Në kuadër të programit Diplomacia Ekonomike, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së dielës një takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë.
Në fjalën e tij para diplomatëve, Rama e ka vënë theksin tek rritja e investimeve të huaja, që kërkon sipas tij një nivel koordinimi që institucionet shqiptare nuk e kanë pasur më parë, por që pa të cilin është e pamundur të hartohet një program suksesi në këtë drejtim.
“Unë besoj se puna e bërë me përgatitjen e këtij plani për koordinimin e institucioneve është një bazë e mirë që do të kërkojë kohën e vetë për t’u konsoliduar. Ama është e rëndësishme që çdonjëri nga drejtuesit e misioneve tona diplomatike të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar dhe këmbëngulur në kalimin sa më të shpejtë e me sukses të kësaj faze të institucioneve, që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit në çdo vend ku çdo ambasadë e konsullatë do të bëjë punën e vetë”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se sot janë krijuar të gjitha kushtet për të komunikuar me të gjithë ata që janë të interesuar për potencialet dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investime.
“Ka një interes për të investuar në vendin tonë në turizëm, por edhe në sektorin energjitik e atë të naftës dhe besoj se ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, manifaktura, zhvillimi rural, etj”, ka vijuar Rama.
Në këtë drejtim, ka shtuar kreu i qeverisë, një rol kyç mund të luajë edhe diaspora shqiptare, e cila sipas tij është konsoliduar ndër vite duke u kthyer në një faktor ndikues.
“Diaspora shqiptare është e përbërë nga disa gjenerata, nga ajo më e vjetër tek ajo më e re, e krijuar pas shembjes së komunizmit”, ka shtuar Rama.

EDI RAMA NJESOJ SI ENVERI NE DIMRIN E VETMISE SE TIJ
Enver Hoxha kur mbeti ne Dimrin e Vetmise se tij filloi te kerkoje DOLLARO nga ambasadoret perendimore duke u justifikuar se kishte luftuar Social-Imperializmin Sovjetik me liber shpie per 50 vjet me radhe. Perendimi ate kohe u pergjegj ne nje forme tejet lakonike:
PO LUMENJTE ME GJAK NJERIU QE MBUSHE TI ME NEXHMIJEN?
Tani Edi Rama po kerkon te beje te njejten gje dhe Perendimi me ambasadoret e tij do te pergjigjet me te njejten monedhe:
PO SAJME QORRI ME KUSHOT E TIJ, HABILAJT E DROGES, PO FRROKU DHE VELLEZERIT E TIJ, PO ELVIS KRIMINELI I KAVAJES ME BANDAT E TIJ, PO KOMISARI I POLICISE, DRITAN ZAGANI QE U MASAKRUA NJESOJ SI ENVERI?
nderkohe:
Qe ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija vetem sepse e deshen Shqypnine ashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit i themi “PARTIZANIT” te Enverit, Edi Rama qe po kerkon DOLLARO nga ambasadoret perendimore, por qe shau si halabak me liber shpie Presidentin amerikan Ronal Trump nga CNN:
PO DEKORATAT PER NEXHMIJEN DHE KRIMINELET E ENVERIT, PO PENSIONET E VETERANIT TE LANC-IT KRIMINAL TE ENVERIT, PO LANC-I KRIMINAL I ENVERIT QE VRAU DHE MASAKROI ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT, PO FESTIMI I DATAVE TE ZEZA TE HISTORISE NGA 5 MAJI, 17 NENTORI DHE DERI TEK 29 NENTORI JUGOSLLAV I TITOS DHE ENVERIT, PO PIRAMIDA FAMEKEQE E ENVERIT NE MES TE TIRANES?