Gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Vlorës, kreu i PS-së, Edi Rama, tha se me 23 qershor socialistët do të përmbysin botën që u është imponuar shqiptarëve përmes votave të vjedhura. Në takimin me sloganin “Unë jam FRESSH”, Rama u tha të rinjve se zgjedhjet e ardhshme do të shënojnë mundësinë e re që do t’i jepet rinisë shqiptare për të mos qenë qytetarë të dorës së dytë në BE.
“Në 23 qershor ne do ta përmbysim këtë botë që na është imponuar përmes votave të vjedhura, përmes padrejtësish të përditshme, përmes mungesës së plotë të vizionit, të projektit, të ideve dhe të aftësive për ta çuar Shqipërinë aty ku meriton, në familjen Evropiane, si anëtare me të drejta të barabarta të asaj familjeje. Për t’i dhënë mundësi të rejave dhe të rinjve të këtij vendi që nesër të mos jenë qytetarë të dorës së dytë të BE-së”, tha Rama.
Rama bjeri kokes qenit. Bjeri kokes fort se nuk eshte nga ata qe kujton ti ai. Kape gjarprin, shtypi koken – thone nga anet tona. Dhe ti o lumemadhe ke provuar vete drurin e tij ne koke, nuk e kuptoj pse e perkedhel me kritika te buta dhe sofizma. BJERI KOKES VLLA, BJERI KOKES, ASHPER. “JE VRASES – THUAJ = DO JAPESH HESAP SI CECUA NJE ME NJE!!
pershendetje dita sot e hapa faqen per here te pare urime, me pelqen, suksese