Thonë se ish-presidenti amerikan Nikson, një natë para se të jepte dorëheqjen, u ndal para fotografisë së Kenedit dhe foli me vete me sytë te portreti në mur: “Tek unë shohin ç’janë; tek ti shohin ç’duan të bëhen”. Do ta përfytyroja me qejf një Berishë përballë fotografisë së Ramës në rrethana të njëjta. Sigurisht nuk ka për të ndodhur. Jo vetëm pse Berisha nuk ka lidhje me Niksonin. Por edhe pse Rama, (pas 1 prillit të këtij viti), është tashmë i dënuar: i dënuar të jetë vetvetja, ndoshta sa të jetë gjallë. Them se e ka pyetur tashmë veten pse sa herë vendos një kufi, i duhet ta zhvendosë; ka frikë t’i dalë zot vetes edhe kur e shkelin; kjo e bën viktimë të përsëritshme.
Për Ilir Metën mund të thuash shumë dhe asgjë. “Nuk kam asgjë për ta pyetur – thotë përshembull Mero Baze kur vjen fjala për Metën. Por “asgjë”-të e Metës godasin si gurë. Thonë që Meta i kishte sinjalizuar me kohë njerëzit e tij për lëvizjen drejt PS-së; në të kundërt, Rama i pa në sy muaj me rradhë njerëzit e tij dhe i gënjeu; ua bëri me dije vetëm kur e shpalli publikisht. Në vend të kompasionit prodhoi revoltë. Kjo ka të bëjë me ato që quhen tipare lideri; mes të cilave aftësia për t’i bërë pjesë të ndryshimit ata që luftojnë krah teje, etj. Por është temë tjetër.
Meta e Berisha i kanë bërë dhe vijojnë t’i bëjnë njerëzit “për vete” me forcën e pushtetit dhe parasë. A ka ndonjë gjë prej politikani këtu? Mustafa Nano kur ia thashë idenë në telefon më tha aty për aty: “Pyetje për këta të pestë? Kam një të vetme për të gjithë: Mund të më thoni për ç’m…t jeni bërë politikanë, cili është motivi juaj? E korrektuam më vonë, por thelbi mbetet ky (dhe nuk e mendon vetëm Mustafa Nano kështu): Çfarë pra, qenka një politikan? Një njeri që shfrytëzon dobësitë dhe veset njerëzore, mjaft të sigurojë pushtet për të abuzuar me të?? Rama e kishte më të dobët këtë kartë; u ishte drejtuar zemrave dhe jo pa sukses (disa nga fjalimet e tij janë perla, por nuk mjaftuan; pse nuk mjaftuan ka të bëjë me atë “temën tjetër” që përmenda më sipër).
Pushteti, – thamë, – është garancia e Berishës dhe Metës. Pushteti i bën të fortë: i bëjnë gjërat se MUNDEN, ne të tjerët i bëjmë gjërat se DUHET. Kjo nuk është lojë fjalësh: janë duke prodhuar një model shkatërrues shoqëror (urojmë t’u bjerë edhe vetë në kokë herët a vonë). Megjithatë jam kurioz të shoh filozofët e sotëm filoberishistë që shurdhojnë njerëzit përnatë nga ekranet, duke mbrojtur të pambrojtshmen: ç’do bënin me një si Berisha nëse ky nuk do kishte më pushtet e para? Jam i bindur se edhe po të merrte flakë në rrugë, asnjë prej këtyre nuk do shurronte mbi të.
Për Berishën është e kotë të “analizosh” pas 21 janarit. E kam thënë dhe më parë: ky vend i dha këtij njeriu dy herë mundësinë historike të udhëheqë. Ia ridorëzoi këtë mundësi në mënyrën më të pabesueshme (nuk di të ketë ndonjë rast të ngjashëm në histori) edhe pasi e hodhi këtë shoqëri në ferrin e ‘97-s. Por megjithë këtë përjashtim unik, nuk diti kurrë të ishte lideri i të gjithëve. Mbeti një burrë i vogël me ego të madhe: një idhnak i përkryer që nuk lodhet së kërkuari sherr. Tashmë, ajo diçkaja e ligë që ka përbrenda i del përherë e më shpesh jashtë dhe i vuloset në fytyrë. Urren me forcë. Por të tjerët (këtu fus dhe veten) duhet ta kenë parasysh diçka: kush ju urren fiton vetëm nëse edhe ju e urreni
Në këtë mëtim të DITA-s për të intervistuar me para-publikim protagonistët e sotëm të skenës politike po botojmë sot pyetjet që kanë për Ramën, Metën, Berishën, Topin e Spahiun, tre nga opinionistët më me ndikim në vend: Mustafa Nano, Mero Baze, e Andrea Stefani. Disa bashkëpunëtorë të Ditës, janë lutur të sjellin pyetjet e tyre gjithashtu. Do përgjigjen të sipërcituarit? Z.Topi ka konfirmuar një intervistë për Ditën këtë të hënë. Të tjerët, janë të ftuar ta bëjnë.
5 pyetje nga Mero Baze
Pyetje Sali Berishës: A mendon se 21 Janari ishte protestë kundër teje apo Ilir Metës?
Pyetje Edi Ramës: Na thuaj muajin kur u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?
Pyetje Bamir Topit: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër a bën koalicion me PD-në
Pyetje Kreshnik Spahiut: Reshto nga 1 deri në 3 rreziqet që i kanosen Shqipërisë?
Pyetje Ilir Metës: Nuk kam. Jam i qartë për të.
5 pyetje nga Andrea Stefani
Pyetje Sali Berishës: A ju duket normale që në një vend si Shqipëria, ku diktatori komunist Enver Hoxha ka udhëhequr për 40 vjet, lideri që vjen më pas dhe e quan veten demokrat të ketë ambicien të udhëheqë për, të paktën, nja 30 vjet? A ka ndonjë kuptim për ju akti i Xhorxh Uashingtonit që nuk pranoi një mandat të tretë presidencial si të rrezikshëm për demokracinë edhe pse ju lutën të kandidonte?
Pyetje Edi Ramës: Ç’farë do bëni për të risjellë ndarjen dhe balancën e pushteteve në shtet prishur me amendimet e Kushtetutës të vitit 2008?
Pyetje Bamir Topit: A është në ambicien tuaj riorganizmi i të djathtës shqiptare pa Berishën? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve ose qoftë edhe me PD e Berishës?
Pyetje Kreshnik Spahiut: A e shikoni të mundur bashkëpunimin me të majtën opozitare me qëllim parësor rrëzimin e Berishës? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve? Po me një qeveri të djathtë pa Berishën kryeministër ku në kabinet të jetë edhe partia e Berishës?
Pyetje Ilir Metës: E përjashtoni mundësinë që, sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve, t’i çoni përsëri votat e majta te Berisha apo, si përherë në politikë, “never say never”?
5 pyetje nga Mustafa Nano:
Për Spahiun: Çfarë mendon juristi Spahiu për kërcënimet me burg që bën nëpër sheshe politikani Spahiu?
Për Topin: Si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën?
Për Berishën: Unë nuk e kam ditur kurrë në vitin 1991 se Sali berisha do ish kryeministër i vendit në vitin 2013. Po ju?
Për Ramën: Berisha përballë jush është një alamet alibie për dështimet e deritashme si lider opozite, apo është njeriu që do duhej ta kishit mundur me kohë?
Për Metën: Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?
Ja edhe disa pyetje të tjera, që mund të pasurojnë pjatën e pyetjeve: Për Berishën: a mendon ai se mund ta përjashtojë së përdoruri pushtetin e vdekjes një politikan i etur për pushtet? Për Topin: a nuk do ishte më i suksesshëm në betejën e zgjedhjeve të ardhshme nëse do ta zhvillonte fushatën me heshtje? Për Spahiun: a është e mundur që një nacionalist të arrijë dikur të flasë e t’i shprehë mendimet qetësisht, duke i dhënë forcë mendimit, jo me zërin, por me argumentin? Për Metën: sa e ndot dhe e varfëron idealizmi e ideali kombëtar etjen e pangopësinë për përfitimet vetjake? Për Ramën: kur kurvërimi lejohet me ligj, apo kur e kërkon e mira e përgjithshme, a mund të quhet e moralshme kurva?
o arif gjonigjini kam edhe un nji pyetje per ty . po ti vet si kopil qe je a ke pyet maman tente se me ke tka zen apo as ajo vet nuk e di te sigurt sepse ka shkuar me gjth qent e lagjes ,pyetja ime esht a quhet plaka jote kurve kur ka nje kopil si ty
1–Berishes:
Vajza juej Argita boni operacion hunden,a mendoni se dhe PD do te dukej me e bukur po ta operonit dhe ju hunden tuej ???
2–Edit:
Thone qe Linda gruja juej e nderume osht largu me pune ne Kosove.A u konsultuat te pakten me te per kualicionin me LSI??
3–Metes:
Munika ishte ne Tv Klanin dhe foli per mbi peshen,pra me largimin tuaj nga PD,tani a mos eshte shtuar rreziku i Obezitetit tek PS ??…(obeziteti eshte mbipesha e damshme)
4– Kreshnikut:
Dordolecin perdoret per te tremb zogjte qe te mos na prishin te korrat,a mendoni se AKZ e tremb skifterin Sali,bashk me sorrat Bregu,Doda e Bulku???
5—Bamirit.
Heshtja osht bere shenj dalluese e juaja,a mundet ti bo nji komplinet nje deputeteje te bukur te PS dhe pastaj ti bashkoheshit aleances socialiste pa ju qarkullu gjaku posht kamve ???…pra nuk e kom fjalen si komplimenti i Obames qe i boni Prokurores se Kalifornis,dhe pastaj i kerkoi falje??
6—Gazetes Dita.
ju due fort,
Suksese 🙂