Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një ceremoni të organizuar për shpërndarjen e 155 banesave në Thumanë, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku Artur Bushi.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falënderuar shqiptarët që u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë qindra familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Mezi e kam pritur këtë moment kur të gjitha punët do të bëheshin bashkë dhe të gjitha banesat do të merrnin jetë. Për më tepër, jam thellësisht i kënaqur sot që pasi i kemi çelur dyert e apartamenteve në një ditë Krishtlindjesh, sot çelim dyert në një ditë të bekuar Bajrami. Dhe me këtë rast dua të uroj me zë të gjithë besimtarët myslimanë që të ketë qenë një muaj i bekuar agjërimi, të kenë shëndet dhe e mira i priftë në familjet dhe jetët e tyre. Më vjen mirë që jam bashkë me Elvisin, dhe jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët, ku të gjithë bënë atë që mundën dhe dhanë aq sa mundën. Në çdo tullë në këtë lagje ka një emër dhe mbiemër të dikujt që është i panjohur, të dikujt që s’ka kaluar kurrë nga Thumana por ka dhënë një copëz nga vetja në mënyrë që nipa, fëmijë, gjyshe, gjyshër të kenë një strehë.
o.j/dita

Vetem liroi dhe qytetaret e desheruar per liri ne Bulevardin Deshmoret e Kombit dhe Sheshin Skenderbej ne kete dite te mos degjojne daullet, zerin e hoxhes ne altoparlant qe ne 5 te mengjezit (po ashtu dhe ne qytete te tjera) apo ngritjen e bythes perpjete se na çpifen ; kemi kaq vjet dhe dy gjera nuk u beneSali Sheqerja ne spak dhe heqja e bythes perpjete ne bulevard. Kaq e veshtire eshte? Nê disa vende te Europes, perfshi kryesisht dhe qendren e saj, nuk ka fare xhami apo te shikosh falje ne rruge, tmerresisht e ndaluar, ama futen ne pallate dhe atje bejne punen e tyre. Po ç’pune ka tjetri se do ti te deshmosh ngritjen e bythes perpjete?! Me respekto, te te respektoj, ndryshe jemi ne konflikt te papajtueshem.
Ti gezojne shtepite falas thumaniotet.