Kryeministri Edi Rama ishte në komunën e Farkës, nga ku inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e shëtitores përgjatë Liqenit të Farkës, një projekt i cili pritet t’i japë zonës një dimension të ri urban. Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 11000 metra katrorë dhe përbën një investim me vlerë prej afro 37 milionë lekësh. Vetë shëtitorja është në gjatësi prej 760 metra linearë.
Kryeministri Rama u shpreh se “me rehabilitimin dhe risistemimin e gjithë zonës së Liqenit të Farkës, me ndarjen e re territoriale do të ketë më shumë pole zhvillimi dhe një përmasë të gjelbër të re të munguar”.
Po ashtu Kryeministri bëri të ditur dhe projektin për rehabilitimit të Liqenit Artificial të Tiranës.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Farkës Fatbardh Plaku e vlerësoi mbështetjen e qeverisë për këtë investim dhe u shpreh se ky park i ri që i shtohet kryeqytetit i jep dimension të ri vetë atij.
Ndërtimi i shëtitores pritet ta shndërrojë këtë zonë në një destinacion rekreativ dhe çlodhës jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për qytetarët e Tiranës. Projekti konsiston në ndërtimin e shëtitores përgjatë Liqenit të Farkës, dhe përfshin edhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore. Parashikohen gjithashtu ndërtimi i rrugëkalimeve për këmbësorët, si dhe ndriçimi e gjelbërimi.

Ky dikur deshi ta thante Liqenin per te perfituar truall per ndertim ndersa tani ia paska dhene truri ta “rehabilitoje”. Nuk merret vesh se kush eshte katandisur me keq midis ketij edhe Berishes, ne kete gare se kush ben deklaratat me komike.
Bravo Rama, i pa pare!
Ec Edo se te do Europa edhe ne nga Tirona, se te tjeret jane thjesh teritorjale””
Sa kohe ka qe ka filluar ky projekt a pyet njeri se ka 3 vjet qe kam pa duke punu dhe se di kush e ka bo