Rama në Finiq: Brenda mandatit fillon ndërtimi i aeroportit në Sarandë

Bora Basholli

Kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon takimin elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në zonën e Finiqit. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë premtoi para banorëve të kësaj zone  se brenda mandatit të ri do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportiT të Sarandës.

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të investohet me vullnet të madh për të zgjidhur problemin e pronave, shqetësim ky, që u ngrit edhe nga kandidati për bashkinë e Finiqit. Mes tjerash, Rama tha se qeveria ka bërë edhe gabime, por kanë qenë të paqëllimta.

“Kam ardhur në Finiq për të dhënë dhe për të kërkuar mbështetje. Punët e bëra nuk mjaftojnë, por kjo do të thotë se mjafton një krahasim i thjeshtë mes punëve të bëra në këto katër vite me punët e viteve të  tjera. Kandidati ynë është një kandidat ndryshe nga të tjerët. Është një kandidat që nuk është anëtar i PS, por drejton një grupim tjetër, një grupim bio të minoritetit, me të cilin kemi patur marrëdhënie pozitive. Për më tepër nëse do të kishte shkëlqyer në drejtimin e bashkisë dhe do të na kishe lënë pa gojë me punë e tij të mrekullueshme, mbase edhe mund të thoshim se i ramë në qafë.

Ne i pranojmë sfidat. Më mirë ky sesa Luli  dhe fallxhorja. Ky është një shkallë më lart se ata, se ta paktën ky ka dalë përpara dhe nuk  po na vjen nga mbrapa me gurë dhe mallkime. Me 30 qershor. Në 30 qershor, ky duhet të marrë një përgjigje. Vota i duhet dhënë Kristaqit, sepse është njeriu dhe kandidati i duhur. Ju siguroj se në katër vite të ardhshme do bëjmë më shumë për Finiqin.

Unë shpresoj se ky të mos dalë nga rruga e Zotit. Që çështjet e pronave të zgjidhet përfundimisht. Nuk kemi mundësi të bëjmë gjithçka ata që duam. Nuk mund të mohojmë se kemi bërë  aq sa duhet, por kemi bërë edhe gabime dhe punë të kritikueshme. Gabimet tona nuk janë bërë mbi kurriz të qytetarëve. Ne e kemi filluar punë për aeroportin e Sarandës. Brenda mandatin të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real. Më mirë të na doni më shumë të përfundojmë para afatit se sa të rrudhni buzët kur bëhet jashtë afatit”-tha Rama.

 

 

b.b/dita
Share This Article
19 Comments
    • E Mbaroi te Vlores, se ke mar vesh…. tash do fillojme te Fiqit. Ky po behet me keq se Lulushi me Tramin e tij imagjinar. Njeri me Aviona tjetri Trame prit kur te na dali ndonje te na Premtoj Anije Kozmike per Hènè, Mars etjetj

  • Ouuuu ke premtuar Aeroportin ne Vlore.
    Ai i Kuykesit pse nuk po fillon?Eshte edhe nje ne Gjirokaster.

  • TEATER, TEATER, TEATER !!!!

    Në momente të caktuara të pluralizmit, tre bandat e mëdha politike, përdorin lukuninë e militantëve, për t’i bërë presion njëra-tjetrës dhe për të bërë gjoja sikur grinden në sytë e shqiptarëve. Loja përsëritet herë pas here si një strategji i përbashkët për të ruajtur sundimin e shqiptarëve, me qëllim për të vijuar vjedhjen dhe sunduar. Gjatë javëve të fundit është radha e Partisë Demokratike, e cila po përdor militantët në përplasje. Militantët ose janë punonjës bashkie që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë ose janë të shkarkuar nga puna nga pala në pushtet, por që presin që të vijë PD në pushtet dhe të hyjnë sërish në zyrat e shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Socialiste në kur ishte në opozitë. Të njëjtën gjë bën edhe LSI, megjithëse militantët e saj janë më shumë të prirur për të vjedhur dhe tradhtuar, se sa të përballojnë burgun.

    Por ndërsa militantët për përplasjeve përfundojnë në burg dhe rrezikojnë të dënohen, krerët e tre bandave politike shkojnë dhe në vilat e tyre të shumta dhe vazhdojnë pazaret me njëri-tjetrin. Për shembull pas përplasjeve në Shkodër, janë arrestuar disa punonjës bashkie dhe militantë. Ata ka disa ditë që janë në burg, ndërkohë që kryetarja e Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi, nuk e di se tek cili apartament të flejë më parë. Ndërkohë që militantët hidhen në zjarr për të siguruar një vend pune, burri i Voltana Ademit punon në administratën e Edi Ramës. Burri i Voltanës, Franc Mejda, punon si baterist në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare OST

  • Aeroport per te tere ore , s’behet llaf.
    Javen tjeter e ka radhen per aeroport Gramshi, pastaj Roskoveci e keshtu me radhe.

