Dita e medias, Rama: Nuk mund të përdoret si licencë për gjueti

Ornela

Në ditën ndërkombëtare të medias, kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn u shpreh se mediat në Shqipëri dhe në rajon në bazë të raporteve janë pjesërisht të lira. I njohur për kritikat e shumta ndaj medias, Kryeministri u shpreh se media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj, por duhet të jetë më e përgjegjshme.

Media është një gur themeli në procesin e zgjerimit. Ndërkombëtarët në raportin për mediat dalin në përfundimin e në rajon dhe Shqipëri janë pjesërisht të lira. Janë bërë ndryshime ligjore për median audiovizive. TVSH dhe AMA janë kritikuar për politizim.

Media duhet përdorur si një armë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, ajo nuk mund të përdoret për të vrarë pikërisht lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizimi i funksionit të saj.

Shfaqje për cenim të njerëzve publik në Shqipëri ndodhin cdo ditë. Duhet të rritet përgjegjësia, media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi tërësor.  

Përdorimi i licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë, si licencë për gjueti për qëllime që nuk thuhen. Sot unë po flas për Shqipërinë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme dhe nëse flasim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, kjo thuhet në media, por nuk e përjashton median.

Detyrimi për të mos e lënë lirinë e medias në rrjedhje të përditshme është i shoqërisë dhe i të gjithëve së bashku. Unë jam besim plotë aq edhe pesimist lidhur me të ardhmen e afërt të medias për shkaqe që janë në sytë e të gjithëve dhe mbi të gjitha edhe për arsyen se po del më e vështirë se sa mund të dukej nevoja për krijimin e një gjenerate njerëzish në media që përmbushin disa kritere dhe parime që i kanë bërë mediat e njohura shtylla mbrojtëse të demokracisë dhe lirisë. Në një pushtet po aq të korruptuar sa të tjerët” deklaroi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *