Rama: Mazhoranca do të votojë në bllok reformën

Dita

Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi se do të përpiqet deri në momentin e fundit që të gjejë konsensusin për të miratuar reformën në drejtësi.
Ai tha se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të votojë në bllok për miratimin e reformës në drejtësi.

Ne 140 deputetët jemi përballë një zgjedhjeje shumë të qartë. O të votojmë në emër të Shqipërisë. O të votojmë në emër të frikës nga drejtësia. ASHE do të votojë në bllok. Po dolëm faqebardhë për të çelur rrugën e negociatave për anëtarësimin në BE dhe për t’u përgatitur që të ulemi me dinjitet ose të votojmë për faqen e zezë të Shqipërisë dhe ta bëjmë Shqipërinë të damkoset. ASHE do votojë në bllok për ta çuar faqebardhë vendin. Kryetari i PD të sillet si lider.
Kemi dhënë konsensus për gjithçka të negociueshme. Nuk mund t’ia plotësojmë kërkesën opozitës për t’iu bashkuar në një front kundër SHBA dhe BE. PD ka fituar të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Bashën për rezultatet që ka merituar. Por PD nuk mund të marrë atë që nuk i takon. Thirrja ime është as blerje dhe as dhunim konsensusi. Kërcënim, shantazh, djegie mandatesh, janë shprehja alarmante e kulturës diktatoriale. Unë jam deri në orën 10:00 të 21 korrikut për konsensus. Kam bërë gjithçka për konsensusin. Kjo nuk është reforma ime apo e një krahu politik”, tha Rama për mediat.

Rama tha se negociatat me PD kanë vijuar deri në orën 3 të mëngjesit dhe propozimi hibrid i zonjës Nuland ishte i vetmi për të cilin u negocioua.
“Nuk mund të kalohet vija e kuqe e vendosur nga SHBA dhe BE”, tha Rama.

Share This Article
2 Comments
  • votat vete PS se !
    e vetmja alternative per shqiptaret .asnji vote antishqiptareve te dale tashme sheshit….i shikoni dhe i degjoni si thone,si genjejne nderkombetaret ,pale per te genjyer popullin sa te padiskutueshme e kane !

  • Heeee more Rama,,,keshtu te duam !!!!!! Me cmend kjo foto-Duce e Rames !!!!!!Njeri i vendosur per te mbledhur e rregulluar Hiroshimen shqiptare !
    Nga mua personalisht,me qe kemi te njejtin oroskop dhe karakter te uroj ;jete te gjate ,suksese ne pune dhe drite ne jeten familjare !
    Je KRISHTI i shqiptareve!
    Je shpetimtari i kombit,dhe mos e merre fare per shaka per cfare te komentoj !Je Mbrekullia shqiptare !Do te triumfosh edhe per shume vite!
    Do te mbetesh ne histori si njeriu i pare demokratik …pas 25 vite burdellokraci !
    Zoti qofte me Ju !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *