Rama: LBPD vazhdon avazin, ëndërron protesta të mëdha nesër

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha që ti jepet shpërblim të gjithë efektivëve të Policisë që janë në krye të detyrës në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin

Me një reagim në “Twitter”, kreu i qeverisë ironizon edhe me tej kreun demokrat, duke thënë se nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin, por vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe Bashës do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës‘, shkruan Rama.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • O Lideri Boteror i Zgjedhuri i Zotit, mjaft me ate 7×7=42 se edhe ty nuk te ben shume nder, te kapesh gjithe jeten pas nje lapsusi. Jo per gje po i bie qe nuk ke cfare te thuash tjeter. Po qe per lapsuse, madje edhe gafa, ke keputur edhe zotrote sa te duash, por keto nuk ta zbehin fare staturen tende te shkelqyer prej Lideri Global (ne fakt bytheqire, po nejse).

  • Diukesh, o zoti ?, sa shumë e do Bashën. Mbroje sa dhe si t[ duash,por në mës ti dhe ca të tjerë si ti, shumica e shqiptarëve e dinë se LBPD ende është duke ecufr jashtë shinave të kohës.

    • Mua or ti ! nuk me rruhet hic per Bashen, aq me teper qe nuk ka kurgje ne dore, puna eshte cfare ti besh ketj te derguarit te Zotit qe i eshte mbush truni qe Bota po vuen per nje lider global me poture. Dhe me me mira qe mund te beje ehte te talle menderen me 7×7=42. A merr vesh or taj ! ?

  • Po 21 me 51 a jane te barabarte sepse per udheheqesin boteror duken te barabarta kur thote qe ne vend te 21 te vdekurve 51.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *