjellesh vetem fatkeqesi dhe asgje tjeter…..kjo eshte aresyeja qe ne prap do te votojmre berishen….ti je i pa ndreqshem……
i shtuquajturi kosta tipik xhepist i atyre autobuzeve te linjes kombinat po ikore pirdhu po i ben analize te tjereve ti me ato dy klase shkolle qe ke, zorraxhinjt si ty psiqiku sali i mban me kocka dhe i nxjerr neper forume per baltosje …
ha, ha, lehu Kosta?!
Ju zoti Kosta ne komentin qe beni flisni gjith mllef.Edhe une e ndoqa emisionin dhe me thene te drejten nuk me rezulton ashtu sic thoni ju.eshte e drejta juaj ta votoni apo te mos e votoni p[or edhe une e njoh Edin dhe them se refimi ishte shume realist.Por ju vini theksin tek fjala e perdorur : ” Ushqim per Qente….” ,kjo eshte nje shprehje qe s’eshte e thene t’a pelqejne te ghjithe…Qeveritaret e sotem thone shume me shume se kaq ,e me keq akoma edhe vrasin.Eshte e drejto juaj t.a e votoni ose jo ,por ju mos flisni ne emer te gjysmes se popullit se te garantoj qe eshte shume me pak. Le te behet nje votim i ndershem dhe e shohim ne 23 Qershor..
Votoje Kosta votoje, qenke nga ata qe kenaqesh kur i vrasin njerezit ne mes te bulevardit. Akoma pa e provuar po e shan, po dukesh qe do te kete dhene sala ndonje vend ty dhe e di qe s’e mban dot me merite ate vend.
Kosta,
Edhe une e ndoqa emisionin.
Beri mire Rama qe nuk tregoi hollesira sepse ato mund te behen ushqim per qente….
Dhe me fjalet qente, ai nuk mendonte elektoratin e djathe, por disa gazetare dhe politikane qe bejne luften e piste politike, i shfrytezojne dhe interpretojne sipas oreksit theniet e Kryeopozitarit.
Por mua nuk me pelqeu nje gje tjeter tek Rama.
Kur foli me ekzaltim per ate adoleshence te kohes se tij qe lexonin ne WC libra qe ne ate kohe ishin te ndaluara per adoleshentet.
Ka nje MARREZI TE PERGJITHSHME qe ta kritikojne ate kohe per disa kufizime qe i beheshin brezit te ri…..
Jo vellezer, sot problemi me i madh ne shoqerit e zhvilluara demokratike eshte pikerisht disa semundje te tilla ku te rinjt bien viktime: DROGA, PROSTITUCIONI, LOJRAT E FATIT DHE ATO ELEKTRONIKE, KOMPJUTROMANIA, SHOQERIT E GRUPEVE KRIMINALE , FASHISTE, SNOBISTE, KONFLIKTET ME PRINDERIT, IMORALITETI ETJ. ETJ.
Poshte mania per te kritikuar çdo kufizim te shoqerise se kaluar ndaj te rinjve, edhe ato kufizime qe ndihmojne qe brezi i ri te harxhoje kohen per tu formuar, shkolluar dhe pregatitur per te ardhmen!
Prisja qe zoti Rama te kritikonte semundje te tilla , qe kane zene per gryke si tumore brezin e ri…
Adoleshentet shqiptare po helmohen me drogen qe prodhon Kryeqyteti i opiumit Lazarati!
(Turp i madh qe nje shtet nuk ben dot zap nje qender te krimit!)
Te rinjt fillojne cigaren qe 10 vjeç!
Te rinjt fillojne alkolin sapo dalin nga tetevjecarja!…
Te rinjt jane hapur si vaji ne lakra dhe nuk lene shfaqe prostitucioni pa pare!
Te rinjt po behen me shpejtesi viktime e kompjutromanise dhe lene pas dore mesimin e njohurive themelore te shkolles!
Te rinjt, lihen jasht kontrollit prinderor dhe po arrijne deri ne krime ndaj prinderve!
Te rinjt lejohen ne televizionet publike, te dalin me bythe jasht, gje qe eshte e ndaluar rreptesisht ne te gjitha TV-t publike te demokracive me te zhvilluara! (Disa pamje te Big Bredherit shqiptar ku nje 18 vjecareje duhet ti ndalohet te dale si prostitute para publikut te gjere!)
Shume te rinj shqiptare jane analfabete dhe ata jane me te rrezikshmit dhe te pandreqshem sepse jane mish per top per Mafjen, kriminalitetin!
E te tjera e te tjera.
Prisja qe zoti Rama ti trajtonte sadopak keto plage te se Ardhmes se Shoqerise shqiptare! (dhe jo te tregoje nostalgjira se si te shihnin programe te ndaluara, se nuk e ka gjetur gje shoqerine nga kujdesi per nje edukim te shendoshe, jasht plageve qe grryejne sot brezin eri…)
Sepse Adoleshentet e sotem jane e ardhmja e shoqerise!…Apo jo?!…
Zoti N. Vjosa, duke injoruar rrugacerine e shprehur nga disa militante, me siper……..mendimet tuaja i mbeshtese sepse situata e edukimit te andoleshenteve tane, eshte ashtu si e pershkruat ju…..por dua tju them juve se Edi Rama nuk e drejtoi biseden apo mendimin e tije ne kete plage te shoqerise tone sepse, e para- i duhen vota….edhe te ketyre ketu siper…..e dyta dhe me e rendesishmja sipas meje, Edi Rama edhe tani qe flasim ben po kete jete si keta andoleshnte………a duhet qe ky popull ta lere jeten e tije dhe te femijve te tije nen drejtimin e andoleshntit madhore dhe vetem se ky eshte kryetari i nje partie??!!!….une e di mire sepse e kam provuar, qe Sali Berisha duhet te largohet nga drejtimi i vendit nje ore e me pare por kur shikoi se fatet tona do te bien ne dore te nje andoleshenti 50 vjecar qe ben te njejetn menyre jetese, qe dhunon femrat, qe dhunon shoket e tije, qe nuk i pyet edhe per gjerat me themelore sic jane deputetet……atehere jam i mendimit se neve duhet te biem ne drejtim njerez te pergjegjshem qe une mendoi se jane te rrjeshtuar ne keto parti te vogla …..a nuk te duket se ka ardhur koha qe drejtimin tone ta marrin intelektuale nga shqiperia e mesme?…….respekte