Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se projektligji “Për arsimin e lartë” rrit ndjeshëm autonominë për universitetet.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të New York Tirana, kryeministri Rama theksoi se “ajo çka ligji i ri i arsimit të lartë ka në të gjithë boshtin e tij është vullneti për të mos bërë kompromis me dijen dhe me cilësinë e arsimit të lartë dhe sfida që kjo reformë rrënjësore e arsimit të lartë merr përsipër është që të mobilizojë të gjitha burimet e shoqërisë në shërbim të këtij vizioni zhvillues”.
“Së pari na duhet të optimizojmë financat publike, para të të gjithë taksapaguesve shqiptarë me arsim të lartë apo jo, të rinj apo të moshuar, persona që mund të përfitojnë apo jo nga universiteti dhe që janë para që ndahen mënjanë çdo vit për universitetin”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ne jemi të bindur se është koha që të mundësojmë që asnjë qindarkë nga këto para të mos shkojë dëm dhe çka është më e rëndësishmja këto para të investohen në atë mënyrë që të na kthehen mbrapsht maksimumin e mundshëm të vlerës”.
Këto reforma, vijoi ai, i bëjmë në dy mënyra, financimi për universitetet publike, pra paratë që shteti i jep universitetit do të jepen tashmë në bazë të treguesve të performancës. “Kjo do të thotë që universitetet që tërheqin studentë më të mirë, që i përgatisin më mirë studentët, që kanë nivel më të lartë të punësimit të të diplomuarve të tyre, që marrin pjesë më shumë në projekte ndërkombëtare, do të kenë më shumë mbështetje nga fondet publike”, nënvizoi Rama.
Kryeministri vuri në dukje se kjo do t’i shtyjë universitetet të kenë interes të drejtpërdrejtë që të jenë cilësor, që të kenë staf cilësor, që t’i përgatisin studentët në mënyrë cilësore dhe jo thjesht që t’i kalojnë. “Ky është një mekanizëm i provuar nuk është një shpikje shqiptare dhe ka një forcë të brendshme vetërregulluese shumë më efikase sesa çdo kontroll nga lart, që në gjithë këto vite e kemi parë sesi dështon dhe mënyra e dytë e optimizimit të financave lidhet me mbështetjen e drejtpërdrejtë të studentëve”, tha Rama.

arsimi i larte duhet
cdo pedagog tekete ngarkese sipas normave tte universiteteteve europiane,dhe te jete ne departament ku telaxoje ne oren bosh e tejete afer studentit
cdo pedagog te jete i brenshem perfshi edhe ata te gjuheve te huaja,anglisht, ferngjisht,latinisht,gjermanisht,qe te jene staf i fakultetit ku japin mesim ,ne ekonomik,juridik,shkkenca etj…..
cdo fakultet jo publik te kete staf te brenshem dhe jo sorollatje ata te publikut ikin nga mesimi dhe vene te privati.studentete publikut pine kafe,dhe ku bejne mesim.
disiplina duhet nje pedagog, profesor ne vendin e emeruar
dhe jo
shko ne tetove, e gjetke jep mesim dekani ,e dekani le fakultetin, si mulliri pa uje dhe pedagoget shikojne rrushi rushin e piqen,shijne te luarasi,vitrina, ufo
dhe studentet mbeten pa mesim
SHQYPNIA E VOGEL DHE PA KURFARE PRODHIMI E GDP-JE NUK KA NEVOJE PER UNIVERSITETE AUTONONOME DALLKAUKE, POR PER KOLEGJE PROFESIONALE
Ku punesohen studentet shqyptare pasi mbarojne stdimet e larta? Kete gje duhet te kuptoje qe t’i pergjigjet ne nje forme adekuate Kryeministri yne pa dipllome Edi Rama qe po vepron si Enver Hoxha, i cili ne delirin e tij te madheshtise prej budallai e mbushi Shqypnine me dallkauke me shkolle te larte, te paafte per te bere nje pune te hajrit, vetem nga mania se per vete nuk kishte mundur te mbaronte asnje shkolle dhe nuk kishte asnje dipllome ne xhep, gje e cila nuk e pengoi te mbushte lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe helbete ne fund falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.
NUK MENDOJNE KESHTU STAFI I UNIVERSITETEVE.
NE DEBATIN NE KOMISIONIN PARLAMENTAR E THANE QARTE, DHE
“AVOKATI” I QEVERRISE, MIMOZA HAFIZI, NE PAAFTESI TOTALE PER TU PERBALLUR ME ARGUMENTET, E MBROJTI P/LIGJIN ME PSEUDOARGUMENTIN.
“KESHTU KA THENE EDI RAMA QE PARATE PUBLIKE NUK DUHEN CUAR NE PRIVAT, DHE KJO ESHTE RRUGA E DUHUR”.
KA VAJTUR PUNA QE EDHE SIKUR TE “PJERDHE” EDI RAMA, SERVILAT NE PARLAMENT DO TE THONE “ERE PARFUMI”.
HA HA HA AH AHHAHAHAH
Z. Kryeminister thote: Kjo do të thotë që universitetet që tërheqin studentë më të mirë, që i përgatisin më mirë studentët”. Pse nuk e ben pubike MAS listen e maturanteve qe rregjsitrohen ne universitete dhe te shikojme ku shkojne 5000 maturantet e pare ne liste. Sigurisht, pergjigjjen e dime te tere, disa shkojne jashte shtetit, pjesa tjeter ne Universitetin e Tiranes dhe ate Politeknik.
Zoti rama duhet te njohesh vetveten dhe pastaj te kshillosh te tjeret UNE personalisht respektoj cdo lloj dije te marre ne shkolle si rezultat i punes me librin dhe ne profilin e vet te jap rezultatet pas nje kohe nga personi vet si dhe ne rastin e mesimedhenies nga nxenesit e tij dhe opinioni i kolegeve si person me dije shkencoredhe sjellje korrekte dhe familje te forte e shume gjera te tjera te cilat e lartesojne personin A ikeni bere ndonjehere pyetje vete se cfare keni nga keto se me gjithe favorizimet si nipi iSPIRO KOLEKES DHE I BIRI KRISTAQ RAMES ME GJUREM TE MIRA NE ARTE JUVE VETEM PERFITUAT PERVILEGJET E FILLIMIT TE PUNES QE NUK U PERGJIGJEJ NIVELI JUAJ DHE PRODHIMTARIA JUAJ NE ARTE ESHTE ME PAK SE PUNA E ORDINEREVE KAPACITETI JUAJ SI DHE EKIPIT TUAJ KA AFTESINE TE PLOTESOJ DISA FLET QE I QUAN PROGRAME PER REFORMA TE CILE DERI ME SOT KAN DHENE VETE PASOJA NEGATIVE SAL NE PENSION DHE JU NE RRUGEN TUAJ TE NJE ANARKISTI DHE DIKTATORI POR JO NE DREJTIMN E SHTETIT