Kryesocialisti Rama njofton përmes rrjeteve sociale se 200 të djathtë i janë bashkuar PS-së në Dibër. Në vijim të turit të tij në rrethe, Rama u ndal në Maqellarë, Muhur e Kastriot, ku u shpreh se vota për PD-në ka sjellë vetëm rrënim.
“Maqellarë, Muhur, Kastriot, aty ku vota për PD me vite ka sjellë vetëm rrënim të mëtejshëm dhe ku njerëzit duan rilindje për tokën e për rininë. Një nismë befasuese e rreth 200 të djathtëve dibranë, plot anëtarë të PD, që i bashkohen Rilindjes”, shkruan Rama në Facebook e Tuiter.
1 Comment

Kane vepruar shume drejte.Ne Diber s’ka PD me struktura,ka vetem klane qe kane kapur kyce te pasurive nga vijne para lum per interesat e tyre.Te njejtet persona komandojne ne 20 vjete dhe kane ne dore gjithecka.Edhe po te jeshe demokrat,po pate vlera njerezore,te kunderta me te atyre,je i spostuar nga cdo e drejte edhe kur te takon.Ata kane bere zgjedhjen te tille nga halli ,,jo nga deshira qe kane pas.Ata kane pritur shume ,por priteshmeni pa fund nuk ka,prandaj nuk i jane nenshtruar padrejtesise,kane bere zgjedhje te re.