Ne që Një Milionë, për një ditë u bëmë…

redaktor

Eh-si vajtën punët,
lumë dhe përrua,
Rama po i lutet,
po Luli thotë: “S’dua!”

Luli e ka sharë,
sa s’di se ç’të them,
po Rama i lutet,
dhe s’e ka problem!

T’i bjeri në gjunjë,
këtij lloj mistreci,
që flet-e kërcen,
porsi karkaleci!

Unë për veten time,
ta di që të vdes,
një lulashi kurrë,
s’i lutem për besë!

Kemi thënë që Luli,
ësht’ thjeshtë kaçator,
po ja që u bë,
një prima-faktor!

Saqë ne në mëndje,
nuk e shkonim kurrë,
të përgjunjej Rama,
dy metroshi burrë!

Vota për Reformën,
Ramën e përuli,
a çelësat në dorë,
tani i ka Luli!?

Meqë dritë jeshile,
nuk duket gjëkund,
Rama do bëj prapë,
lëshime pa fund!?

Në djall shkoftë pushteti,
edhe qeveria,
kur i lutesh Lulit,
dhe stanit të tija!

Vetëm një i ikur,
nga mëndja e kokës,
i lutet Lulashit,
edhe Flamur Nokës!

Nëse bien gjithë,
dhogat e tavanit,
mund t’i lutesh Lulit,
dhe Arben Ristanit!

Gjer më sot në mëndje,
s’i shkonte njeriut,
që Rama t’i lutej,
në gjunjë xha Saliut!

Ne që Njëmilionë,
për një ditë u bëmë,
kjo lloj katandisje,
na duket një gjëmë!

Duket që Berisha,
kurrë s’është rrëzuar,
gjersa gjithë fijet,
i ka sot në duar!

Iku qenëria,
iku-të gjithë thamë,
po s’qenka kështu,
more shoku Ramë!

Jo që nuk ka ikur,
por qëndron në fron,
jo vetëm që leh,
por edhe kafshon!

Share This Article
12 Comments
  • Super. Afersisht te njejtin mesazh pati sot edhe Blendi Mane te “Tema”. Shqiptaret jane zhgenjyer dhe egersuar me kete gjatoshin pa nerv, pa moral, pa bythe, pa dinjitet qe i shiti dhe i shperdoroi 1 milion votat qe iu dhane. Me mire PS-ja te kishte mbetur ne opozite perseri sesa erdhi ne pushtet per te ricikluar banden e kryekriminelit. Fatkeqesi kombetare. PS-ja nuk ka pasur asnje udheheqes per te qene gjate ketyre 25 vjeteve te fundit.

    • Nexhmijen ,merrni nexhmijen cfare prisni 😛
      rri kot gjithe ajo fare partizane

      “rama po i lutet luli i thote s’dua ”
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaahahhahahaaahahhhhhhhhhhhhhhahaahahahaha
      ah ti mos vdeksh kurre ,se me gajaset
      si vajti kjo pune mor shok ,si vajti
      u be njesiti guerril 1mil per 1 dite dhe per cfare ??
      per tu lutur zogut te Hollandes ,dhe cfare pa …ai nuk do
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahahhahahahahahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaa
      ik se nuk shkruaj dot me ,sot u gajasa 😛

      Ne fakt tani qe u mendova dhe lexova ftesen e Rames per te takuar Lulin te kryeministria , fajin e ka Rama
      Lulkes i pelqejne ambiente me soft ,me drita pak me te uleta , diskutimi duhet te ishte ne vende me te rezervuara , eh e gjeta ,me luleshtrydhe ,jemi dhe ne kohe ,cfare ishte kjo ftese kaq e ftohte me kryeministri
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahahahhah

      Dita na mbani te informuar si o shkoje kjo romance ,kur do ja japi Luli…oren e takimit 😛
      sot u gajasa .

      • Black Swan, Sorrë e zeze,
        Mos qiesh shume moj derezeze
        Se kush qiesh vend e pa vend,
        Nuk ka tru e nuk ka mend…

  • REFORME NE DREJTESI OSE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME DHE REFERENDUM MBAREPOPULLOR PER TE NJEKOHESISHT

    Enough to it’s enough…. Boll me !
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Populli nuk te votoi te lutesh Edi Rama!
    Te votoi te qeverisesh . Qeveris !
    Nuk ka pase edhe nuk mund te kete qeverisje demokratike pa Ligj e Drejtesi
    Nuk behet as reforma, as Drejtesia, as shteti me lutje ndaj atyre qe rrenuan e zhbene te pakten pese here kete shtet ne 25 vjetet e fundit…
    Nuk behet e as mos te shkoje ndermend qe kusare qe kane vjedhe, jo 250 , por te pakten 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit, atdheshites si Sali Berisha apo Lulezim Basha, Arben Imami e co. te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese, vrases perserites te 4 shqiptareve me 2 prill 1991, te atdhetarit Remzi Hoxha ne vitin 1995, te mijera shqiptareve ne 97-en, te 26 viktimave te Gerdecit, te 4 protestuesve te 11 janarit 2011… te rrenimit dhe kalbezimit te cdo hallke te shtetit shqiptar te pranojne heqjen e parzmores se Impunitetit per kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Minave me sahat qe ka lene ne cdo hallke e ne cdo hap te shqiptareve, kjo “bande gangsteresh” po i shtojne cdo dite mina te reja!
    Grushti institucional i shtetit i javes se fundit ku u mobilizua cdo gangster politik, familjar, mediatik i ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”. ofensiva komplotuse e cdo skalioni te saj me nje agjent te UDB-s se Milloshevicit qe beri prokurorin e Ministrit te Brendshem me te suksesshem te kesaj qeverie Saimir Tahiri, krahmarrja sa e trashe edhe cinike e kapterr Nishanit ne bashkepunim me Ajazin e Llallen, te gjithe nen komanden e Mareshallit te Beogradit, Moskes…. jane ” Flamuj te kuq”, sic thone amerikanet, alarm e kushtrim per cdo shqiptar qe e do sadopak ate vend te bukur e ate popull pa shtet ligjor e pa Drejtesi!
    Nuk ka shqiptar e nderkombetar…. edhe lopa e sheh dhe e di se kush dhe perse po e saboton, po e vonon me cdo mjet e me cdo cmim Reformen ne Drejtesi!
    Banda e gangstereve, ceta e atdheshitesve, lukunia e atdherrenuesve, skalionet e atdhekalbezuesve te cdo pori te tij, Mafia qe ka korruptuar edhe vete korrupsionin si fjale e si koncept jo vetem ligjor por edhe gjuhesor, arrin deri aty sa me nje pafytyresi te pashoqe te akuzoje qeverine dhe mazhorancen se e ka vonuar Reformen ne Drejtesi!
    Kesaj i thote populli me ta lene kopilin ne dere!
    Gjysma e se keqes! Cinizmi dhe arroganca, shejtanbudalleku dhe idiotesia donkishoteske e liderit de jure te saj Lulezim Basha kalon cdo kufi te aresyes njerezore kur ben thirrje per ta vonuar edhe me shume se nje vit tjeter reformen, pra impunitetin e kesaj Mafia te cmendur nga frika dhe paniku i ndeshkimit ligjor te krimeve te saj madhore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
    Zot ruajna nga marrezira te tilla te diktuara nga Padrinoja i saj!
    Hajde te fitojme kohen e humbur dhe vonesen e qeverise per Reformen ne Drejtesi duke e vonuar edhe mbi nje vit tjeter… ESHTE mesazhi me i fundit i SHQUP-it.
    Edhe Don Kishoti i Mances do te cohej lugat dhe do te kerkonte titullin Akademik perballe kesaj cmendurie te Lugatit te Vicidolit, te recituar keq nga Shvejku i tij Lulezim Basha. Aq shume e kane kalbezuar shtetin shqiptar sa virusi i kalbjes u ka depertuar edhe ne qelizat e trurit te vet!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare.Sot!
    Neser eshte kurre!
    Si?
    Plani B kalon ne Planin A!?
    Zgjedhje te parakohshme, ka thene Pandeli Majko para disa muajsh dhe analisti Andrea Stefani ne nje analize para dy ditesh tek gazeta ” Dita”
    Mendime te aresyeshme, por jo te plota!
    Zgjidhja e plote e ketij ngerci politik dhe ligjor, pervec zgjedhjeve te parakohshme Parlamentare kerkon edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    Cdo lutje per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit te saj madhor per Drejtesi e shtet ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’ s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Enough it’s enough!
    Boll me!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!

    Sent from my iPhone

  • *****Edhe Breshka në ferrën SH.Q.U.-pit e ka një fat !… Lepuri për ti shpëtuar gjuetarit u struk në ferrën e SH.Q.U-pit,dhe Lepuri deshi të ikte por breshka i tha nuk të lë të ikësh pa të përdhunu se kush futet në lukuninë tonë të P.D-së ktë fat ka..Edhe kësaj breshkës të SH.Q.U -pit I erdhi ” dita.” kur kryeministri me një milon vota arrinë ti lutet breshkës për takim!!!..Dhe ironia e moqalit të sh.q.u.-pit lë takim Ramës mbrapa një jave ,ditës së mërkurë !….sikur breshka do vijë nga cepi tjetër i globit !? ..qesharake !!!.., kur ka mundësi të vrapojë me hapin e lepurit ,sigurisht i duhet koha për të marrë urdhra e porosi nga llagëmi i lukunisë së Saliut.Ky ëshë një qëndrim i turpëshëm dhe i pa lejueshëm ndaj zhurmës së përditshme shurdhuese të lukunisë së DREJTUAR nga krimineli Sali se duam reformën në drejtësi .Kjo propogandë shurdhuese e PD-së se duam reformë në drejtësi është falsitet , mbetet një mashtrim , fyerje e kërcënim për popullin.Nevoja për të kryer reformën në drejtësi nga E.Rama nuk mund të shkojë deri te përdhunimi i ferrës së SH.Q.U-pit me shpifje ,dizinformime .kërcënime nga shpellari Sali .Një marveshje lutje me politikan të kriminalizuar të PD-së që është tallur me jetën e shqiptarve në 24 vjet ,por tallet edhe me dinjitetin e KRYEMINISTRIT Rama,është paaftësi .Në vendë që ti kishte qëruar e proçeduar penalisht lukuninë e P.D-së kriminel pa nderë e moral ,vrasës të Gërdecit,të 21 janarit, vjedhës të 250milon eurove të rr.kombit,të shitjes të teritorit shqiptar , hapjes së depove të ushtrisë,nga kjo LUKUNI Qenësh të S.Berishës që e ka lodhur dhe shkatrruar aq shumë popullin , na e ka bërë jetën të pa durueshme në Atdheun tonë.Z.EDI në se nuk e bëni reformën në drejtësi me 85 vota atëherë bëni një referendum popullor .Vetëm populli ju nxjerr nga moçali faqebardhë ,mos shko në ferrën e SH.Q.U-pit se do përdhunohesh.!!!! ***********************************.

  • E mjera Shqiperi ne duart e kujt ka rene ….!!! Mafia
    hajne e vrastare e ka kapur prej fyti ,njeri shtetin,tje-
    tri pushtetin ……!!!

  • Kercuri Pd-se
    Tash ka cel nje syth!
    Qe do na kafshoje,
    por ama,ne bythe…

    Edhe sic e dini
    bytha s’ka qeder
    S’ka c’ben me salehi
    as dhe me proteze…

    Mos u’a beni qefin
    Lulashve ne forum!
    Sepse dy metroshi
    U’a ka future hun.

    Ashtu,,urt ‘e bute…
    Edhe plot digani…
    E kane ne tullum
    Salehi dhe stani….

  • o Duka, kjo puna e lutjes ne gjunje eshte pune kavalieresh. Se gjithe zallamahia e dasmes tha Putin mbaron me 5 minuta nga ai muhabeti, si thote aforizma ruse. Meme Rama e ka pasar pak zanat gjuajtjen e bulevardit dhe Luli eshte caze gjysemmashkull, i bie qe me pak temenara ky muhabet te mbaroje sipas aforizmes ruse, besoj edhe Zorra e zeze do jete dakord qe Rama e jep djathin per te kapur miun.

  • Nje milion per nje dite u beme – eshte vertet ashtu.
    Se besoi ky popull Ramen mendje-hu.
    I genjeu debili nje popull te ter.
    Premtoi henen ne toke te bjer.
    Shendetsi falas, taksa te ulta fare.
    Pune per 300 mije, rroga sa nji minare.
    Premtoi sa plasi rrena pa dogane.
    Njerezit si dele voten shkuan e dhane.
    Sot tre vjet pushtet flet prap per vota.
    Kur 1 milion premtimet i hodhi te gropa.
    Por populli zor se per s’dyti i beson.
    Se fajin e ka vet, jo ai qe mashtron.
    Sot kudo populli Ramen po e njeh.
    Nuk beson me rrena, por ato qe sheh.
    Rama ne qeveri i solli Shqiperis.
    Varferi kapul si te Abisinis.
    Vota prap po deshi dikush 1 milion.
    Vetem nje premtim populli ja beson.
    Premtimin e bere hapur e pa ndroj.
    ” Ramen e Salen ne WC do coj “!
    Ky premtim i bere pastaj realitet.
    Garanton qeveri e pushtet te qet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *