Lideri i opozitës ka zhvilluar një takim me ish ushtarakët ku është zotuar për një qeverisjeje më të mirë. Ai e cilësoi si kaotike situatë ekonomike në vend duke thënë se Shqipëria po qeveriset nga kriza. “Të ndërtojmë një proces qeverisës diametralisht ndryshe nga ai që kemi përjetuar tërë këto vite. Në rast se duam të nxjerr Shqipëria nga ky batak këtë mund ta bëjmë nëse kuptojmë të gjithë bashkë se kjo është një detyrë e përbashkët. Asnjë qeverie e vetme nuk mund ta bëjë një gjë të tillë në këto kushte”, u shpreh Rama. Kreu i PS-së tha se tashmë qeverisë e vetmja politikë që i ka mbetur është të thotë se për secilin problem ka një zgjidhje dhe nuk punon për zgjidhjen e problemit pasi në fakt nuk ka politikë dhe vendi po qeveriset nga kriza. “Dallimi midis Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera në rajon dhe botë, është se kudo qeveritë i thonë hapur opinion publik, grupeve të interesi: Jemi në krizë. Jemi në luftë thotë kryeministri britanik, dhe këtë luftë duhet ta fitojmë së bashkë prandaj edhe duhet ta bëjmë së bashkë, se përndryshe kriza do të na mund. Sot kriza e kam mundur Shqipërinë, Shqipërinë e qeveris kriza”, u shpreh Rama.