Rama mbledh sot Kryesinë e Partisë Socialiste, çfarë pritet të diskutohet

J L

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja do të nisë në orën 09:00 në ambientet e brendshme të selisë së PS-së.

Kjo mbledhje zhvillohet për të ndarë edhe qëndrimet para nisjes së sesionit parlamentar, pas pushimeve të dimrit.

Më 15 janar është 30-vjetori i FRESSH dhe pritet të ketë edhe një organizimi për të festuar ditën e shënuar.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë mblodhi për gjysëm orë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së. Edhe pse pas takimit nuk pati asnjë deklaratë për mediat, mësohet se u bë një analizë e situatës në terren me elektoratin e qytetarët, përmbledhje që Rama e kishte kërkuar vetë më parë.

Më pas, Rama zhvilloi një tjetër takim në “Vila 30” me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe vartësit e saj.

Këto janë takimet e para që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për 2022.

Dy ditë më parë, Rama doli vetë për të komentuar situatën politike në vend.

Në një lidhje live me demokratët, kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm për të kontribuuar në një zgjedhje, ndërsa shtoi se sipas tij, në vend nuk ka opozitë, duke përfshirë në skenë edhe presidentin Ilir Meta.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *