Rama mbledh kandidatët e PS në Vlorë: Mandatin e tretë e kërkojmë si kohë për të vijuar transformimin

J L

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në vilën qeveritare në Vlorë, kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Së pari unë dua që të shpreh falenderimin për ata që nuk janë pjesë e skuadrës që do të bëjë ndeshjen drejtpërdrejt në fushë për 25 prillin, por që me shumë mirëkuptim, me shumë respekt për PS dhe mbi të gjitha me shumë përkushtim për qëllimin e përbashkët jo nuk kanë shprehur asnjë pakënaqësi por janë bashkuar me ne. Në të do të jenë bashkë me ne edhe deputetë që aktualisht vazhdojnë janë në Kuvendin e Shqipërisë, që nga Vilma, tek Vatja, Ed Leka, Andrea.

Kanë pasur kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë. Arsyeja e rifreskimit lidhur me domosdoshmërinë për të përfshirë edhe të tjerë, për të dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë që janë pjesë e PS së Vlorës që ne këtu jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë dhe secili e secila bëjnë detyrën sipas pozicionit dhe shtyjmë para një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithve. Jemi të hapur edhe për të tjerë. Objektivi ynë për Vlorën është që të marrim pa diskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete, dhe të synojmë maksimimizimin duke kapur objektivin prej 9 deputetesh.

Është një sfidë që e kemi në radhë të parë me vetveten sepse natyrisht që kemi bërë shumë për të gjithë Qarkun e Vlorës. Sigurisht që ka ende nevojë për ndryshim, ka nevojë padiskutim për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim, ka nevojë për të pasur shkolla të rindërtuara apo të reja ende, ka nevojë ende për disa rrugë.  Ajo që është e rëndësishme mbi të gjitha është se ka nevojë për kohë. Dhe mandatin e tretë ne kërkojmë si kohë për të vazhduar projektin e madh të transformimit të vendit”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Mandatin e tretë, të katërt e të pestë nëse është nevoja, këtë e kërkon Shqypnia, ta mbroni nga minjtë. Rusët e kanë një proverb të bukur…

    Без кота́ мыша́м раздо́лье.

    Edi Rama është macja dhe maçoku

  • Mire e tha dikush, Ramuti ballafaqohet vetem me PDne. Ballafaqimin ne fakt e ka me popullin shqiptar.
    Cfare po ben me Detin dhe kufijte e Shqiperise mor rezil i ndyre?

    • Ec perpara o Gjigand. Me prezantimin dje e hodhe nokaut opoziten qysh ne raundin e pare. Je Tajsoni i politikes. E forte ajo shprehja jote_ faqorja e Dashit, apo Tymi i doganes , po si nuk e nxore foton e Xhelal horrit te kamzes me daulle ne dore mbuluar me 10 mije lekesha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *