Rama: Ndërtimet abuzive, ky kancer agresiv që do ta luftojmë me Policinë e Shtetit

anazapta

Për ndërtimet pa leje në bregdet duhet një operacion i gjerë i drejtuar nga Policia e Shtetit. Kjo është strategjia me anë të së cilës kryeministri Rama synon të luftojë betonizimin e bregdetit shqiptar. Rama shkruan në rrjetet sociale se ndërtimet abuzive në këto zona turistike janë kthyer në një kancer që vazhdon të rritet.

“Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye. Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”, shkruan ai në Tuiter dhe Facebook.

Share This Article
2 Comments
  • Nqse do kishe marre mbi 70 deputete vete isha i bindur se do beje mrekullira do i kyheje vigjerine bregdetit tani nuk e di se LSI ka vila per vete si ajo ne gjrin e Lalzit qe eshte komshi me familjen me te uryer ne shqiperi

  • Mjaft me me dokra,fushata mbaroi z.RAMA.Po shkaterohet brenda qyteti i Vlores me lulishte dhe gjithshka tjeter dhe ti i di mire te gjitha keto dhe thua bregdeti-bregdeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *