Rama në konferencë me Merkel: Integrimi jonë në BE është peng i nacionalistëve

J L

Në konferencën e përbashkët me kancelarie gjermane, Angela Merkel, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht Shqiupërisë dhe Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur peng nga nacionalistët.

“Ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi sot ende asnjë qeveri nacionaliste por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë në vendimmarrjen e qeverive. Kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta asnjëherë deri më sot edhe pse presionet kanë qenë të mëdha edhe në Gjermania kancelaria nuk e ka lidhur procesin e integrimit me politikën e brendshme, dhe nuk mund të them të njëjtën gjë për vendet e tjera. Merkel i shpëtoi nderin Evropës që hapi dyert për emigrantët nga Siria edhe në këtë aspekt presioni i brendshëmn nuk është bërë kurrë politikë e jashtme e Gjermanisë. Ne do të vazhdojmë të jemi pengje në lidhje me zgjedhjet e vendeve të pasura në BE”, tha Rama.

Rama foli edhe për nismën “Open Balkan”.

“Mekanizmat janë të avashtë, por edhe Ballkani i Hapur që kemi si një nismë të 3 vendeve, është rezultat i Procesit të Berlinit. Na ka dhënë mundësinë të kuptojmë se nga bashkëpunimi ndërtojmë të ardhmen e përbashkët”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Z.Rama,integrimi eshte peng vetem i juaji personalisht!
    Para se te kerkoni,qe Europa te hape negociatat me ju,duhet te hapni ju negociatat me popullin shqiptar!
    Nen sundimin tuaj eshte rrenuar demokracia dhe shteti ligjor sepse sundon korrupsioni!
    Ju keni zhvleftesuar nenin 2 te Kushtetutes se RSH,qe sanksionon se,
    – ” Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit “.
    Ju na keni mashtruar kur sajuat fantazmen e “Bashkeqeverisjesa me qytetaret”,sa sot administrata e juaj na trajton si rober lufte!
    Jeni ju shkaktari,qe sot shumiuca e shqiptareve shtypen dhe shfrytezohen egersisht,ndersa nje grusht politikanesh dhe oligarkesh pasuroheni per dite aq sa nuk dini sa pasuri keni!

  • Gjithe Bota jane Nacionaliste per veten e vet dhe ne rradhe te pare shohin interesat Kombetare..
    Vetem Hajdutet qe vjedhin popullin e vet,vjedhin trojet,shperdorojne natyren,shkaterrojne lumenjte dhe liqenet natyrore,i vejne flajken pyjeve,,shesin detin ,e kthejne token shqiptare ne varreza bte pushtuesve shekullore,,,Vetem keta(hajdutet e vendit te tyre) jane
    Internacionaliste.
    Jane shembull per te tjere.
    Gjynah qe nuk i pranon Europa ne BE.

  • Rama tha troc ate qe Merkel e tha me diplomaci…por gjithmone do te kete zagare shqupisa ndyresira te deshperuar nga humbja e radhes qe do te lehin pas cdo fjale te thene nga Rama.

  • Epo u ka dash me i dorovit me toka e det shqiptar, o babam, sic dorovite Greqine me gjysmen e detit tone ne Jug.

    Ka vend me nacionalist se Graqia…. S’KA!! po shih sa ta mbshtet ty Graqia per BE….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *