Rama mbledh kryebashkiakët, të djathtët bojkotojnë

anazapta

Kryeministri, Edi Rama do të takohet sot në orën 12:00 me kryebashkiakët e rinj të zjedhur më 21 qershor.

Ftesa u është dërguar 61 kryebashkiakëve të vendit, por pjesëmarrës pritet të jenë vetëm të zgjedhurit e majtë.

Të djathtët mësohet se do të bojkotojnë këtë takim me të cilin Rama synon të hapë një fazë të re mrrëdhëniejeje mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, koalicioni i majtë fitoi 45 bashki ndërsa koalicioni i djathtë vetëm 15.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *