Rama në Himarë: Pamje të re bregdetit ndryshe nga pluhuri e balta estetike e bathorizimit

Saimir Lleshi

Në Bregun e Jonit ka nisur realizimi i një pakete të plotë investimesh, të financuara nga qeveria shqiptare, që brenda vitit të ardhshëm do të rivlerësojë të gjithë potencialin turistik të bregut. Për të inspektuar punimet ishte në Himarë dhe Qeparo, Kryeministri Edi Rama.

E gjithë Himara është kthyer në një kantier pune, ku me financim prej rreth 233 milionë lekë të qeverisë, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nisur zbatimi i projektit për rikualifikimin e plotë urban dhe peizazhistik të shëtitores buzë detit, sheshit qendror, që do të vazhdojë me unifikimin e fasadave të ndërtesave dhe krijimin e një qendre administrative tipike të një qyteti mesdhetar.

Përgjatë vijës Spile-Himare dhe në 9880 metra katror sipërfaqe po ndërmerren ndërhyrje arkitekture peizazhi, zhvillimi urban dhe rekreacioni. Shëtitorja ekzistuese po transformohet  me vijën natyrale të terrenit që lidh detin me ndërtesat në vijën e parë të bregut. Projekti ruan karakteristikat e zonës, duke përdorur materiale që i afrohen elementeve natyrale të formimit të plazhit. Në projekt  parashikohen të mbillen gjithashtu  pisha mesdhetare. Në pjesën veriore të shëtitores do të instalohet edhe një port turistik.

Ndërhyrjet e aplikuara si një e tërë do të unifikojë panoramën e qytetit të Himarës, duke i dhënë fund kështu, kaosit urban shumëvjeçar. Përveç krijimit të një hapësire të re bashkëkohore për qytetin, ndërhyrjet tërësore do të fuqizojnë potencialin turistik të Himarës dhe turizmit shqiptar, si dhe do t’i japin zhvillim të ri aktivitetit ekonomik dhe tregtar. Ripërtëritja urbane që ka nisur do të vazhdojë edhe me plazhet e tjera të Bregut si Dhërmiun, Jalën, Qeparoin, Vunoin.

 “Pas 20 e kusur vitesh i jep mundësinë Himarës që të jetë jo vetëm vendi ku njerëzit vijnë sepse vijnë, por edhe vendi ku marrin shije krejtësisht tjetër dhe hap rrugën e një ripërtëritjeje edhe urbane, edhe mjedisore, edhe shpirtërore, pasi u godit keq shumë edhe Himara në identitetin e vet dhe u mbulua nga pluhuri e balta estetike e bathorizimit. Gjë që e shkatërroi rëndë dhe e privoi për vite të tëra nga shfrytëzimi i potencialeve të veta”, theksoi ai.

Ndërkohë, në Qeparo kanë nisur punimet për vazhdimin e shëtitores, segmenti i parë i të cilës që përfundoi para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Si e tërë, shëtitorja  shtrihet në të gjithë vijën e plazhit të Qeparoit deri në pikën fundore të tij, me një gjatësi prej 2 kilometra dhe gjerësi nga 5 deri në 7metra.

Edhe në ndërtimin e saj po ruhen karakteristikat e zonës, me blloqe guri të çrregullt për muret mbajtëse, shëtitorja do të vishet me pllaka guri, ndërsa konturet përgjatë saj janë konceptuar në trajtë bedenash. Gjelbërimi dhe ndriçimi dekorativ janë elementët e tjerë të projektit.

Epiqendër e shëtitores do të jetë sheshi panoramik nga ku do të shihet gjiri i Qeparoit dhe ku do të vendosen edhe shërbimet e ndryshme. Destinacioni i përmbylljes do të jetë moli i varkave të peshkimit dhe jahteve turistikë. /Dita/

 

Share This Article
15 Comments
  • Ne shkollen fillore nje mesuese na tregonte nje histori franceze ku nje djale i varfer qe nuk kishte se me cfare te blente buke rrinte para xhamave te nje dyqani paninesh.Pronari del dhe i thote cfare kerkon ketu.Ai i pergjigjet se nuk ka para qe te bleje buke por kenaqet me aromen e bukes se dyqanit se ka stomakun bosh.Pronari i thote se edhe per tu kenaqur me aromen e bukes duhet te paguash ose zhduku prej ketu.Sigurisht me kete histori na paraqitej ne femijeve kapitalizmi i pameshirshem qe sundonte ne bote dhe bota jone shqiptare ishte me e bukur dhe pa te varfer.Me kete dua te them se shume mire qe ndertohen gjera te bukura ku padyshim ka gisht edhe ky kryeminister por te shetisesh ne nje bulevard te bukur ose ne nje park te bukur mund ta shijosh vetem po te kesh problemet tjera me kryesore ne rregull.Dhe Probleme ka shqiperia dhe populli shqiptar aq shume sa keto bulevarde po te behen edhe me flori nuk ndricojne fare prej erresires qe i ka sjelle kjo politike ketij populli.Duke pare kete njeri qe shetit sa andej kendej me perforcohet bindja se duke mos pasur fuqi per te rregulluar gjerat me kryesore te shtetit perpiqet qe te beje diku nje bulevard diku nje park etj etj ama kryesoren se arrin dot.Dhe te mos harrojme se kemi hyre ne vitin e trete te qeverisjes Rama Meta.Dikush do thote sidomos militantet se eshte heret.Atehere po i pergjigjem me nje thenje te Atij qe sundoj Shqiperine per 45 vjet Enver Hoxhes qe i pat thene Petrit Dumes ne ate kohe shef i shtabit te pergjithshem te ushtrise shqiptare kur ky i fundit erdhi dy minuta me vonese:ne dy minuta pushtohet nje shtet shoku shef i shtabit te pergjithshem!Nuk e di se cfare do thote ky kryeminister pas dy vjetesh ne kete kohe!Shpresoj se ky kryeminister duhet ta dije se cfare eshte me e rendesishme per kete popull se sa nje bulevard i bukur!

  • Po ckeni me Mark Uk…i cili ka te drejte kur thote me duar ne xhepa…….pse nuk i kerkoni llogari Edrames per pallatin ne buze te detit mbi rere te Koco Kokdhimes kur ai shembi ate te Lulzim Bashes qe ishte ndertuar ne shkemb…edhe per ambjentet sportive te Aleksander Frangajt te mbuluara me beton dhe tulla tani.

    me duar ne xhepa tregon qe je me pushime , e ke ne terezi, dhe vendi ka afruar investime, presidenti nuk eshte kukull, drejtesia nuk eshte e korruptuar dhe kryeatri i kuvendit…nje zot e di arsyen e vizites ne Beograd..dhe jo per nje dite por 3 dite rrjesht, sikur jane me pushime, pasi vendi me i prapambetur dhe i varfer ne Evrope,ja merr dhe Gjermanise.

  • O info or toc kur erdhi rama nuk merish vesh ku ishte lumi I lanes nga nderime si ai kandehari qe je shprehur me siper, nuk bohish fjal fare per zbukurime, kush e rregulloi or toc po nuk dite te pergjigjesh ik e pyt tironsat jo shpellaret si ka qen dhe kush e rregulloi, se ti do te jesh emigrant ne tiron ose flet nga ndonje shpell.

    • Lindi ore toc. E ke pare ate vepren e artit qe quhet Komuna e Parisit? Kioskat ishin provizore dhe u prishen per pak dite. Hajde hiqe po deshe cimenton e Rames qe ka zaptuar cdo oborr shkolle e hapesire te lire publike. I ke pare kullat e Sadri Abazit ne zonen midis trenit dhe hipotekes? Leri tironcat pronare se ata i ka shtypur me kembe Rama duke favorizuar Kocot me shoke. Kush ia fali Taivanin Sules? Kush i lejoi zaptimet e hapesirave publike ne zonen e bllokut?

  • qarku vlore fshatra t vlores vuno ,himare,dhermi qeparo radhime .jonufer orikum dhe kane banore sa nje lagje e qytetit t vlores
    VLORA ku eshte qendra gjykatat porti industria institucionet universiteti dhe ky qyteti ku shoku rama ju heq leket dhe ja jep kocos po ti e ke len vloren si kandahar asnje investim asnje rruge brenda qytetet asnje palme e mbjedhur dhe qyteti palmave sot dhe ato palma qe kishte u semuren ne qeverine e rames i hengri krimbi u thane s kish ndodh kurre ne 100 vjet shtet tani do mbjedhim rap e pisha ahaha
    rruga skele uji ftohte projekti gjigand i ktij kryeministri show tv i papare dhe asgje germadh kaluan 2 vjet tallje hedhin nje lopate sa per sy e faqe dhe tallen duke e kthyer pjesen me te bukur te vlores ne shkretetire ujra te zeza e kudo sikur ka ren bomba ecni dhe shikojeni shkure ferra mes qytetit SABOTIM GJIGAND 2 VJET I HOQEN TURIZMIN VLORES
    .nuk fut mjete nuk fut firma serioze dhe sa eshte ajo pjes as 5 km rruge bulevard dhe ky beri talljen me te madhe ne historin e popullit t vlores dhe ajo pjes vazhdon t mbetet ashtu nga tallja e ktij njeriu me nje eskavator qe punon aty kurse ne fshatin me te humbur futenmjete 10 here me shume se ne mes vlores pse ka nai t na i shpjegoj
    bybasi vlores akoma ska filluar rruga trasballkanike erresire e plote as trotuare as peme as ndricim te gjitha rruget e qytetit t prishura rruga sodes e ngushte dhe asnje investim kudo germadh dhe qyteti kryesor ne shqiperi vuan nga investimet dhe talljet e ktij kryeministri qe del e pa pik turpi thote vlora ime e vlora investime por t pakten erdhen zgjedhjet dhe do iki me bisht nder shal pa vlonjatet e njohen e pane c beri per vloren ky .asgje nje zero te madhe kshu do mbahet mend po kta lloj politikanesh s kan as piken e sedres e pergjisis per qytetaret tju sherbejne atyre por duan t bejne show tv dhe t vjedhin.

  • mos e prek plazhin o shtaze injorante
    Lere si eshte,
    E duam me gure dhe rere, zhavor dhe guacka
    mos vere dore ta betonosh
    injorant hajvan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *