Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së sotme në Korçë është ndalur edhe në Libonik, ku ka shpërndarë kontratat për investuesit dhe biznesmenët qё kanë përfituar nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori.
Ai ka thënë se vetëm në 300 ditët e para të qeverisjes së majtë, eksporti i prodhimeve bujqësore është rritur me 30 përqind.
“Sot është momenti kur duhet bërë një zgjedhje shumë e qartë; Ose vazhdimi në rrugën e vjetër, që fondet e shtetit të thërrmohen dhe të shpërndahen si lëmosha partiake tek disa qindra duar për të garantuar një mbijetesë minimale, pa asnjë vazhdimësi; asnjë vend të ri pune, asnjë rritje reale e prodhimit, asnjë rritje reale e eksportit; Ose të fokusohemi tek shembujt e suksesit, për ti bërë edhe më të suksesshëm duke rritur vendet e punës, duke rritur prodhimin, duke shtuar zinxhirin e vlerës dhe në fund, duke rritur edhe eksportet. E, faktikisht, ne këtë do të bëjmë!
Vetëm me një ndryshim fillestar që është bërë në këto 300 ditë të para, vetëm me një vëmendje më të madhe dhe me një përgjegjshmëri që e ka rifituar sot shteti, brenda këtyre 300 ditëve, ne kemi disa shifra shumë inkurajuese. Jemi në afro 30 % më shumë eksport të prodhimeve bujqësore dhe i kemi të gjitha mundësitë që shifrat e eksportit ti shumëfishojmë”, tha kryeministri.
Rama ka vizituar gjithashtu edhe disa biznese të Libonikut, të cilat janë të gjitha të mbështetura nga qeveria shqiptare./b.l
Rama kujdes se nje aty nga prapa ti ka ngulit syte tek suma.
Linda duhet t’i mesoje Edit ekonomine e tregut dhe jo ekonomine e planifikuar te kohes se xhaxhit se po te vazhdoje keshtu ne vend qe te shkoje drejt Europes do te marre kahun e kundert drejt Korese se Veriut.
Rame vazhdo te investosh atje ku njerezit kane deshire per te punuar.Korca eshte e etur per pune dhe korcaret dine te punojne.Atje ku mizerja e Vicitolit i prishi ato fabrika dhe uzina qe ishin duke i lene pa pune dhe duke i detyruar te emigrojne per buken e gojes.Inferioriteti i malokeve te veshur me pushtet e la jugun ne meshire te fatit.Ndiihmoji te jesh i nderuar se vetem atje ku punohet mireqenja leviz dhe ata fshatare te nderuar e duan nje shans.Falemnderit.