Rama: Kurse profesionale kundrejt pagesës për të papunët

DITA Online

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit.

Për të gjithë të papunët që nuk kanë kualifikimin e duhur profesional për një vend pune, Qeveria do t’u ofrojë atyre kurse profesionale kundrejt pagesës.

Gjatë Konferencës Kombëtare të Punësimit, kryeministri Edi Rama tha se aktualisht ka vende të lira pune në kompanitë shqiptare, por të rinjtë apo të papunët nuk kanë aftësimin e duhur.

Për të mbushur këtë boshllëk, kreu i qeverisë, theksoi se atyre do t’u ofrohen kurse profesionale dhe do të marrin një pagesë, që është më e lartë se ndihma ekonomike.

Kursi është parashikuar që të zgjasë 1-2 muaj dhe më pas do të integrohen në tregun e punës.

“Mbetet një sfidë e madhe për aftësimin e të rinjve në tregun e punës. Është realiteti i përditshëm i gjithë ballafaqimeve tona me kompanitë dhe të pasuksesshme të njerëzve në kërkim të një pune me kompanitë. Sot nuk ka asnjë kompani të madhe shqiptare që nuk ka vend pune. Në çdo kompani po të trokasësh do të shohësh se ka vende të lira pune.

Problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin e nevojave të këtyre vendeve të lira të punës. Sfida është nxitja e aftësimit profesional. Kemi përfshirë pagesën, që është më e lartë se ndihma ekonomike, për këdo që është përfshirë në një kurs profesional, që është 1 muaj, 2 muaj, dhe pastaj mund të përthithet nga kompanitë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se një rol të rëndësishëm luan edhe sistemi arsimor profesional, i cili duhet të fuqizohet akoma më shumë.

“Në këtë drejtim patjetër që nuk ka një zgjidhje të sotshme, por domosdoshmëri mbetet fuqizimi i sistemit të arsimit profesional. E vërteta sot është se rilindja e sistemit të arsimit profesional ka filluar të japë edhe shenjat e para të përfitueshmërisë për sistemin e punësimit në Shqipëri. Janë sipërmarrjet ato që i krijojnë vendet e punës, nuk është qeveria. Qeveria ka përgjegjësinë që të mbështesë vendet e punës“, tha Rama.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Bravo dhe nji pergezim vertet te rendesishem per pushtetin e te majtes qe krijon mundesi ne favor te papunve.Jo si ajo e pushtetit demokratik alla vicidoliane berishiste qe kualifikonin “specialista” ne “akademin” Plepa Durres.E sot vetingu po i dermon sepse paskesh ken akademi per krime e korrupsion galopant.

  • Ne Shqiperi te papunet do ti paguajne

    Me rroge mujore DHE shume shpejt do

    Tju japim edhe shtepi te gjitha me

    Parate tona qe punojme.

    Kjo per te papunet e “drejte”

    Per ata edhe te papune edhe bythq..a

    Do jete parajsa vete. Vetem pas kesaj

    Do te integrohemi ne be.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *