Rama letër për paguesit e energjisë: Mirënjohës për shembullin që jepni

redaktor

Në vend të një kartoline me urime për fundvitin dhe nisjen e një viti të ri, kryeministri Edi Rama ka nisur dërgimin e një letre falenderimi për të gjitha ata të cilët paguajnë energjinë elektrike, veprim të cilin ai e quan “një detyrim i fortë për qeverinë, që të  luftojmë pa pushim për t’i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë. 

“Energiia nuk mund të vazhdojë të paguhet më vetëm nga Ju dhe Ju s’mund të mbani më në kurriz, me paratë Tuaja, edhe ata që e vjedhin energjnë”, thekson kreu i ekzekutivit.

“Dua ta dini se Ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shembullit Tuaj qytetar dhe po ashtu, dua t’Ju siguroj se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të bëjë gjithçka që vendi ynë të ketë, më në fund, shtetin dinjitoz që Ju meritoni. Me këtë shprehje mirënjohjeje dhe angazhim të sinqertë përpara Jush, gjej rastin t’Ju siguroj se jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë, mundimet e për shpresat Tuaja dhe t’Ju shpreh bindjen se së bashku do t’i bëjmë këto vite reformash rrënjësore, vitet e Rilindjes së shumëdëshiruar për Shqipërinë”.

Rama e mbyll letrën e falenderimit duke uruar Gëzuar Vitin e Ri 2015.

letra

Share This Article
1 Comment
  • Menduam se per vit te ri nga qeveria e avdallit do kishim ne tryeze ose gjel deti ose spiun mileti po na la kartolinen dhe I hipi avionit e shkoi duke na lene nje kartoline urimi.
    Gezuar o calories I fytyres se vrerosur ,mbetsh ne ajer per te miren e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *