Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një miting elektoral në Berat ku prezantoi kandidatin e ASHE në këtë bashki, Petrit Sinaj. Përballë entuziazmit të mbështetësve të shumtë të PS dhe LSI që ishin mbledhur në sheshin ku zhvillohej mitingu, Rama e cilësoi këtë pamjen më të mrekullueshme të kësaj fushate, që tregon siç tha, forcën e PS dhe LSI, të socialistëve dhe progresistëve që janë një forcë e vetme e koalicionit të madh të majtë. Sipas Ramës, në 18 muaj qeveria ka dhënë provën e sigurt se investimi juaj me votën masive në 23 qershor ishte investimi i duhur për rrugën e duhur për këtë bashki.
“Ju jeni dëshmitarë të transformimit që ka nisur në Berat, se sot është shumë i vizituar se ç’ishte 18 muaj më parë, se ka shumë më tepër lëvizje, njerëz që vijnë të shohin këtë mrekulli të trashëguar nga shekujt, të cilës ne do t’ia kthejmë shkëlqimin, duke kthyer në një burim zhvillimi për beratasit dhe ekonominë e Shqipërisë. Transformimi i nisur në shtëpitë e vjetra do të çojë shumë shpejt në një transformim rrënjësor ekonomik, do të kemi një rritje të njësive ekonomike familjare që do të krijojë të ardhura për familjet dhe bashkinë e Beratit. Projektet e nisura janë vetëm fillimi i një transformimi të përbashkët”, tha Rama.
Pasi shprehu mbështetjen maksimale për kandidatin e ASHE, Petrit Sinaj, Rama akuzoi PD se po bën një fushatë që nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen që do të bëjë populli shqiptar më 21 qershor. Fushat e PD, tha Rama, është një përrallë nga e kaluara që shqiptarët e kanë lënë pas.
“Petrit Sinaj është njëri nga ju, që do të bëjë më të mirën për ju. Më kujtohet një fjalë që më ka thënë Nasip Naço se, 43-27 bëjnë 70, aq do jetë përqindja e mbështetjes që do marrë Petriti. Por unë jam i shqetësuar për ata 30 %, demokratët, simpatizantët e PD që lindi si parti e shpresës dhe sot është një çetë në drejtim të paditur. Fushata e tyre nuk asnjë lidhje me zgjedhjen që do të bëjë populli shqiptar më 21 qershor. Një përrallë nga e kaluara që shqiptarët e kanë lënë pas”, tha Rama.

ndryshimi ne bashkine e beratit eshte sh i dukshem! sot qytetaret kan mundesi te votojne perseri drejtimin e duhur edhe ne nivel lokal, se vota e tyre e para 2 viteve tregoi sesa shume mund te beje nje qeveri per qytetaret e vet. tashme asnje qytetar ne shqiperi nuk ka me dyshime se pd ishte thjesht ne kompani qe punonte per oborrin e vet dhe se shqiptaret po shkonin drejt gremines. drejtimi i duhur ne berat dhe ne cdo bashki po vjen
Berati i transformuar teresisht dhe e gjitha kjo fale investimeve te qeverise qendrore por edhe punes se mire te kryebashkiakut te ketij qyteti. Edhe kesaj radhe qytetaret e Beratit do votebesojne kandidatin e majte Petrit Sinaj i cili do sillet vertete si djale Berati edhe ne drejtimin e qytetit. Ne berat investimet do jene edhe me te medha.
Vazhdoni rrugen e nisur, prandaj ju kemi votuar. Reformat e ndermarra ne cdo sektor te dergohen deri ne fund. Jemi koshiente qe reformat kane kosto mirpo shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv. E rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare. Te mos harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike.
Njerezit tashme arrijne te shohin dhe kuptojne se cila eshte me e mira per ta. Qellimeve apo mbeshtetjeve partiake i ka ardhur tashme fundit. Secili e di mire qe aty ku eshte drejtimi i duhur dhe ai qe paraqet me te miren per te ardhmen e tij, eshte personi qe duhet te jete ne krye!
E kaluara tashme eshte thjesht nje fantazme 😀
Bravo per fjalet me vend dhe per punen qe keni bere ne Berat. Te gjith e kemi vene re ndryshimin ne infrastrukture,zhvillimin ne turizem qe po ecen me hapa galopane se fundmi dhe Berati po shkelqen vertete ashtu sic i ka hije!
tashme te gjithe shqiptaret e kane kuptuar se cili eshte drejtimi i duhur per ta, te gjithe e dime se kush na coi drejt gremines per 8 vjet dhe kush na nxori per dy vite, prandaj ashtu si dy vite me pare berati dhe gjithe vendi do zgjedhe drejtimin e duhur, per nje te ardhme te sigurt drejt europes
fushata e pd-se eshte fushata e shpifjeve dhe mashtrimeve, fushate e drejtuar nga kriminelet , vete pd-ja si parti eshte nje parti hajdutesh, qe mendon vetem te mashtroje qytetaret e tyre , prandaj edhe berati do ndjeke drejtimin e duhur per te pasur nje te ardhme te sigurt
T’i mbajne mend mire keto dy vite shqiptaret ku u mashtruan pabesisht nga ty z.Rama! Me 21 qershor do e shikoni revolten e popullit duke mos marre asnje vote!
EPo keta rilindasit nuk lene artikull pa komentuar duke i bere qefin Rames si dikur Enverit!
Per fat te keq ne Berat ne tete vite qeverisje te se djathtes nuk u realizua asnje investim, asnje. Ne vetem nje vite e gjysme qeverisje te se majtes ne Berat eshte investuar me shume se ne 23 vite demokraci. Qyteti eshte transformuar teresisht. Me votebesimin e kandidatit te aleances per shqiperine europiane Petrit Sinaj investimet ne kryeqytet do jene edhe me te medha. Sidomos me mbeshtetjen e qeverise qendrore.