Në një takim elektoral në qytetin e Kavajës, Kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se e harroi këtë qytet.
“E lanë Kavajën në xhep fals, pa ujë, pa punë, mbytur nga plehrat, mbytur nga gënjeshtrat, mbytur në dëshpërim. U desh fitorja e Elvis Roshit, u desh kthimi i madh i pishtarëve dhe demokratëve të Kavajës, që e kuptuan se drejtimi i duhur ishte Elvis Roshi dhe Partia Socialiste”, tha Rama.
Kryeministri u ndal sërish tek fushata e opozitës, e përqendruar kryesisht tek politika që lidhen me pushtetin ekzekutiv.
“Me kë tallen këta?! Na jepni votën – thonë – se do kemi dritat falas, falas për ata që i vjedhin dhe mbifaturim për ata që i paguajnë. Bëjnë një fushatë që nuk ka lidhje fare me problemet e komunitetit, a thua se më 21 Qershor do të përmbyset bota, me shpresën se do të kthehen tek avazi i vjetër, që Kavaja e ka vuajtur më shumë se çdo qytet tjetër, se i ka dhënë 20 vjet votën Saliut dhe në 20 vjet ka marrë mbrapsht vetëm zhgënjime”, tha Rama.

Me 21 qershor jo vetem Kavaja por dhe vendet qe jane bastione te majta, do jene blu! Zhgenjimi ndaj qqeverise tuaj nuk kapercehet kollaj!
Fitorja e PD-se eshte e padiskuteshme ne Kavaje e kudo!