Si çdo të hënë PS, mblodhi sot grupin parlamentar nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.
Burime nga mbledhja, thanë për ‘BalkanWeb’ se kryefjalë e kryeministrit kanë qenë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa i prerë Rama ka qenë edhe në lënien e porosive ndaj socialistëve.
“Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet. Çdo njeriu i duhet thënë që kush cënon apo dëmton procesin nuk shkel më në Amerikë apo vende të Bashkimit Europian” – mësohet të jetë shprehur kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së.

Po o pallosh po.!!! Ata kane hallin e burgut qe po i pret jo hallin e vizave.