Rama në Berat: Për çdo problem mund t’i drejtoheni platformës online

Ornela

 

Teksa në Tiranë pritet të nisë protesta e opozitës, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat ku foli për platformën e bashkëqeverisjes.

“Për tre minuta mund ta kesh platformën në celular ke gjithë qeverinë në të. Çdo ministër e ke në xhep nëse ke një problem konkret për të zgjidhur. Kemi pasur, dhe llogariteni qe janë rreth 1 mijë zgjidhje në muaj, ka shkuar në 9 mijë totali dhe duhet të rritet sepse ka plot njerëz që akoma ose nuk e dinë, ose nuk e beson. Ç’rëndësi ka nuk të kushton gjë, vetëm tre minuta. Edhe të rinjve që janë këtu do t’i kërkoja ndihmë që të flasin me prindërit, gjyshit dhe gjyshet, dhe t’i vihen në dispozicion me mbrokllat që kanë në xhep, që rrinë gjithë ditën në Facebook e Instagram e chate, dhe thojini  prindërve që atë mbrokllën e kanë dhe ata në dispozicion nëse kanë ndonjë problem dhe ndihmoni që problemin ta bëjnë me dije te platforma dhe ju siguroj që do marrin përgjigje brenda 10 ditësh”, tha Rama.

Ai tha se do të zbatohet projekti i kërkuar në Berat për bibliotekën e shkollës, por më pas shkolla “Babë Dudë Karbunara” do të rikonstruktohet.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Po mire more K/Minister, kete informacion pse nuk e keni shperndare dhe pse nuk u shpjegoni njerzeve me perpara ? says:

    Si ka mundesi nje kryeminister ben informimin publik me forma kaq banale, !! Kete informacion kaq te vlefshem duhet ta shpjegoni me forma te tjera pa qene nevoja per mbjedhje takime me popullin e paditur ! eshte detyra e organeve tuaja te qeverise me ministrite perkatse te bejne informimin e njerzeve qe nuk kane informimin e duhur ! Vetem fjala juaj nuk mjafton ! ndiqni forma te tjera informimi sepse eshte shume e rendesishme nese ato qe thoni popullit jane te sakta ! ndihmoni popullin te informohet ne rruge te tjera bejuani me te thjshta eshte detyra juaj si qeveri te beni niformimin ne detaje te piblikut ! Me nje dallandyshe nuk vjen pranvera ! Shperndani fletuashka, libreza te vogla per perdorimin e informacionit qe u duhen njezeve ! Bejeni kete ne komuna, vendore qendrore aktivizoni njerez te tjere te administrates sepse me sa kam njohuri, administrata shqiptare eshte shume dembele dhe pa ide per te ndihmuar publikun ! Sic duket njezit e administartes poshte nuk bejne sic duhet detyren dhe keshtu ju del juve per detyre te beni informacionin me elementar per publikun e Beratir dhe te te gjithe Shqiperise ! Punoni me shume me administraten tuaj posht per te impementuar informacionin tek publiku ! se sic e shikoni grabitqaret i ke ke dera ! dhe po hedhin valle te marrin pushtetin nderkohe ti duhet te pershpejtosh reformat, cdo dite se pastaj te merr lumi ty edhe te gjithe reformat !

    • Administrata lokale do drejtues lokale ne nivelin e Rames ose Veliaj .
      Nga ana tjeter periferia eshte me veshtire ta qeverisesh se metropoli i Tiranes dhe qytetet kryesore se eshte me fshatare me e varfer me e paarsimuar e me interesaxhie shkurt, me pak qytetare. Fjala e rames funksionon me mire se fletushkat atje.

  • Per rastet me babagjush drejtohuni Ardit Gjebrese tek Sandri. E meqe ra fjala “te fala Sandrit” se me siguri ka mbetur i kenaqur nga lejet e ndertimit, koncesionet dhe taksa e re qe parashikohet te vendoset.

  • Rrofta partia me shokun edver be krie

    Rrofshin flete-rrufete.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM

    DHE HEROIK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *