Kryeministri Edi Rama kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh, por theksoi se Gjermania duhet të përmbushë pjesën e saj për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.
“Për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”, deklaroi Rama.
o.j/dita

Fiks fare