Rama: Në kulmin e rrënimit ekonomik, Berisha ripërtyp historinë

anazapta

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka komentuar në Tuiter vendimin e kryeministrit Berisha për të zgjatur me tre muaj afatin e punimeve në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Në mesazhin e postuar, Rama thotë se në kushtet e rrënimit ekonomik, kryeministrit s’i ka mbetur gjë tjetër veçse të ripërtypë historinë.

“KM shtyn tre muaj 100-vjetorin! Në kushtet e rrënimit ekonomik i ka mbetur vetëm ripërtypja e historisë në publik… 2013 – Viti i Ndryshimit”, shkruan Rama.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *