Nuk kam patur fatin të shkoj në Suedi por më kanë treguar se është një vend ku në mëngjes mund të shohësh… drerin tej dritares. Si gazetare është një vend për të cilin nuk me ka thënë goja një herë një lajm tragjik, një skandal politik. Më duket si një përrallë ajo që kam dëgjuar rreth Suedisë dhe ajo ç’ka konstatoj. Sa futesh në ambasadën suedeze atmosfera është e jeshiltë. Tek dera që mezi hapet (për shkak të sigurisë) shfaqet një grua e ëmbël. Një vit më parë më qëlloi të shkoj në ambasadën franceze dhe në ato dy orë nuk më zuri syri as buzëqeshjen më të vogël. Këtu ka shumë miqësi në ajër. Gruaja që më pret quhet Merita, dhe duket se ka shumë vite që punon në ambasadë. Ambasadori Patrik më pret në zyrë me një pamje të dashur. Zyra e tij nuk xixëllon nga dekoratat apo llukset por ka një thjeshtësi të arreduar me ngjyra e prakticitet. Kur i thashë që rubrikën LUNCH tashmë e botoj në DITA ai më thotë: “Uauuu, DITA, very strong one” (Uauuu DITA, shumë e fortë)
I tregoj për Suedinë dhe ai më sheh prapë me aprovim.
– “Po ne jemi një vend që e duam natyrën. Suedezët janë të lidhur shumë me çdo gjë të natyrës. Ne udhëtojmë shumë.
– Ndoshta për këtë shkak nuk futeni në konflikte? E pyes unë duke qeshur.
“Nuk e di, po me siguri duhet të jetë diçka mes të dyjave. Mes natyrës dhe ADN-së. Suedia ka 200 vjet që nuk është përfshirë në një luftë. Ishim të privilegjuarit e Luftës së Dytë Botërore. Qëndruam neutral dhe nuk patëm asnjë dëm. Ne jemi dashnorë të të drejtave të njeriut dhe të natyrës.
– Po si është e mundur që nuk dëgjoj për krime, skandale?
– Ah, jo mos ekzagjerojmë. Edhe atje ka probleme por sigurisht jo shumë. Mendoj që shtetin e bëjnë qytetarët, shpirti i shoqërisë është ai që përcakton fatin e një kombi. Suedezet janë njerëz punëtorë dhe që e duan shumë fqinjin, natyrën dhe rregullat.
-Po ne shqiptarët?
-Pa dyshim që po. Unë mendoj që shqiptarët janë shumë të mirë. Kam një lidhje të fortë me Ballkanin. Para se të vija me mision në Tiranë, kam qenë në Shkup dhe më herë në Sarajevë. E dua popullin e Ballkanit.
– Edhe pse ne nuk e duam njëri-tjetrin?
-Nuk është e vërtetë që nuk e doni njëri-tjetrin. Jeni pak impulsive por kurrsesi nuk do thosha që ballkanasit nuk duhen mes tyre.
-Po gjithë ato luftëra, konflikte. Kush na i bëri?
-Është një histori e gjatë. Nuk dua unë të bëj historinë sot. Po ja psh, Shqipëria është shembull i fqinjësisë së mirë. Nuk keni probleme fetare. Ju keni vetëm një problem ende të fortë, klimën e polarizuar politike.
-Pse e kemi të tillë?
-Duhet të pyesni ata, jo mua. Por mendoj se pas statusit disa gjëra do të zbuten. Shqipëria e meriton statusin dhe ne gjithmonë kemi thënë PO.
-Mendoni se statusin duhet ta ndajnë si një trofe të përbashkët të dy qeveritë? A ishte i mundur edhe gjatë kohës së Berishës?
-Si të të përgjigjem për këtë pyetje? Nuk e di. Duhen dy për një tango. Dhe mendoj se ende ka nevojë për bashkëpunim.
A ju pëlqen Edi Rama?
-Më pëlqen. Është një lider impresiv. Por unë pëlqej edhe shumë shqiptar të zakonshëm siç mund të pëlqej Edi Ramën.
Ai përgjigjet shkurt dhe të jem e sinqertë, ja qaj hallin. Duhet të jetë e vështirë të jesh diplomat sepse është një punë që të kërkon të thuash aq sa duhet. Një profesion që më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë të kyç lirinë. Ja tregoj edhe ambasadorit Patrik dhe ai më shkel syrin dhe thotë se sigurisht kemi disa rregulla. Po që të jetosh mirë dhe safe (sigurt) bën mirë që disa gjëra të bukura t’i kyçësh se vetëm ashtu jetojnë gjatë. I tregoj një shprehje të huaj që në shqip do të thotë: “lumturia jetohet vetëm kur e mban të fshehtë.”
Edhe ai duket nga ata njerëz që lumturinë e mban të fshehtë. Ambasadori Patrik është beqar. Familja e tij jeton në Suedi dhe tregon se ata kanë ardhur shpesh në Tiranë. Tirana i pëlqen shumë edhe pse nuk ka ajrin e pastër të qytetit të tij, por ai nuk duket të jetë i shqetësuar nga ajri sesa nga demokracia.
– “Ju duhet të përpiqeni të gjithë për demokracinë. Ajo është një shtëpi që nuk mbaron kurrë. Gjithmonë ka një lule për të shtuar, një tullë diku, një dërrasë të kalbur për ta ndryshuar. Keni probleme me drejtësinë e cila duhet të ruaj vendin nga rreziku i krimit”.
Biseda shkon tek zgjedhjet në Europë dhe këtu ai bëhet më pak i qeshur.
-“Jemi të shqetësuar për ekstremizmat që po shfaqen. Ka shumë arsye që pse ndodh kjo. Europa e ka marr shumë seriozisht këtë kërcënim. Ksenofobia po kërkon një Europë tjetër, por Europa nuk mund të përjetoj metamorfozë.
-Europianët u lodhën së qëni europianë më duket? E pyes unë si më konstatim.
-Nuk janë lodhur por janë mërzitur me krizën ekonomike. Me disa gabime të politikanëve. Nuk ka fajin ai që voton por mënyra sesi ke qeverisur. Europianët e dinë mirë se çfarë është e drejtë e tyre dhe nuk ta falin këtë. Mendoj që Europa do e gjej forcën për të shpëtuar nga nuancat ksenofobe.
-Aq më tepër që jemi nisur edhe ne tani? Ose më saktë po nisemi.
-Po vërtet. Po niseni dhe të gjithë duhet ta ndihmoni atë anije.
E pyes nëse ka mësuar shqip. Dhe më përgjigjet në gjuhën shqipë:- Pak fare.
Gjuhën shqipe e kam mësuar me hope. Nuk jam gjithmonë sistematik. Gramatika është shumë e vështirë por tingulli i shqipes është ndër më të bukurit. Gjuha shqipe është si një melodi. Nuk e keni idenë sa muzikë të bukur keni ndërsa flisni.
-Sikur t’i ndërronim dhe fjalët , i them unë.
Tani që e mendoj, nuk e dija që gjuha jonë kishte muzikë brenda. Por më shumë nga gjithçka më mbeti si çekan mbi kujtesë një frazë e ambasadorit Patrik për lumturinë: unë jam i lumtur sepse e gjej atë, aty ku ndodhem. Dua gjërat që mund t’i kem. Ndoshta për këtë arsye nuk më mungon asgjë.
