Rama: Mesazhi i Uashingtonit: askush të mos pengojë reformën në drejtësi

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama, duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ka deklaruar se mesazhi kryesor i marrë nga Uashingtoni zyrtar gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama ka qenë realizimi i reformës në drejtësi.

“Përcaktimi ynë i qartë është se kjo reformë përbën në sytë e partnerit tonë strategjik një test të seriozitetit të marrëdhënieve me SHBA, sepse SHBA mbështesin fuqishëm shtetin shqiptar dhe duan që reforma në drejtësi të mos pengohet nga askush për asnjë arsye”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, gjatë takimit me presidentin Obama dhe zëvendësin e tij Joe Biden është shprehur mbështetja e shtetit amerikan për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

“Nuk ka dyshim që sot marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë më të forta se kurrë. Takimi i javës së shkuar ka konfirmuar besimin e partnerëve tanë strategjikë ndaj angazhimit tonë në marrëveshjen strategjike dhe në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se një vlerësim i veçantë i administratës amerikane ka ardhur për përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa ka shtuar se, “marrëveshja e nënshkruar mes drejtorit të FBI-së dhe ministrit të Brendshëm Tahiri shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe tregon konsideratën e administratës amerikane për Policinë e Shtetit.

Share This Article
1 Comment
  • PAS FUSTANELLES SE KOSTRECES

    duhen lexuar drite-hijet e vizites se Rames ne Amerike. Ne pritjen e zbardhjes se axhendes se tij, gjithe mediat u futen ne gare per te zbuluar kush me shume e kush me pak pike ndaljet e tij ne pallatet e pushtetareve te pertej oqeanit.

    Ankthin, kush per mire e kush me djallezi, e shfryne te fantazuar deri ne minutat e fundit te takimit te tij tashme historik me presidentin Obama dhe stafin e tij me te ngushte. Shtrengimi i duarve me Obamen, me Joe Biden, me Nuland-en e te tjere, duhet konsideruar si foktore te rendesishem te forcimit te figures se shqiptareve ne arenen nderkombetare, edhe pse me nje president dhe staf te tij tashme ne fundin e rrugetimit politiko-pushtetor.

    A ishte vertet çdo gje lule e shashka fishekzjarresh ne kete mergim nje javor te Edi Kristaq Rames?

    Le ti hedhim nje sy kronologjise se ecejakeve te tij. Nder takimet e para, qe ra ne sy, ishte padyshim edhe konferenca per shtyp me te ashtuquajturen diaspore shqiptare ne Amerike, dhe intervista e pa publikuar me …Keidha Kostrecin e shUran Kostrecit te Elbasanit, dikur qytet i metalurgeve simpatike.
    Ne salle, tek fliste, shihej ne radhe te pare antishqiptari me emer te stilizuar Sami Rrepishti (ne origjinal ne rregjistin e Bashkise Shkoder – Rrapushi !), ne rrjeshtin e dyte, dallohej Keidha dhe… serbomalazezi antishqiptar Elez Biberaj, ngjitur me njeri tjetrin.

    Dhe ai i premtoi, para se ti hapej semafori jeshil per tu takuar me presidentin Obama, Konferencen e Nentorit ketij viti, me pjesmarrjen e gjithe diaspores shqiptare, ne Tirane. E perseriti edhe sot ne autokonferencen per shtyp…!

    Shume pjesmarres te tjere te atij takimi, ishin te njetet qe ne Kosove priten princin Charles dhe Camilen per vizite, te njejtet qe festuan ditelindjen e Ahmet Zogollit me spurdhjakun e tij Leken, po ne Kosove.

    Duke u nisur nga pretendimet e ketyre antishqiptareve ne mbi shtatedhjete vite histori, lind natyrshem pyetja: çfare i premtoi Edi Rama ketyre krimineleve antishqptare, per t’u lejuar te takohej, pa protokoll me presidentin Obama ?

    Mbase “bashkimin e dy shteteve ne ate qe e quajne Shqiperia e Madhe”, natyrisht ne formen e nje Mbreterie shqiptare, te urryer, anakronike, te zbythur me referendum nga shqiptaret jo kosovare? Qe te ndihemi te shqelmuar e te shtypur mizerisht ne te ardhmen nga pjesa me e ndyre e tradhetare te interesave te shqiptareve, te grabitesve te pasurive te tyre.

    I premtoi te ç’varrose njehere e pergjithmone te renet per liri te Luftes se Lavdishme Na-çl ?
    I premtoi te mos hape kurre dosjet e sigurimit te shtetit, per keta tradhetare te urryer te shqiptareve?

    E ardhmja do e tregoje natyren e vertete te ketij vllahu serbo-boshnjak, qe ashtu si premtuesve te diaspores, kerkon te zhduke njehere e pergjithmone shpirtin dhe enderrat e te qenurit SHQIPTAR !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *