Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama në Fier: Berisha fushatë me programin e PS-së në dorë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Rama në Fier: Berisha fushatë me programin e PS-së në dorë
AktualitetLajmi i fundit

Rama në Fier: Berisha fushatë me programin e PS-së në dorë

redaktor
Published March 29, 2013
Share
SHARE

Edi Rama ka prezantuar në Fier programin “Për një rilindje shqiptare”. Ai paraqiti disa nga prioritetet e opozitës ndërsa akuzoi kryeministrin Berisha se po kopjon programin e selisë rozë.

“Tani po e bën me programin tonë në dorë dhe përmes programit tonë po zbulon edhe çfarë mund të ishte bërë, por tani është shumë vonë. Ky program që është më i detajuari që një parti ka pasur ndonjëherë është një program i shkruar pas një dëgjimi të gjatë me muaj e me muaj të tërë të shqiptarëve në të gjithë Shqipërinë, të grupeve të interesit, sipërmarrësit, grave, të rinjtë, të çdo shqiptari që kërkon me plot të drejtë ndryshimin. Duket sikur shurdhit i erdhën veshët”, deklaroi Rama.

Erion Veliaj

“Propozimi ynë është shumë konkret dyfishim i buxhetit të arsimit. Buxheti i arsimit në qeverisjen socialiste do të jetë 5 %. Duam që një kompani e huaj të rendisë të gjithë universitetet sipas aftësisë. Sot 2-3 të rinj janë të papunë. Propozimi ynë është që të vendosim një sistem që ai që ka talent pavarësisht ku ka lindur dhe pavarësisht mbiemrit të babait të marrë një vend pune sipas meritës dhe aftësisë. Siç bëjmë ne sondazhe edhe Sali Berisha e di sa mbrapa është në këto sondazhe.”

Ilir Beqja

“Ne jemi të vendosur t’i ulim të gjitha kostot në bujqësi. Në 27 mars të vitit të kaluar kemi propozuar TVSh zero për inputet në bujqësi nuk na e pranoi Saliu me të tijtë. Në 20 dhjetor e propozuam përsëri, na e votuan prapë kundër. Tani e shet si iniciativë të tij Saliu. Mirëpo po dyshoj se e ka me hile, sepse hoqi TVSh për makineri pajisje, por ende kjo është e pazbatuar, pasi kanë vendosur një listë me makineri pajisje që për t’u bërë pjesë e asaj liste kanë nisur zarfet nën dorë.”

 

Arben Ahmetaj

“PS bëri një propozim tejet dinjitoz, të menduar mirë, të taksës progresive. Ne themi kush fiton më shumë do paguajë më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak. Ne të sigurt se ky do jetë një nga vendimet e para të qeverisë socialiste që në shtator. Biznesi vogël është një instrument social punësimi dhe motor ekonomik. Në qarkun e Fierit bujqësia dhe agrobiznesi shumë i rëndësishëm. Agrobiznesi do jetë pa taksë, për katër vite. Energjia është një  prej sektorëve të cilës duhet t’i kthejmë dinjitetin.“

 

Eduard Shalsi

“Ne premtojmë dhe angazhohemi se do vendosim kontroll të plotë mbi minierat dhe koncesionet, duke zhbërë të gjitha ato koncesione që nuk janë bërë në respekt të ligjit. Do të rrisim investimet dhe do afrojmë investitorë seriozë duke ofruar paketa fiskale të leverdishme. Miniera e Kromit në Bulqizë rrezikohet nga humbja e kromit. Ne marrim angazhimin që të hapim një perspektivë të re duke hapur vende të reja pune, duke ofruar vende të mira pune.”

 

Ditmir Bushati

“Angazhimi ynë është statusi i kandidatit, marrja e statusit dhe çelja e negociatave një vit nga nisja e mandatit qeverisës të Partisë Socialiste. Fieri është një qark i veçantë, sepse gërshetohet bashkëjetesa e një sërë komunitetesh. I gjithë fokusi ynë është që pasuritë natyrore, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, me tregtinë, të kenë një vëmendje të veçantë falë instrumenteve të BE. Vëmendje të veçantë infrastrukturës rurale, sepse duam të rrisim konkurrueshmërinë e produkteve të kësaj zone.

 

Eglantina Gjermeni

“Do t’ju kthejmë lirinë mësuesve. Asnjë mësues s’do detyrohet të marrë pjesë me zor në aktivitete politike. Nën qeverisjen tonë mësuesit s’do paguajnë më shumë taksa sesa Ministri i Arsimit. Për ata që keqqeverisin arsimi është mall që blihet. Ne do hapim një faqe të re për arsimin. Do akreditojmë të gjitha universitetet, jo vetëm ato private.  E dëgjuat kryeministrin kur atakoi liderin tonë për infermieret, pse foli për korrupsionin në shëndetësi?! Kush mund ta besojë më atë?!”

 

Fidel Ylli

“Do të rikthejmë sistemin e klasave sportive, duke rritur orët e mësimit sportiv në shkolla. Në programin e Partisë Socialiste, investimi në sport është zotim real. Ky është momenti të shpëtojmë të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Shqipëria ka nevojë të Rilindë. Edi Rama siç bëri Tiranën kryeqytet aq të dëshiruar për të gjithë, do bëjë edhe Shqipërinë, sepse ne jemi skuadra fituese.”

 

Armando Subashi

Qarku ynë është qarku që ka pritur të ardhur nga Çamëria dhe Kosova në momentet më të vështira të këtyre zonave. Ky qark na bën krenar edhe që nuk e ka braktisur kurrë PS dhe Partia Socialiste pas 23 qershorit nuk do ta braktisë këtë qark. Kanë munguar financimet nga qeveria qendrore dhe qarku ynë është përballur me hakmarrjen politike të Sali Berishës se asnjëherë nuk e ka votuar dhe s’ka për ta votuar as në 23 qershor atë.

redaktor March 29, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?