Rama: Jemi të inkurajuar sot nga propozimi i KE-së

redaktor

Ettore Sequi i dorëzon kryeministrit Edi Rama progres raportin, ku u dhanë rekomandimet nga Komisioni Europian për marrjen statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se nuk ka dyshim se lajmi i sotëm është inkurajues, por shtoi se koha e rrahjeve të gjoksit dhe të daulleve qeveritare ka mbaruar më 23 qershor.

“Besojeni se edhe ditën që Shqipëria do të marrë vetë statusin e vendit kandidat qoftë në dimër apo pranverë as mua s’do më dëgjoni të flasë për fitore dhe as në ndonjë miting festiv. As propozimi për status dhe a statusi vetë dhe as hapja e negociatave, nuk janë shkak për të mos njohur arritjet e qeverisjeve të mëparshme, ky proces shumë vjeçar ka qenë më i gjatë se jetëgjatësia e qeverive dhe kush më shumë e kush më pak ka pasur meritat e veta. Ne jemi të inkurajuar sot nga propozimi i KE-së dhe çdo shqiptar pa dallim duhet të jetë i inkurajuar”, deklaroi Rama.

Share This Article
3 Comments
  • Qeveria e re me premtimet qe ka bere deri tani ngjall shpresa per drejtesi dhe demokraci. Por ndryshimet akoma nuk kane ardhur, ato jane akoma ne projekte dhe ne organizim. Deri sa te vihen guret duhet te kalojne te pakten 100 dite dhe te realizohen kush e di edhe sa…
    Rruga e pershkruar deri me sot eshte sipas planit te Katovices, e drejta e prones dhe shume te drejta te tjera jane te shkelura deri ne kete moment dhe ne jemi akoma ne statusin e te perndjekurit politik.
    Nqs. ndodh kjo, atehere hyrja ne Europe paska qene nje mase disiplinore kundra Sali berishs dhe jo politikes se tij, se ajo eshte tashme e zbatuar. Nga 12 kushteet qe vuri BE nuk eshte permbushur asnje .Atehere perse do hyme ne BE, neqotese ndodh kjo jam plotesisht me Bumcin hyrja ne BE eshte merite e PD. Jane keto perralla per budallenj se per njerezit qe kane pak mend quhen mashtrime.

  • Ky eshte nje asukses i shumepritur. Qe me ardhjen e demokracis te gjith kemi menduar futjen ne evrope.Shqiperia nje vendi i vogel ne ketu ne brigjet e Adriatikut eshte mekat te qendroj kaqe gjat jashte evropes. Ketu nuk eshte momenti per te bere bilance se kush punoi me shume dhe kush punoi me pake rendesi ka futje ne kete statuse.
    Nje udheheqes Amerikam thoshte, Fitorja ka shume baballare, ndersa humbjen se don askush
    Ndaj dhe ne jemi shume te impresionuar nga ky lajme qe kemi pritur gjate.
    Ndofta shqiperia nuk e meritonte nje pritje kaqe te gjate.!

  • Bravo! Duhek te largohej ish qeveria qe te merret statusi i vendit kandidat. Fjale e shkurter dhe e qart e Kryeministrit.
    Bukur mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *