Rama me gazetarët: Nuk preket marrëveshja e 5 qershorit, PS e mbështet propozimin për hapjen e listave

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore, është shprehur se Partia Socialiste ka vendosur që të mbështesë Listat e Hapura që janë kërkuar me ngulm nga opozita në Kuvend.

Sipas Ramës, ka zëra që flasin se kjo po bëhet për të prishur marrëveshjen e arritur nga palët politike më 5 qershor për Reformën Zgjedhore, por sipas tij asnjë pikë e kësaj marrëveshje nuk është shkelur.

Sipas Ramës Hapja e Listave nuk ka qenë kurrë një tabu për Partinë Socialiste dhe se kjo do të arrihet në dy faza.

“Kemi vendosur që të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedh subjektin politik dhe të shpreh preferencën e tij për deputetin e përfshirë në listën e subjektit politik. Është një vendim që reflekton bindje që hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve që shkon përtej një shumice dhe pakice qeverisëse. Siç e tha edhe Taulanti, përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe por edhe për mua si kryetar i PS, që në këtë rast duhet tu jap të gjithëve mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë prioriteti im hapja e listave.

Por që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat. E di shumë mirë se ka një segëllti e përpjekje që kjo gjë të trajtohet si një shkelje marrëveshje se 5 qershorit por fakti është se është më mirë duke shkelur edhe mbi veten. Ambicia jonë që përkon me nevojat e publikut dhe me interesin e vendit ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore.

Një vendim kyq që nuk ka ndodhur. Sepse e kundërshtonte PD. Deri në fund edhe grupi që ajo përfaqëson. Të lehtësonim nga aq sa mundeshim barrën e frikës së paragjykimeve vendosëm të bëjmë një ndryshim, që është ndryshimi më i madh i mundshme i një force që ka shumicën dhe që shkel mbi veten në këtë rast. Kam thënë se ky proces do jetë me dy shkallë. Ku Hajdari dhe të gjithë ata që mbrojnë një ndryshim të sistemit kërkonin me ngulm që të nisnim nga sistemi dhe hapja e listave. Dhe nuk hynin në proces.”

l.h/ dita

Share This Article
11 Comments
  • PS nuk ka aq vizion sa te mos pres prese propozime nga te tjeret per kete çeshtje qe ben muuu e ndersa ata presin sii lopet ne stalle …?!
    ” PS mbeshtet propozimin”, thote Palla (Balla). Kjo eshte loja politike 30-vjeçare. Sa here lind nje problem per reformimet demokratike, te tre subjektet politike PS PD LSI perpiqen tja lene topin e mos reformimeve tjetrit. Ne fund behen ortak ne omerta, gjejne nje kleçke jashte tyre dhe ligjerojne bajraktarizmin politik te tyre

  • Shpejt vrapo per te blere ca deputete bastarde nga opozita parlamentare o Rame ,qe te zgjidhesh ,sidomos ti personalisht prap deputet se per ndryshe ngelet Shqiperia pa “SKENDERBE “.

    PS::Mos ja ngjit fain opozites jashte parlamentit komplet fain ,se sjemi ne budallenj ,por ste intereson ,sepse votat i ke Maxhoranxe + Opoziten ne parlament .

  • Ti more Edi Rama je nje mashtrues I ndyre qe se ka pare historija e ketije vendi.Ti kujton se te gjthe jane budallenj,ku ti e ke shprehur qe jemi dele. Shqiperija ka kaq intelektual sa te lejn ne bisht te karroces.Nje hajdut ordiner.Premtove aq shume sa te gjithe te dhane voten.Ne rast se te krahasojme me Sali Bershen qe dhe ai ka bere plot poshtersi,ai eshte 100 here me I mire se ti.Nuk ishte mashtrues si ti.Po te shkruani me ti se je njeri shume I dobet.Nje nga premtimet tueja ishte rritje e pensioneve dhe ndihmes sociale.Ke 7 vet qe nuk bere asnje rritje.Lere nje koncesion se ke vejdhe boll.Te gjithe I done se ke investu qe nga Turqija e New Yorku.Ai tyci Zaloshnja perdori fjalen lokomotiva (me qymyr) per dy partite e medha.Ato s’Jane parti por banda ne pushtet.Kam lexuar se ne shqiperi jane rreth 650 000 pensionist.Ty te votuan ne 2017 ,765 000 votuas.Keshtu qe I bije keto pensionist te mos votojn per ty dhe ke shku ne hale te gomerve.Jam I sigurt po te garojne Sali Berisha fiton.Sepse bemat tueja skane fund.
    JU BEJ THIRRJE GJITHE Pensionisteve MOS VOTONI. Edi Leshin.

  • Po përse të duhet mandati i tretē o kryeministër! Ik e mos ji pishman se e ke rregullu vendin! Ekonominē e rrite! Fshatin e lulēzove! Rrugē tē reja cep e thep ! Arsimin e vujdise! Shēndetsinē pa njē koqe leku! Korrupsionin e lēftove me bjondinkên e ofl! Vendose ligjin, bēre shtet! Reforma! Ik pa merak! Ik se të duam ! Mos e detyro popullin tê tē heq…me dhunē nga që tē do! Bashkoju salēs ! Hap naj kamare doxhitale! E bên! E qan kalemin!.

  • Listat do ti hapim, por ja, sa te gjejme njehere njerezit! Ne moment ndodhen neper burgje, ca neper vende te tjera e ca ne Shqiperi. Do bejme amnisti e do dalin! E pastaj do i shihni qe i kemi neper lista. Pse shqetesoheni e beni zhurme kot se koti!

  • Nuk jemi koloni, jo. I marrin prej veshi i ulin të firmosin dhe e imponojnë me dhunë.
    Këto kërcënime i drejtohen popullit, jo pupacëve që ju binden me fishkëllima.

  • Cfare na qenka kjo mareveshja e 5 qershorit,qe nuk u dashka ndryshuar?
    Mos valle eshte si mareveshja e 2008 midis Berishes dhe Rames?
    Ne kjo mareveshje qenka ne interes te shumices se shqiptareve,atehere pse nuk ka futur aty edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe heqjen e listave te mbyllura?
    Pse bejne sikur nuk e kuptojne keta nderkombetaret,se ky Sistem proporcional me baze qarku dhe me lista te mbyllura eshte ne shkelje te Kushtetutes se RSH,neni 2 i saj,qe percakton se “Sovraniteti ne RSH i perket popullit?”
    Atehere ku e zbaton sovranitetin populli shqiptar kur deputetet zgjidhen sipas interesave te kryuetareve te partive dhe te votohet me lista te mbyllura apo te hapura,por brenda nje qarku te vetem?
    Po deputeti eshte perfaqesues i te gjithe popullit shqiptar dhe harton ligje per te gjithe popullin,atehere pse duhet te zgjidhet brenda nje qarku te vetem?
    Ky nuk eshte sistem demokratik,por FASHIST!
    Sepse ketu behet sic do Rama e jo sic e ka caktuar Kushtetuta!
    Po tha Rama nuk i hap listat,ashtu do behet!
    Ja pra kjo eshte DIKTATURA FASHISTE!

  • Mëkatar je sido ta kthesh por për vendimin e sotëm të jap bërrylin “dorën” dhe mundësisht shto edhe depolitizimin e administratës zgjedhore, të paktën do besh diçka që njerëzit do ti japin mbashtetje PS në mos ty si kryeministër subjektit tuaj

  • Shyqyr qe i thiri mendjes Edi.Pervec te tjerave,perfitimi kryesor i listave te hapura,eshte se do shpiren nga faqia e dheut monstra te tipit KASTRIOT ISLAMI,LEFTER MALIQI,GENC POLLO,ARBEN IMAMI ETJE Do te shpetoje Shqiperia dhe sute dhe.veshet e popullit.Mendoni sa me e mire do jete politike dhe televizionet,pa keto nevojtore publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *