Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Sfidat me të cilat përballet njerëzimi…

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë sot në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Ai e nisi fjalën e tij para përfaqësuesve të shteteve me sfidat që përballet sot njerëzimi.

“Sa herë ka ndodhur që njerëzimi të përballet me kaq shumë sfida konkrete si në ditët e sotme. Kur ka pasur një tjetër kohë që të jemi përballur me kaq probleme?”, tha Rama.

Mes të tjerash Rama pohoi se radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat e njerëzimit, ndërsa u ndal edhe tek ndryshimet klimaterike.

“Radikalizmi vazhdon të trondiste vlerat tona, ato janë po godasin qorrazi anë e mbanë botës. Disa konflikte brutale dhe të pandashme vazhdojnë të na rrezikojnë. Të tilla janë edhe pasojat që pasqyrojnë për vuajtje pa mbarim për komunitetet. Ndryshimet klimaterike një e vërtetë sfidueses e që disa vazhdojnë të vendosin pikëpyetje. Kjo përbën një prej sfidave më problematike.

Katastrofat janë duke u bërë më të shpeshta dhe intensive. Sezoni i uraganeve na tregon se natyra do jetë e avantazhuar përballë nesh. Ne duhet të mbrojmë planetin, jetët tona. Rendi ndërkombëtar është sfidues.

Më keq situatë në Azinë Juglindore, një krizë e stërzgjatur. Pabarazia vijon të rritet dhe bota bëhet më e pasur në kontrast. Asnjë vend, sado i madh apo i fuqishëm s’mund të përballet apo zgjidh këto sfida i vetëm. Vizioni duhet të jetë universal.”, tha Rama.

Share This Article
9 Comments
  • Hartimi i nje nxenesi te klases se peste. Asgje konkrete.Fol ne pergjithesi per gjera te pranuara nga te gjithe dhe je ne rregull. Edhe pse e sheh ujkun, ai prap flet per gjurmet e tij. Burre shteti qe s’thote asgje. Harrova, keshtu e do ekuilibri. Por a nuk do ishte me mire te mos fliste fare?! Perseri harrova, e si mos ta shfrytezonte rastin per tu dukur?!

  • mire e ka per uraganet qe po fryjne ca si shpesh, pa lere hallet e Azise Juglindore qe ia kalojne sherreve te Ballkanit Jugperendimor. Probleme te medha paska bota, prandaj mos u qani kot.

  • Oh sa hipokrit .Rama . Interesohet per klimen globale . Po pse nuk flet , qe ti i servir popullit per automjetet e tyre naften me te pa perpunuar ne bote ,lere cmimin e shtrenjte , ku i vjedh dy here pronaret e makinave private .,nuk eshte momenti te meremi .Ti leme prishjen e automjeteve nga zhuli i naftes ,por prish , ndot ajrin . . . Pse nuk i tregon dhe hesht ,si ashtu dhe paraardhesit e tu ,politikane te meparshem , se ju ustallareve te te gjithe partive gjoja ne opozite me njera tjetren ,ju vjen i perpunuar karburanti , ,nga Austria. Te mos ta hajme hakun , kjo ka filluar , qe ne kohe te Sali largqoftit , dhe beni sikur jeni kundershtare dhe ziheni ne parlament .. Hik mer legen .. Me fal mire ja ben ti deleve qorre, qe te ,vine nga mbrapa dhe pak e kane..

  • Fenomenet e natyres jane normale, aspak te intensifikuara ndryshe. Vendet me te industralizuara jane shtuar per tu marre vesh per ceshtjet e progresit global sipas nevojes per unitet ne kuptimin shkencor te botes “pa dallime klerikale, ideologjike, teknologjike, nivel zhvilllimi dhe madhesi shteti. Si gjithemone, dalin ne skene divergjenca te kapricove politike per te kundershtuar boten dhe per te sunduar vendin ne menyre absolute, si Enveri yne dikur. Nga nje ane dalin si ISIS, nga ana tjeter si Kore e Veriut. Ne kete kuader dalin dhe teori, gjoja trafiionale, per konflikte rajonale per ideologji sunduese fetare. Rama aludon edhe shovenizmat ne Ballkan
    I lumte.

  • Ka kopjuar nje shaka te komikut Fadil Hasa kur i vdiq i jati

    Njerez e shumica pleq hynin e dilni n nga 3-4 here ne dite per te pire kafe dhe i benin te njejtat pyetje:’si ndodhi’ nga i erdhi etj fadilit ju mbaruan fjalet nga mosha vuante nga pleqerija e me ne fund tha:’U trondit shume nga nje termet qe ra ne Filipine…!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *