Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të martën aksionin 6-mujor për pastrimin e Shqipërisë, gjë të cilën ai tha se do ta bëjë të mundur “me hir a me pahir”.
“Shqipërinë do ta bëjmë një vend që të rrezatojë pastërti, me hir dhe me pahir. Me hir sëbashku me të gjithë ata që Shqipërinë e duan të pastër jo vetëm me llafe, por janë gati të kontribuojnë për të dhe me pahir ndaj çdokujt që Shqipërinë e do të pastër, vetëm kur bën ato komentet në Facebook dhe është gati sapo mbyll iPhone të hedhë bananen që është duke ngrënë ndërkohë bën komente”.
Gjatë prezantimit të aksionit kombëtar për pastrimin e mjedisit: “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Kryeministri tha se duhet edukim shoqëror për mirëmbajtjen e mjedisit dhe penalizim dhe ndërgjegjësim për ndotësit.
Kryeministri tha se aksioni që do të nisë me 24 nëntor do të përfundojë vetëm pas 6 muajsh, me 24 maj të vitit 2018, kur edhe do të pastrohet i gjithë vendi para nisjes së sezonit turistik.
“Çdo ditë do të jemi të angazhuar në këtë operacion në çdo nivel në mënyrë që Shqipëria turistike e sezonit të ardhshëm të jetë e lehtësuar nga barra e plehrave në trupin e vet. Në këto 6 muaj do të bëjmë ndërhyrje të rëndësishme për të ndërtuar mekanizma efikase që pas një viti të mos jemi prapë në këtë situatë.”
Duke folur për mbi 9000 spotet e mbeturinave në një vend kaq të vogël si Shqipëria, Rama tha se asnjë nuk duhet të flejë i qetë derisa ta shikojmë këtë numër të zbresë në zero.
“Unë jam shumë besimpolotë se duke përfshirë policinë e shtetit në këtë proces, situata do të ndryshojë rrënjësisht siç ndryshoi me ndërtimet pa leje.”
Gjendjen aktuale, Rama e quajti turp kombëtar.
“Ky është një turp kombëtar të cilin duhet ta heqim nga fytyra e vendit tonë dhe secilit prej nesh. Do të bëjmë gjithçka, ne nuk mund të bashkëjetojmë me këto vatra sëmundjesh.”

Jam dakord me nismen, sepse eshte bere teresisht papergjegjshmeri hedhja e plehrave, por Qeveria jone po na fut tonelatat me plehrat e mafias italiane me mbetjet toksike qe do te na ndotin ujrat dhe token per te gjithe brezat qe do te vijne – apo qe tashme kane zbarkuar prej vitesh sipas thashethemeve dhe here-here edhe fakteve. Kjo eshte fatkeqesi e vertete.
Nga e ke kete informacion o Niku kokematrapiku. Apo je mballosur me persheshin e SHQUP-it dhe gromesimat po i shfryn ne blogun e Ditas. Kujto gjithmone Konicen e madh qe thoshte” Imzot me jep force te mbaj gojen kur skam gje per te thene.”
Mha e more vesh ti kete mor nga qytetari digital i sali kriminelit
Pastertia. Mision i pamundur, po, edhe mund te blihet. Mbase. Gjithesesi. I pamundur sepse: i vdekuri mund te kujtohet, po nuk mund te ngjallet. Ky eshte e do te jete fati i pasteritise. Vullnetarizm eshte zgjidhja. Jo jo. Vullnetarizmi ka vdekur. Ai mund vetem te kujtohet, po nuk mund te ngjallet. Nuk mund te ndertohet kapitalizmi me normat morale te komunizmit. Paguani qe te pastrohet, mbahet paster …
AKSIONI I PARE DUHET TE FILLOJE NGA NDERGJEGJESIMI I NJEREZVE.E GJIHE PRPEGANDA TELEVIZIVE TE JETE NE SHERBIM TE AKSIONIT PER PASTRIMIN E MBETURINAVE,CDO TELEVIZION PRIVAT APO SHTETEROR NE AKSION PRAPAGANDISTIK. TELEVIZIONET TE PARAQESIN PAMJE NGA QYTETET KRYESORE TE EVROPES MBI PASTERTINE E TYRE SI NE KOPEHAGE,STKHOLM, GOTEBBURG,HAMBURG ETJ.. PASTAJ TE VINE MASAT TEKNIKO ORGANIZATIIVE NGA CDO BASHKI.,QYTET, ,FSHAT,NDERMARJE,PUNISHTE DYQAN E CDO PERSON PER TE PATUR NJE AMBJENT TE PASTERT E ME KULTURE..
o fshatar edhe ketu ne perendim e sidomos ne gjermani shume gjera behen me vullnetari. Askush nuk vjen ta pastroje shtepine. Po e deshe te paster duhet ta pastrosh vete.
Vitin e kaluar ndaluam afer Tepelenes afer nje ure binte uji mbi lokal nga lart. Atje fshataret shisnin mjalte etj. pro te gjitha plehrat i hidhnin nga Ura. I gjithe shtrati i perroit apo lumit ishte i mbushur me plehra e plastik.
Ideja per te Pastruar vendin me hir e sidomos me PAHIR eshte shume e duhur. GJobat duhet te rriten per kundravajtesit.
Propagandë dhe Dajak-Kjo është ZGJIDHJA.
Ne kapitalizem ka shume me tepe vullnetarizem se c’mendojne disa shqiptare dhe shume gjera behen nga vullnetare, shume me teper se c’benim ne ne vitet para 90s. Dhe ky vullnetarizem, jetoj ne SHBA, behet me deshire te ndjere nga individe qe besojne ne kuzen per te cilen punojne vullnetarisht e jo nga frika si ne dikur. Propaganda me cdo mjet per te ndergjegjsuar mbeturina hedhesit si dhe gjobat e renda po ashtu duhet te aplikohen per te patur rezultate. Nuk jetohet ne mes te plehrave o popull. Nuk pastron dot asnje qeveri hedhjet tuaja neqoftese ju nuk punoni per kete pasterti. Popujt e qyteteruar nuk hedhin plehra ngado
Edi Rama duhet te pastroj plehrat njers qe i ka rreth vehtes.Jo vetem ne qeveri,po kudo edhe ne administat ne rrangje lokale.Populli duhet e ngrihet e te ja filloj nga drejtuesi i shtetit,qe vetem drejtues nuk eshte vetem nje kryemafioz.