  • Legen Mashtrues !
    Jep dorheqjen maskara , hajdut dhe genjeshtar .
    Ke Aeroport di besh ti more Zuzar
    Apo kerkon qe te vjedhesh siç vodhe me Vangjo Dakon , me Subashin apo siç vodhe dhe po vjedh me Gjiknurin , Dritan Lelin , Blendi Klosin , Luan Bregasin qe nga Sheshi i Flamurit deri ne Palase , Bulevardin Vlore -Skele , Lungomaren , Qe keni varrosur mbi 50 Milion Euro dhe i keni futur me xhep .
    Ke do besh Unazen e Vlores qe e ke Çuar ne Majen e Çipinit per te vjedhur kur gjithe bota autostradat ne qytete qe jane buze Ujit i bene tek uji , pavarsisht ne se eshte Lume , Liqen Det apo Oqean .
    Po Damian Uguri qe nuk i mblidhet njeri ne fushate ne Vlore per Dritan ( Erresire )) Lelin qe thote .
    Ne se ne pergjithsi nuk njihen Zgjedhjet , ne Vlore do te njihen sepse Dritan Hajduti eshte burri i mire sepse pos Milionave qe ka futur ne Xhep i ka dhene bashke me Damian Gjiknurin Gojaçit Blendi Klosi dhe Luan Bregasi Llogarane qe prej Dukat Fushes deri tek Ura e Palases .
    Mire Turpin qe e keni ngrene me Buke , po frike nuk kini per Hajdutlleqet qe beni .
    U denofte Zoti atje ku u dhemb sepse keni hyre ne Ahun e Popullit .
    Partine Socialiste e keni kthyer ne nje Bande

  • Ky eshte stili i vjeter i politikaneve te vjeter te tranzicionit populist shqiptar !
    Do ju japim karrota o lepurush ! Te hani dhe te fryheni me karrota !
    Do ju bejme nje Parcele te madhe te hani karrota ! Karrota te mira te shijshme te mbushni barkun ! Do tju bejme edhe rruge te shkomi te ara ku te dendeni me karrota !
    Do ju bejme shtepi prej druri ! Te fusni koken dhe te gjitha karrotat e ti hani brenda shtepise !
    He he he he he he .. Cmu kujtua Perralla e Dhelpres me Lepurin budalla ! Dhelpra e nxorri Lepurin nga shtepia me mashtrime duke i premtuar karrota ne bahce , dhe pastaj u be zot ne shtepine e Lepurit !
    Premtimi i politikani t shqiptar eshte Karrota !

    Jemi rregjur 30 vjet !

  • Dada Gonxhe Bojaxhi tek varri i zogo-fashistit Enver ne SEKONDEN qe i duhej KATOVICES.

  • Jua ka gjetur formulen budallenjve.
    Do ju jap aeroplan te lozni thote.
    Dhe keta urraaa
    Po vetem tenderi i konsulences per Aeroportin e Vlores i kushtoi popullit 20 milione euro..
    He jepi, se nuk i ka dale pija cyrykeve.
    Do vine me aeroplan verdalle, se rruga bllokohet sa vete ne Skele..po do marrin avionin per ne Uje te Ftohte, rruga me nje korsi, dhe betoni deri ne mes te detit..hajde merre vesh kete lloj cmendurie me te cilen mburren kafshet e Rilindjes se Ramutit e te Lelit.

  • Edvin Droga nderton fusha kanabisi dhe aeroporte

    Lali Eri Gebelsi nderton landfille vrastare dhe shkolla

    Taulant Xibraka nderton laboratoret e kokaines

    Gjushi Hajduti vjedh votat ne Durres me Avdulajt e krimit

    Damlla Gjiknuri vjedh votat ne diber me Saje Qorrin dhe KESHAT e Policise “gjithmone gadi” te Partise

    CFARE SHTET-MUTI ESHTE KY?

    • BRAVO VJOLA FANATIKJA!

      sepse:

      Bravo! i thone gomarit,

      prandaj:

      Beji te fala firmes “Bashkim Ulaj&Lukuni” qe fallsifikon letrat per tenderat e Edvin Droges si i papare dhe qe vjedh 20 meleone euro per 1 kilometer palo rruge te Unaza e Madhe, por mund t’i besh te fala edhe firmes “Fusha” qe ka gjetur “shesh dhe po ben pershesh” me Teatrin Kombetar duke perdorur si bedel Mon Kukaleshin e Edvinit, Lali Eri qe mashtron si Gebelsi i Hitlerit me propganden e tij hipokrite alla “dopolavoro fashiste” dhe pastaj dekoron me medalje Gherado Bosion ne nje kohe qe po ja prish arkitekturen me tritol ne dore per te vjedhur trruaj dhe gabitur prona si nje enverist fanatik servil i papare.

  • Masi te maroje aeroportet ne cdo katun ky palla ka per te na ble kai aeroplan per secilin. Rrej or pallosh, rrej se Vjola t beson.

  • Hallall Edi,ne per aeroporte kemi nevoje.Edhe pse atje mund te mos shkoje asnje avion,edhe pse cmimet e biletave jane ne stratosfere ne nuk na intereson aspak mjafton qe te ju te jeni te kenaqur ose me mire me thene xhepi juaj te ndihet i kenaqur.Edhe po nuk e bete aeroportin sprish pune mjafton vetem projekti qe ju te merni leket.Edhe avioni i pare nuk fluturon por inaugurimin e bete.

  • Ku e ke aeroportin mo Sillo ? ,vajte 2 vjet që thua do fillojmë dhe sështë hedhur asnjë lopatë.

  • ky paska lajthit totalisht.
    Ku ka ven me ndertu aeroport ne sarande?!
    Mbi syrin e kalter apo ne Butroth!!!
    keti i qeka kalcifiku truri komplet pa dallim koshience dhe llogjike.
    E mjera SHQIPERI se çpo heq e çpo vajton nga ku
    hajvon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *