Kryeministri Edi Rama drejtoi sot, më 25 tetor 2013, mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan vendimet dhe projektligji, si më poshtë:
PROJEKTLIGJ:
1. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Projektligji që do t’i dërgohet për miratim Kuvendit ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
VENDIME:
1. Për ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a.s.
Vendimi ka si qëllim ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe me përbërje përfaqësues të kryeministrisë, të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Avokaturës së Shtetit për negocimin me CEZ, a.s. për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura me shtetin shqiptar.
2. Për miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit nr.1, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë.
Projekti Mbarëkombëtar i Terapisë parashikon pajisjen me aparaturë mjekësore bashkëkohore moderne të Shërbimit të Onkologjisë, në QSUT, konkretisht akseleratorit linear për mjekimin radioterapeutik i kancerit me rrezatim.
3. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.
Vendimi propozon miratimin e ndryshimeve në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit, në kuadër të kontrollit dhe përditësimit që i është bërë listës së shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nga data 20.5.2013 deri në datën 25.9.2013.
4. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Fondi i studimeve dhe i specialistëve”.
Objektivi i vendimit është financimi i studimeve dhe i aktiviteteve teknike për përgatitjen paraprake të projekteve të bashkëpunimit teknik, nëpërmjet kontributit të qeverisë gjermane në vlerën e 1 000 000 Euro-ve. Projekti do të zbatohet nga GIZ (shoqëria gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar).
5. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 Lirave Turke ekuovalente me 1 137 500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.
6. Për miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për asistencën teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale nr.2 – mbështetje për zbatimin dhe qëndrueshmërinë.
Marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për shumën 1 250 000 (një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) euro, ka për qëllim, mbështetjen nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, të shërbimeve të konsulencës dhe asistencës teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale nr.2.
7. Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.
Vendimi përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, si një strukturë ndërministrore, që do të shqyrtojë, do të analizojë dhe do të propozojë masa të domosdoshme ligjore dhe administrative për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
8. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr.TF014761, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), që veprojnë si administratore të fondeve grant të siguruara nga disa donatorë, për përgatitjen e projektit të bazuar në rezultate për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore.
Grandi prej 700 000 USD që i japin IBRD dhe IDA qeverisë shqiptare nëpërmjet kësaj marrëveshje do të përdoret për përgatitjen e projektit të Sigurisë dhe Mirëmbajtjes së Rrugëve, për të rritur kapacitetin e Autoritetit Shqiptar të Rrugëve.
9. Për lirimin nga detyra të z. Zhani Ciko dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të z. Ilir Kërni.
10. Për lirimin nga detyra të z. Rubens Shima dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve të z. Artan Shabani.
11. Për marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Qeveria “Rama” vijon luftën kundër lojërave të paligjshme të fatit. “Qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe në tolerancë zero kundër krimit dhe kundër çdo shfaqjeje të krimit dhe çdo formë. Po punojmë edhe për një strategji daljeje për të gjithë ata që janë të licencuar. E ardhmja e këtij vendi nuk mundet të ketë të përbashkët me bixhozin”, tha ai.
Rama theksoi se lojërat e fatit në Shqipëri janë kthyer në një industri të krimit ekonomik, që po thith paratë e familjeve shqiptare. “Kemi marrë vendimin që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familje shqiptare në Shqipëri. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë brenda 1 viti varion nga 500 deri në 700 milionë dollarë. Shifër e papranueshme dhe formë e papranueshme për një vend evropian”, tha ai.

Po veprohet njesoj si Turqia. Ata kane vetem 1 llotari kombetare qe manaxhon aktivitetin e basteve ne rruge, pra ajo ka te drejten te kete edhe pika bastesh, nderkohe qe te tjerat jane vetem online, te gjitha te regjistruara prane tatimeve dhe tejet te kontrolluara, por koeficentet e basteve jane shume me te ulet ne krahasim me kompanite nderkombetare.
Nderkohe kompanive te tjera te huaja u eshte bllokuar IP-ja dhe nuk mund te depozitosh pare nga Turqia.
Menyra per te luajtur online ka, por duhet te gjesh mundesine te depozitosh dhe te terheqesh paret nga nje shtet tjeter jashte Shqiperise dhe pastaj te ndryshosh IP-te e kompjuterave.
Goditje e forte dhe per t’u pershendetur kjo e qeverise per te lufuar informalitetin dhe cfare ka theksuar me shume, pengimin e daljes jashte territorit te parave shqiptare.
Besoj nje hap tjeter do jete regjistrimi i gjithe numrave serial te telefoneve personal celulare dhe mos lejimin e futjes se tyre nga jashte me shume se 1 ne vit. Ne momentin qe t’i fut nje telefon ne kufirin e Shqiperise dhe nuk e ke te regjistruar apo deklaruar ne dogane, atehere nuk mund te punosh dot me asnje operator telefonik celular lokal.
Kjo do ndalonte dhe fenomenin tjeter te vendosjes se bombave te komanduara me celulare, ngjarje qe mbeten pa autore.
Kur kerkon tu mbyllesh nje kazino te vogel,te del detyre te mbyllesh edhe kazinon e madhe,ku futen e dalin miljona apo miljarda Euro apo Dollare e monedha te tjera qe levizin ne vleren e tyre pothuajse cdo dite!?
Ti kerkon qe vetem te shtypesh e jo te te shtypin! I gjith sistemi kapitalist,esht nje loje ashtu si shum e shum si ti, qe enderojn se mos behen,por qe endra e tyre deshton shum e shum shpejt,sepse gjithnje peshku i madh e han ate te voglin!
Pra kto lojra jan pjese e sistemit,qe ti dhe partia jote qe perfaqson ishin dakort qe te beheshin ndryshime mbas viteve 90,dhe ky ishte ndryshimi,qe dikush duhet te punoje per te jetuar ky sistem politik,paqe se tani ju ka hipur mbrapa,dhe veshtir qe te shkoqiteni nga ky sistem!
kush ia ben keto fotot “nga poshte” ketij?? C jane keta te bebezitur per protagonizem publik mor aman, foto nga poshte si kali skenderbeut. O Rame ikni punoni boll dolet ne media se na cate trapin
Kjo eshte TRANSPARENCE E SINQERTE!!!
Asnjehere nuk e ka bere keshtu HAJDUTI E VRASESI Berisha!!!
Bravo,RILINDJA!!!
Te PLAI Berisha megjithe LUL DOMATEN!!!