Kryeministri Berisha po e çon vendin drejt një humnere financiare. Kreu i PS-së, Edi Rama, tha sot se të ardhurat në buxhet vijojnë të bien, ndërsa në pesë vitet e fundit nuk ka pasur rritje ekonomike.
“Jam sot këtu për t`ju thënë disa të vërteta dramatike që bazohen në shifrat zyrtare dhe ato janë shumë larg realitetit mbytës për sipërmarrjen e madhe dhe të vogël në Shqipëri. Që prej janarit të 2011 janë mbyllur 19 mijë biznese, që do të thotë mbyllen 23 biznese në ditë, ose 1 në orë. Ndërkohë, të dhënat fiskale të 4 mujorit tregojnë se të ardhurat në buxhet nga TVSH, që është treguesi më domethënës, janë më të ulëta në 5 vitet e fundit. Janë edhe më të ulëta sesa në 2009, kur kjo qeveri grabiti votat dhe i dha vetes një mandat të dytë, ndërkohë që vetëm prej inflacionit duhet të ishte 10 për qind më shumë. Ekonomia ka 5 vjet që nuk rritet asnjë milimetër, por përkundrazi tkurret”, tha Rama.
Kreu i opozitës u shpreh se biznesi vijon të rrënohet, çka e bën të domosdoshme alternativën e PS-së për rilindjen e ekonomisë, duke nisur nga biznesi i vogël.
“Biznesi i vogël është në rrugën e rrënimit të mëtejshëm, ku merret zvarrë prej vitesh nga kjo qeveri dhe po shkatërrohet çdo ditë. 27.4 për qind, thuajse 1/3 më pak të ardhura nga taksa e biznesit të vogël, sesa në 2009. Një rënie e tmerrshme, që tregon rrënimin e biznesit të vogël në Shqipëri. Vlera e shtuar mbi xhirot dhe xhiroja e biznesit të vogël që ka pasur rënie, tregojnë se gjendja e biznesit të vogël është dramatike. Ekonomia duhet të rilindë duke filluar nga rilindja e biznesit të vogël. Ne do vendosim lirinë e konkurrencës në rrugën e sipërmarrjes së madhe në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Rama.

Berisha po ngre familjen e vet sa me lart pa per shqipetaret akoma skane vdekur te gjithe.
berisha eshte nje kryehajdut qe me shume shqetesohet per GITEN E XENIN SESA PER TRE milion SHQIPTAR. hajduti i dreqit
Rama po e fut shqiperine ne nje qorrsokak qe nese fiton do shpertheje ne lufte civile. qe tani po behet nami me te dhe ilirin, kush e kush do behet kryeminister mbas 23 qershor.
Faktikisht drejt humneres dhe me ritme te pershpejtuara po kerkoni ta coni ju Shqiperine.
Me copezat e programit te PS-se.
Me TAKSEN PROGRESIVE per BIZNESIN E MADH ju do i detyroni biznesmenet ose te zvogelojne urgjentisht aktivitetetin ekonomik.
Ose te ulin qepenat e tia mbathin ne shtete te tjera.
Duke zbrazur arken e shtetit e duke humbur mijra emijra e mijra vende pune.Duke na futur ne humneren e pare.
E jo me te krijosh 300.000 vende punemqe as ne ender nuk ke per tia aritur ta shohesh.
E ndersa me AUTOSTRADEN e KALTER,ne kete gjendje ekonomike e problemesh qe ndodhet Europa.
Do e cosh borxhin kombetar nga 62% ne stratosfere,pra gjer ne fyt,qe te dalim ne shitje me zi se Qipro.
E per 100 vjete te tjera mos e ngreme me koken,duka na futur keshtu me garanci absolute ne humneren e dyte akoma me te thelle.
Me ke do ta mbushesh arken e shtetit?Me ke?????
Kur biznesin e vogel do elesh pa taksa,se nuk ja ke haberin.
E biznesin e madhe do e cosh ne theqafje,se NUK JA KENI HABERIN e kapitalizmit.
Flisni per cdo gje,lloj lloj mbrockullash,thoni dhe se do vendosim ashensor Mali Dajtit-Hene.
PO MOS FLISNI PER PROGRAM se late name.
Se programi juaj eshte nje pjate permbysh per qytetarin.Qe ta mbushe pjaten pasi eshte permbysur,nga ana e kundert e ta haje populli.
Pa luge dhe pirunj,ashtu me gishta.
Kur per vehet nuk doni pjata permbys,as pjata nga e mbara,por piatanca ne seri.
Se po keputni mish,duke u munduar per qytenarin e zakonshem
Ju te jashtezakonshmit