Në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u përurua sot, Zyra e shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Zyra e Shërbimit Unik mundëson grupimin e të gjitha shërbimeve që jep Policia e Shtetit në një pikë kontakti të vetme.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se reformat nuk do të ndalen, por do të thellohen edhe më tej.
“Jemi caktuar nga mandati i 23 qershorit jo si një mandat për të hequr PD-në dhe për të sjellë PS e LSI-në në pushtet, jo si një mandat për të ndryshuar fytyrat ministrave, zv ministrave apo drejtorëve e drejtuesve të gjithë territorit por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. Për të kaluar nga Shqipëria informale e Lala Gjonit tek ajo moderne e qytetarit. Kush mendon se mund të ulet ritmi i reformave bën parashikim të gabuar, kush mendon se mund të ulet thellësia e reformave bën gabim. Do të shkojmë thellë e më thellë, pasi kanceri që kemi trashëguar dhe që i ka shpërndarë metastazat e veta në çdo sektor nuk luftohet me llafe, makiazh, aspirina e penicilina”, tha Rama.
Ministri i Brendshëm Tahiri theksoi se këto zyra ndihmojnë për të shembur perceptimin e derisotëm ndaj Policisë së Shtetit si një instrument i mbyllur, i bunkerizuar, i paarritshëm ose vështirësisht i arritshëm për qytetarët.
Kjo është zyra e dytë e këtij lloji, pas Zyrës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që pritet të shtrihen në të gjitha drejtoritë e Policisë së Shtetit.

po reforma e ndeshkimit te Saliut, Arben Imamit, Argites se paditur nga biznesmeen te huaj, Nokes qe ka shitur Garden, vrasesve te Gerdecit e 21 janarit sa e thelle eshte z.Rama?
Se deri me tani po na duket fare e ceket.
me te mira
tani emorem vesh o kryeminister ,,,ishalla u befte gjithe populli dele ..te hani buke dhe ca vjet …po i shohim reformat …i bet cirak …uleriej e cireshe per dy pallatet ne mes te vlores …ne lulishten evetme qe mblidheshin pleqte dhe femijet te tre racat ,….dhe ca bere o zotni ….turp ..asa nuk na intereson e fute apo se fute shpetimin ne burg ..se korbi nuk ja heq syte korbit …po ato palate si ka mundesi qe u hoqet sekuestron …..ju tek 3,a 4 vetave ben nga nje kasolle me llamarine mu ne mes te qytetit dhe zotrote ….po i lejojne te bejne saraje ..hajde shtet hajde ..per sei ngre keto zyra …..per te punesuar ndonje militant ,,,se populli i varfer e pa perkrahje edi ..kur eshte fajtor …do e haj …dhe kur nuk eshte fajtor do sorollatet sa me shume …shtet o shtet …per koke te shtetit ….
Nese metastazat jane perhapur ne cdo qelize, me vjen keq por pacjenti eshte per te ikur.
Vajmedet!!! paisni plicet me radiomarrese njeher pastaj rregulloni ndertesat. qe mos thoni pastaj nuk e kapem vrasesin e Santos ne mes te bllokut se skishte polici radio!! me rregullimin e nderteses do kapet thua???? apo me tenderin e radiomarrseve nuk fitohet sh???????