*Rubrika LUNCH e autores, çdo të shtunë, në DITA
Edi Rama mbi hezitimin europian për statusin e Shqipërisë
“Nëse Shqipëria do të merrte statusin në dhjetor do të kishte pasur më pak konflikt dhe shumë më tepër mundësi për të shkuar më përpara në rajon dhe mbi të gjitha, në fund të fundit nuk është se nëse nuk shkojmë në BE ne nuk jemi europianë. Ne jemi europianë sa janë gjermanët, danezët. Ata janë anëtarë të një Bashkimi ne nuk jemi anëtarë por nuk na bën më pak të drejta për të thënë atë që mendojmë për Europën. Ne duhet vetëm të presim KE që nëpërmjet raport progresit të thotë fjalën e vet nëse ne i kemi qëndruar një për një detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim nëse do ta kemi ne kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira Europa nuk do të diskutonte sepse KE do të thotë që e kanë bërë detyrën. Është njësoj si një komision provimesh që thotë që këta e morën provimin dhe pastaj drejtoria thotë prit një minutë se do e shohim në vjeshtë se kemi halle të tjera. Se kështu jemi katandisur në këtë Europë, ku jemi sot. Ne të marrim detyrën para komisionit pastaj të presim drejtorinë çfarë vendimi do të marrë“, tha Rama.


Gazeta DiTA eshte gazeta qe ben kopertinat me te mira dhe me intriguese nga te gjitha gazetat e tjera shqiptare! Kjo eshte e verteta! Urime DITA, le te pelcasin nga inati te gjithe ata qe s’e duan te verteten, qe eshte vetem nje. Kjo eshte dhe arsyeja qe disa televizione nuk e lancojne ne mengjes! Sa me teper ta fshehin te verteten, aq me shume nder i bejne, duke mos e kuptuar se e reklamojne pa dashje…! Mjeranet e pasur nga pasurite e vena padrejtesisht, por te varfer nga shpirti si toka djerre!
Ambasada suedeze ka mbajtur gjithmone qendrime korrekte dhe dashamirese ndaj Shqiperise pavaresisht forcave politike ne pushtet.
Zoti diplomat perpiqet te flase mire per Shqiperine dhe Suedia ne fakt ka qene qe heret pro statusit per Shqi[perine.
Por z.ambasador, qeveria i ka bere detyrat por jo te gjitha.Keni haruar me te rendesishmen : nuk ka çuar asnje, asnje po asnje, perpara gjykates qe te marre denimin qe i takon.
Me fal era por kur ti drejtohesh kryeministrit nuk duhet ti kujtosh gjera te verteta.
Faleminderit z.Patrik.
Por shqipetaret duan pune dhe mirqenje pastaj “europa” vjen vete..
Sa te jete Sali Krimineli B.E ta harrojme ne kuptimin e standarteve reale
Z.Rama.Europa e Amerila kerkojne qe te zbatohet ligji nga drejtesia e korruptuar mbi drejtuesit qe kan bere korrupsjon,dersa ju doni te na lidhni duart me BE,e cila do kerkoi qe te rrini urt,te mos veproni ndaj Nishanit,Saliut,Lulit,Imamit,Vishos,Llalles,etj.
Ke quan detyre ky, terren te lire krykriminelit serbogrek,siç kame thene dhe hère te tjera nqs se ju nuk çoni perpara drejtesise klanin serbogrek, ju te gjithe jeni 1 lloje.
S’paska qene e genjeshter nje barcalete qe e kam degjuar ketu e 15 vjet te shkuara , qe thoshte se “Shqiperia do te hyje ne BE , kur te dalin te gjitha vendet nga BE-ja!” …
More Bamke Qylollari , po ti nuk e di se BE-ja e ka katandisur keshtu “kokoshi nje thele” kete Sjhqiperi ? Kur more njeri ke patur ndonje shenje miqesie ti si Shqiperi nga Europa ? Po pse harxhon kohe kot more njeri ? Eeejjjj te paguajme per tjeter gje dhe jo per t’iu lutur Europes ! Pastro shtepine se na mbyten plehrat ! Nuk kemi vend ku te kalojme apo shtrihemi , pa u zhyer ne plehra !
Ti mendoke tamam si Enveri mor cun, bravo
Ooouu jo si Gjergj Fishta thua ?
Zoti ambasador ju qenkeni ne te njejtin grup armiqesor me Arvizune 🙂
Baca Sali nuk ua fal kete or taj.
Me siguri qe ti kete Miren e ke dashnore ndersa baxhanaku yt ka qene bllokmen dhe i beri puc Saliut ne 21 janar me thika me helm.
Prandaj kujdes kur flet
hahahahaaaaa 🙂 sa kam qesh
perkthejani ambasadorit kete komentin e fundit aman
hahahaaaa
O Rame, mos e kritiko kot BE se edhe ti vete nuk je burre me i mire. Nuk le gje pa premtuar perpara zgjedhjeve dhe der me sot nuk ke bere asgje. Per me keq te duket vetja edhe interesant keto kohet e fundit,kritikon BE. Ku te con mushka or MIK, ke femije per te rritur….!!
Suedia ka qene pro nesh okej
por po u bë Shqipëria ku njerëzit ti kthehen punës, bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe turizmit (prodhim për konsum vendas dhe eksport), teknologjisë etj, kjo e shoqëruar me shtet ligjor unë mendoj se për pesë vjet ne shkojmë të harxhojmë lekët si turistë ne Europë siç bëjnë Japonezët. Jam shumë i sigurtë për këtë dhe nuk egzagjeroj aspak.
Po po , te prodhojme cdo gje me forcat tona, keshtu na mesonte Dulla qe lypte kredi tek Rusia, pastaj tek Kina dhe me vone kur nuk kishte ku te merrte me i la shqipetaret te hanin barrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
*******************************************************************************************************
Z.Ram, mos u justifiko.
Reforma ne Drejtesi ….. ZERRO, ZERRO, ZERRO !
Z.Rama,
Nese nuk arreston kriminelin s-Ali Bisha, te shperbeje KLD-ne, Prokurorin, Prwsidence-n, SHISHi-n … etj.
Mos genje me, por dorezo pushtetin dhe votat e popullit.
*******************************************************************************************************
Përgjigjjuni
Nga menyra se si shprehet Kryeministri , kam nje pershtypje se diku i kan peshperitur se nuk meret statusi kete Qershor. Justifikimi qe ! Ne i bem detyrat qe kerkoi komisioni etj ,jan per justifikim e konsumim te brendeshem. Raporti do te paraqitet si sukses qeveritar nga mazhoranca dhe mosaprovimi nga kshilli i ministrave te BE do te pareqitet si deshtim nga opozita. Te dy palet i krijojne vet tensionet sa here qe afrohen datat qe diskutohet statusi, sepse nuk duan realisht integrimin ,keshtu jane pushtetplot dhe s’kan njeri mbi koke qe tju kerkoj llogari per zullumet e tyre,hajdutlleqet dhe krimet.
I shallah po na e japin statusin se keta te EU I kane inat keta te PS sepse jane bijte e atyre qe e shanin Europen kapitaliste nga 1944 e deri ne 1990 dhe ata e dine qe komunistet hipokrite nuk i duan por ne Eu duan te shkojne se i pelqen lluksi e mireqenia kapitaliste.
EU nuk ka lluks dhe mireqenie kapitaliste , por ka lluks dhe mireqenie kolonizatori dhe grabitesi ! Pse me cfare e vuri pasurine Europa ? Duke vjedhur dhe grabitur gjithe boten , perfshi edhe neve !
Po te ishte “lluksi” dhe “mireqenia” tipar kapitalist , nuk do te kishin lluks dhe mireqenie vetem 20 shtete nga 160 qe numeron Bota ! Ke po mashtron ti , apo je vertet koketul ?
Vendi me i pasur ne Europe eshte Shqiperia dhe ka qene historikisht ! Me i pasuri me ujra , me bregdet , me minerale ar , krom , baker etj , me nafte , me faun dhe flore brenda 150 kilometrave ke det fushe dhe mal . Me i pasuri me diell 289 dite gjate gjithe vitit sic nuk i ka asnje vend ne Europe !
Po ku e ke Shqiperine ????? Ku e ke dendesine e popullsise per km2 ? Ne 28.000 km2 as 2.8 milione shqiptare as sa gjysma e Athines ! PSSSSEEEE ? Sepseeee …………
Or karabush ! Shkurt babo !
O llesh qenke lesh
Ha Ha Ha Ha , Shqiperia me e pasura, por kot ekzistojne emra si Suedi, Norvegji Danimarke, Zvicer….Kemi diell edhe natyre por jemi kafshe e nuk dime ti regullojme , shkurt nuk dime te jetojme, jemi PRIMITIVE, dime te bejme vetem sherre, per pune jemi SUPER DEMBELE.
JEMI NJE SHTET QE PER 24 VJET NUK KA NXJERR AS NJE POLITIKAN TE RANGUT EVROPIAN DHE JEMI GATI TE BEJME CDO GJE QE NA THOTE EVROPA VETEM QE TE JEMI KANIDAT TE BE. SI SHKRUAN B. ISLAMI PER 15 VJET NE KRYE TE SHTETIT KEMI PASUR NJERIUN E UDB. RAMA ESHTE NJE POLITIKAN ME IDE TE REJA POR DUHET THENE SE ESHTE FRIKACAK KA 85 VOTA DHE MUND TA VERE DREJTESIN NE RRUGEN E DUHUR IMAGJINONI SIKUR TI KISHTE SALIU 85 VOTA CFAR DO BENTE????
Rama : jeni duke folur si dikur kur ishit k/bashkie ne Tirane perpara keshillit bashkiak! Por kete rradhe eshte ndryshe puna,lejini batutat,shigjetimet,akuzat, dhe iluzionet sepse jemi ende larg standarteve qe na kerkohen,dhe kjo sjell dhe skepticizem dhe pavendosmeri nga ana e tyre! Duke ju perifrazuar juve po ju pyes: A nuk mendoni se edhe ne mund te jemi si ai nxenesi hileqar qe meson me hope, apo si ti teket (pra jo konstant),permendesh, pra s,kupton ate qe meson e shkruan dhe per rrjedhoje dhe i harron shpejt ato qe meson dhe qe sjell dyshime tek mesuesi? E fundit fare: Jemi ne qe po trokasim me insistim ne deren e BE-se dhe rregulli i mire e do qe te presim deri sa i zoti i shtepise te na e hape (pra se detyrojme dot me zor apo me sharje) dhe po nuk u hap kemi obligimin te kthehemi mbrapsht e jo ta shperthejme me zor ate porte! Ata kane treguar qe dine te presin miq sepse ja kane hapur dhe atyre qe deri dje u hidhnin bomba mbi koke apo te tjereve qe kishin problematikat tona por qe i kane superuar me pune dhe korrektese! Reflekto dhe pak dhe behuni me i durueshem dhe me puntor!
VETEM PER KOMENTUESIT IDJOTE(salisjane)
Per tere ata komentatore idjote qe pas 23 vitesh qe u ka hypur saliu ne kurriz e ka lene toke te djegur e qe e presin shpetimin nga nje shqipetar me mbiemrin Rama duk mos e ditur qe ne jemi ‘republike parlamentare’ me nje parlament qe nuk ka pefaqesuar asnjehere ‘sovranin’por krimin e korrupsionin WIKILLIKS ju keshilloj:
Me qene se ne Spanje po protestojne kunder mbreterise e duan republike parlamentare SALISJANET te mblidhen e bejne protesta te behet mbret SALIU me qene se ne nuk jetojme dot pa diktature e emrin e PERVEÇEM.
P.S per te qene anetar i Be kerkohen 50 parametra ne sa na kane plotesuar SALI BREGU PER 25 VJET?
Saliu eshte si te gjithe udheheqesit qe ka patur ne shekuj ky popull, as Rama nuk eshte ndryshe, jemi popull i kalbur, keshtu do te vazhdoje muzika , si ka qene ne shekuj, e ka thene Konica, nuk behemi……..
EDI RAMA TREGON SE NUK E KA HABERIN AS NGA HISTORIA, AS NGA EKONOMIA DHE NUK E DI FARE SI FUNKSIONON DEMOKRACIA EVROPIANE
ose thene ndryshe:
BE-JA NUK I JEP NOTE KALUESE VENDEVE KANDIDATE KU PUSHTETARET NDEROJNE ME GRUSHT BOLSHEVIK DIKTATORET DHE REGJIMET GJAKATARE.
ose thene troc:
BE-JA ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE NUK HONEPS PRANE VETES ATA QE NDEROJNE E FESTOJNE 29 NENTORIN E ZI DHE LANC-IN KRIMINAL KOMUNIST QE KISHTE VRARE DHE MASAKRUAR ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT.
ose thene direkt:
EDI RAMA DUHET TE HEQI FODULLEKUN DHE TE BEHET ME MODEST.
Sepse i ben shqyptaret si gazi i Botes. Sa qesharake eshte te krahasosh shqyptaret me gjermanet e disiplinuar te KAISERIT te Prusise dhe danezet inteligjente te princit HAMLET te Shekspirit. Para do kohe prape Edi Rama leshoi ne media nje BOMBE albaneze duke deklaruar se Reichstagun gjerman e ka ndertuar Hitleri, prandaj edhe Piramida e Hitlerit shqyptar Enver Hoxha nuk duhet te prishet. Por a e di kryeministri yne i paditur Edi Rama kur gjermanet filluan te prodhonin BENC-in e tyre shqyptaret flinin me dhite ne oden e miqve dhe nuk kishin as shkrim dhe kendim. Por a e di kryeministri yne i paditur Edi Rama se kur vikinget daneze i binin kryq e terrthor Botes me floten e tyre detare dhe kishin pushtuar gjysmen e Anglise, shqyptaret i faleshin KURANIT dhe ALLAHUT dhjete here ne dite.
Me shume qesharake eshte te krahashosh gjermanet dhe danezet ne planin ekonomik qe per nje minute prodhojne aq te mira materiale sa shqyptareve do t’i duheshin vite te tera.
Kur Enver Hoxha bleu ne Gjermani Bencin e tij famoz 7 metra te gjate dhe te blinduar totalisht, u deshen trena me domate dhe tranguj eksporti per ta paguar dhe Enveri e kishte kuptuar me mire se Edvini te VERTETEN kur deklaroi: “Keta kapitaliste e prodhojne nje Benc per disa minuta, nderkohe populli yne heroik punon tere vitin per ta blere.”
Megalomania po e con Ramen ne humbje te arsyes.
Pyetja, qe iu be vazhdimisht edhe ne intervisten ne BBC, ishte ajo se si do te luftonte korrupsionin me Ilir Meten ne krah. Tani Rames i eshte mbushur mendja se i ka bere detyrat e se fajin e ka Europa qe nuk di te vleresoje.
Njesoj si te shkarravitesh dicka e te pretendosh t’ia kesh kaluar edhe Pikasos, por njerezit nuk te kuptojne. Italianet per keto raste perdorin ironikisht shprehjen “il genio incompreso”.
Ndoshta ngaterron keshillin e BE me tavolinen e ministrave te tij me te cilet tallet e keput qyfyre si i do qejfi.
Nese e marrim statusin, kjo nuk ndryshon asgje ne jeten/ mireqenien e Shqiptarit Mesatar. Duhet 10-14 vjet te plotesosh te gjitha kapitujt per tu bere vend antar. Deri atehere nuk dihet si shkojne punet… .
===
Te gjitha palet po harxhojne kohe dhe energji, duke e bere Europen qellim ne vetevete; kur populli [dhe Europa ] e di mire se kushtet as i plotesojme e as eshte ky problemi yne primar. Rendi, Arsimi, Shendetsia; Fondet Publike dhe Vendet e Punet; varferia ekstreme ne zonat rurale dhe +800.000 Shqiptare qe jetojne me ~$2-ne-dite. Keto Detyra quhen te Kryera?
z. Kr-M harroi Gjermanet e Danezet, harro Europianet e lobingjet [e shpenzime parash-dietash-avionesh!] nga nje vend ku behet fjale per Buken e Gojes, Korrupsion ne Drejtesi, Shtet lesh-e-li; cdo fjale e thene ne kete aspekt eshte tallje per Popullaten Tone te Varfer! Lere retoriken tek shkrimtaret; fene tek feja; Europen ne hallet e saj; e futju punes per te cilen paguheni.
Justifikoni Rrogen tuaj e Taksat e Shqiptarit! Ne shtepine e te pa-buksit; Europa eshte problemi i fundit qe na [duhet] shqeteson Ne.
Edhe une po vrisja mendjen dhe kete mendoj ! Perse na duhet Europa ? Per te rregulluar shtepine tone ! Te pakten keshtu thone ! Atehere perse nuk fillojme me rregullimin e shtepise ?
S’ka leka ! Po leka s’ka sigurisht sa kohe te lihet rrugeve hajduti dhe krimneli Sali bashke me kriminelet dhe hajdutet e tjere ! Ja ku jane lekat do te thoshte Peleshi !
Pra … ky vend nuk behet ! Une propozoj qe me mire te fusim ushtrine greke ose serbe te na pushtojne se sa te na drejtojne veglat shqipfolese te grekut dhe te serbit te klanit te zemunit , Sali Berishovic & Company !
Keshtu te pakten kemi pune direkt me te zotin e pushtimit dhe i dime alternativat ! Keta veglat e tyre ta nxijne jeten se te kallin edhe krupen !
Ah tani e kuptove qe jemi jevg popull ? Po kur ti nuk di te qeverisesh e te rregullosh shtepine tende do vije komshiu te te mesoje.
Ah more Ed Rama sa kosto politiche ke marre per shkak te ketij mut statusi. Ne PS nuk te do asnjeri dhe 95% e bazes eshte e zhgenjyer e nuk te shef dot me sy sepse i perdore dhe sot jane pa pune. Kur te te vijne mendt do jete sh. Vone … Nodoshta te vete gjaku me vonese ne tru se ska spjegim gjithe kjo urrejtje ndaj njerez e qe te prune ne pushtet. PLEH
O EDI CFAR DETYRA KE BER ?? GERDECIN KE DENOVE 21 JANARIN KE DENOVE GJYQSORI PERTOK EDI ME MIR PA EUROPEN SE SA LLUMI BRENDA
Cilat detyra ke bere more zoteri?Cfare ka ndryshuar qe kur erdhe ti ne pushtet?Cfare administrate ke krijuar e po krijon se bashku me aleatin tend?Sa nga ata qe i akuzoje perpara 23 qershorit si te korruptuar e kriminele, jane derguar ne prokurori e jane denuar nga gjykatat?Perse nuk e reformove sistemin gjyqesor,te cilin ju e akuzoni si te keqen e madhe te ketij vendi?Perse mungon dialogu me opoziten?Kohet e fundit e keni humbur qetesine e po i ktheheni Evropes me fjale te medha.Duket sikur po perpiqeni t’u jepni mend lidereve evropiane,duke e justifikuar kete me faktin se ju jeni njeri i lire e flisni ashtu sic mendoni.Dakort,por ama mos harroni se jeni edhe kryeministri i shqiptareve.Ju duhet ta dini se ne politike “jo gjithcka qe fluturon hahet”…Mos e harro se secili prej jush qe behet kryeminister i ketij vend,eshte shume i vogel qe t’i jap mend kesaj Evrope,ne kushtet ne te cilat ndodhet Shqiperia sot.
Rama gezohet dhe mburret me veten e tij ne pasqyre,,, ka rene ne dashuri me veten me duket,, urgjentisht duhen bere zgjedhjet ne parti dhe te largohet ky njeri ,, se do behet si Kaligula i Romes.
Jona, mos je mbesa e gjyshit monster me vendlindje Vucidol
E shikoni si flet Rama , tamam si Saliu.Nuk ka bere asgjeeeeee dhe thote i kemi bere te gjitha detyrat.Statusi i duhet thjesht per ta reklamuar si nje haritje shume te madhe dhe tjua tund shqiptareve para fytyres per 3 vjetet qe i kane mbetur. Keshtu beri Saliu me pranimin ne NATO.Rama nuk di te beje asnje pune, eshte nje mashtrues patologjik.SHqiperi te kam dhjere, s,pate fat asnjehere.
Nuk kam patur fatin të shkoj në Suedi por më kanë treguar se është një vend ku në mëngjes mund të shohësh… drerin tej dritares. [artikulli]
Hm, drerin jo plotesisht por silueten e tij mund t’ja shohesh…kur eshte duke pritur autobuzin. Dreri (i paqte) Suedez ndryshon shume nga ai Spanjoll e gati nuk krahasohet fare me drerin Anglez qe kullot ne Richmond Park. Eshte mire te pyeten te gjithe Ambasadoret ne Shqiperi ne intervista te posacme; Rumuni “na tregon” per qengjin, Hungarezi per specin e keshtu me rradhe. Nata arktike ne Suedi e koha ne pergjithesi jane depresive, refraktim i drites te luan mendjen dhe te huajt duan kohe te mesohen. Suedia ka shifra te larta depresioni dhe vetvrasje, alkoholikesh dhe dhune. Problemet sociale me emigracionin, ksenofobine dhe racizmin; te cilat nuk i fshehi dot as “tablo idilike me Drere” e as nuk ka nevoje ta kesh vizituar per te bere ca kerkime paraprake, qe intervista te mos dale luster dhe krejt inferiore.
===
Me duket se po me bejne syte duke pare nje teme ne 2-3 vende, por lexova [ishte info analitike besoj] se Suedia nuk ka Ambasador ne Shqiperi, ai gjindet ne Shkup/ Maqedoni. Kjo do te thote se shteti Suedez duke llogaritur marredhenit politike, ekonomike, kulturore dhe ne pergjithesi; mendon se nuk eshte ne interes te tyre te mbajne maredhenie ne nivel Ambasadoresh me Tiranen.Nga ana tjeter, lexoj se ne Suedi ne paskemi Ambasador [z. Ruhi] e bazuar ne parim reciprociteti kjo nuk shkon. Po ashtu faqja e Ambasades Shqiptare eshte shume e thate. Pervec “About Albania” nje pune e bere me copy-n-paste, s’ka ansje lloj informacioni dhe te gjitha faqet jane Bosh. M-i-Jashtem, qe ngeli neper Avione non-stop duhet ti shohe keto pune dhe te beje dicka.
[nje pershendejt ketu dhe per te nderuarin z. LLeshi]
“…Femijte e femijve,
te femijve tane,
them se me Evropen,
do jene fare prane!…”
Kjo po qe eshte reale….
O njerez nuk ka status ne daten 23 qershor 2014, po nuk u fut ne burg banda e atij qe u rrezua ne 23 qershor 2013
pershendes te gjith popullin shqiptar,pershendes ambassaden suedeze ne tiran e cila ka mbeshtetur gjithmon shqiperin ne rrugen e antarsimit ne BE,kam pasur fatin te shkoj ne suedi dhe kam qendruar ne suedi nje vit,eshte nje vend i cili me ka lene pershtypje te veqanta ,njerz te qyteteruar ,punetor ,dashamires,mikprites,eshte nje vend qe natyra mbizotronte,i uroj shqiperis marrjen e statusit ,