Rama mbërrin në Firence, relaks artistik para takimit zyrtar

redaktor

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Itali. Mësohet se Rama ka shkuar në Firence pas takimit që zhvilloi në Rinas me komisionerin për fqinjësinë dhe zgjerimin në Europë, Oliver Varhelyi.

Kreu i qeverisë shqiptare ku ka qenë i ftuar në një event institucional në Palazzo Vecchio të qytetit të Firences dhe për këtë arsye është nisur drejt vendit fqinj, për një vizitë zyrtare.

Por, pasditen dhe mbrëmjen e së mërkurës, Rama ka përfituar që të shijojë edhe bukuritë e Firences. Ai është pritur nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella.

Në mbrëmje, Rama ka vizituar dhe “Galleria degli Uffizi” i shoqëruar nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt, me të cilin për rreth pesëdhjetë minuta ka admiruar kryeveprat e artit botëror të epokës së ‘500. Me tyre, San Giovannino di Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena di Bachiaça, shenjtorët Giovanni Evangelista e Francesco di El Greco e portretin e Lucrezia Panciatichi del Bronzino.

Pas relaksit mes veprave të artit, Rama do të nisë nesër eventin zyrtar.

i.b. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • Normal, se Firence eshte djepi i artit Mesjetar –
    Te shkosh atje patjeter qe do i vizitosh Muzete e qytetit

  • këto janë të rëndësishme!duhet ti dimë ne të nënshtruarit e tij,por ajo që na merakos më shumë është se a mundi të dhjesë rehat mbrëmë??
    sipas disa lajmeve të tjera në dark ueb thuhej se kishte 2 javë që ishte kaps!!
    jo për gjë,por kemi frikë se na bëhet mut gjithandej nëse plas K/M ynë !!

  • Ai që përdhos një nga kryeveprat e rilindjes europiane, statujën e Davidit, duke hequr në fotomontazhin e tij satiriko, politiko, artistik,kokën fisnike e përsosur deri në mrekulli nga dalta magjike e Mikelanxhelos dhe duke vën surratin e tij primitiv të ngërdheshur deri në primitivitet nga urrejtja patollogjike ndaj opozitës, ky njeri primitiv ndot me praninë e tij bukurinë njerzore fiksuar në statujën që qëndron para tij ……..më kujton kontrastin vokal të pallmës së një gomari me këngën e bukur të një bilbili në një barcoletë që shkon me këtë foto dhe ………

    më vjen keq për ata që shoqërojnë gomarin…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *