Rama mbledh deputetët, ja ku do të jetë ditën e protestës (Foto)

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit socialistë të qarqeve. Takimi u zhvillua te ish-Vila Enverit në ish-bllok.

Mësohet se në qendër të diskutimit është situata politike e vendit kur kane mbetur vetëm 4 ditë nga hapja e fushatës elektorale.

Burime bëjnë me dije se fushata elektorale e Partisë Socialiste nis zyrtarisht më 1 qershor nga Parku Olimpik.

Ndërsa më 2 Qershor, ditën e protestës së opozitës, Rama do të hapë fushatën në Lezhë me kandidatin Pjerin Ndreu.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *