Nga Gjergj Erebara*
Qeveria e dytë e kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator 2017, pasi realizoi fitoren më të madhe elektorale në 15 vjet si dhe siguroi maxhorancën më solide që ka parë vendi që nga viti 2001. Por menjëherë pasi mori detyrën, qeveria kaloi nga një skandal në tjetrin, ndërsa punoi me ngulm për tëçuar përpara një axhendë qeverisëse të karakterizuar nga koncesionet dhe propaganda.
Këto të fundit ishin përgjegjëse për disa nga protestat më të forta që ka përjetuar vendi në dekadën e fundit, ndërkohë që 2018-a u përmbyll me mijëra studentë që shprehën zemërimin e tyre me protesta masive dhe shumëngjyrëshe.
Tensioni social që duket se u shkaktua në thelb nga thellimi i pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve, mes qeverisësve dhe të qeverisurve, shënoi protestën e parë të dhunshme të paorganizuar nga ndonjë parti politike në më shumë se dy dekada, protestë që nga ana e saj solli thirrje publike për “bojkot” ndaj një numri biznesmenësh, të cilët, gjithnjë e më shumë po marrin nofkën “oligarkë”.
Nga naftëtarët te studentët
Në ditët e fundit të vitit 2017, rreth 200 punonjës të Rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit, pasi kishin protestuar pa u dëgjuar prej muajsh për pagat e papaguara nga kompania që përdorte rafinerinë përmes një kontrate qiraje, u nisën në një protestë ekstreme, me synimin për të marshuar në këmbë nga Fieri për në Tiranë.
Dy ministra të qeverisë u ulën për të diskutuar me naftëtarët, të cilët nxorën në pah skamjen në një kohë kur qeveria pretendon suksese të njëpasnjëshme në ekonominë kombëtare. Ndonëse marrëdhënia e punës e naftëtarëve ishte me një kompani private, presioni mbi qeverinë duket se shkaktoi presion mbi kompaninë dhe brenda disa orëve, naftëtarët morën pagat e muajit nëntor.
Në shkurt 2018, aktorët e Teatrit Kombëtar u ngritën në protestë pasi morën urdhër të largoheshin nga ndërtesa historike e teatrit në qendër të Tiranës drejt një salle të re, e krijuar nga përshtatja e ish-Laboratorit të Hidrologjisë. Qeveria qëndroi e heshtur për disa javë, por artistët e nuhatën menjëherë se bëhej fjalë për koncesion.
Më 12 mars, kryeministri Edi Rama prezantoi atë që e quajti një projekt frymëzues të partneritetit publik privat, projekt që përfshin një teatër të ri dhe pallate private me sipërfaqe ndërtimi prej gati 90 mijë metrash katrorë. Ajo që pasoi ishte një betejë e gjatë qytetare dhe politike, ku Rama përdori maxhorancën parlamentare për të votuar tre herë një ligj kontrovers për koncesionin. Deri në fund të dhjetorit, ndërtesa e Teatrit Kombëtar vijon të mbijetojë, ndërsa mbrojtësit e saj e kanë kthyer oborrin e teatrit në një skenë në qiell të hapur ku protestohet, zhvillohen shfaqje dhe debate publike. [Link]
Një telash edhe më i madh për qeverinë erdhi vetëm pak javë më vonë. Më 31 mars, pas një procedure dhënieje me koncesion që zgjaste prej vitesh, dy kompani shqiptare vendosën të fillojnë arkëtimin e tarifave në Rrugën e Kombit, projekti infrastrukturor më i shtrenjtë në historinë e Shqipërisë.
Po atë të shtunë, disa mijëra protestues nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth, zunë në befasi policinë kur sulmuan dhe dogjën vendpagesat e koncesionarit. Protesta e dhunshme, e para në shumë vite që duket se nuk përfshinte përplasje partiake, u prit në përgjithësi me lavde nga një pjesë e popullsisë anekënd vendit. Qeverisë iu desh të mobilizonte trupa të shumta policore, të vendoste Kukësin efektivisht në shtetrrethim dhe të shtynte zbatimin e kontratës koncesionare me gjashtë muaj.
Protesta u shoqërua me thirrje publike për bojkot ndaj kompanisë së naftës Kastrati, e cila ka pronësinë e gjysmës së koncesionit të rrugës, ndërsa dhuna e ushtruar nga protestuesit vuri në pah nivelin e lartë të tensionit social në shoqërinë shqiptare.
Në prill, një pjesë e biznesit të vogël nëpër të gjithë Shqipërinë vendosi kundër logjikës, të bëjë protestë duke refuzuar të shesë për disa orë. Shkaku i protestës ishte vendimi i qeverisë për të përfshirë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë, një hap i kritikuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili e quajti të paarsyeshme. Qeveria pati gjithsesi edhe mbështetës për këtë masë. Një pjesë e bizneseve të mëdha, jo vetëm që e mbështetën qeverinë, por disa patën organizuar në fund të vitit të kaluar edhe një “protestë kundër informalitetit” në Tiranë, duke krijuar një situatë absurde të të pasurve që protestonin kundër të varfërve.
Në nëntor 2018, një numër banorësh të zonës së njohur si “Astiri” u organizuan në protesta të shumta, pasi mësuan planet e qeverisë për të shembur shtëpitë e tyre, një pjesë pa dëmshpërblim dhe një pjesë me dëmshpërblim shumë herë poshtë çmimit të tregut, në kuadër të një projekti për zgjerimin e rrugëve të zonës. Më 22 nëntor, banorët u përleshën me policinë para Kuvendit të Shqipërisë. Disa policë u plagosën, ndërsa kryeministri Edi Rama i shpëtoi një këpuce të hedhur në drejtim të tij nga një protestues, ndërsa Rama po vizitonte policët e lënduar në protestë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Por telashi më i madh për qeverinë nisi më 4 dhjetor. Studentët e fakultetit të Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës morën një njoftim atë ditë, ku i kërkohej të paguanin tarifat e vitit akademik 2018-2019 brenda 15 dhjetorit dhe jo siç ishte planifikuar më parë, në dy këste në janar dhe qershor 2019. Të zemëruar, studentët braktisën mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Protesta u përhap me shpejtësi nëpër fakultete të tjera dhe brenda pak ditësh, me mijëra studentë, shumica e të cilëve ka lindur pas vitit 1998, bllokuan rrugën në protesta të përditshme pranë Ministrisë së Arsimit.
Kryeministri Edi Rama fillimisht u tall me protestuesit, duke i quajtur ata ngelësa. “A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentet ngeles?”, deklaroi ai në Facebook mesditën e datës 5 dhjetor. Por brenda pak orësh, kur protesta u shumëfishua, Rama duket se u pendua për deklaratën dhe njoftoi një tërheqje të mundshme të vendimit.
Por protesta vetëm u shtua dhe bashkë me të edhe kërkesat e protestuesve. Protesta vijoi çdo ditë deri para Krishtlindjeve, me universitete të bllokuara në të gjithë vendin, me kryeministrin që kërkoi dialog dhe premtoi plotësimin e të gjitha kërkesave dhe me studentët rebelë që refuzonin dialogun.
Protestat studentore të dhjetorit u panë si një rikthim i shpresës për shqiptarët si dhe një shprehje e një zemërate më të gjerë kundër qeverisë dhe jo ngushtësisht e lidhur me tarifat universitare. Por ato vunë në pah gjithashtu distancën e madhe mes klasës politike në përgjithësi dhe brezit të ri të shqiptarëve, të cilët me këmbëngulje refuzuan jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën.
Rama u lut për ditë të tëra me të gjitha mënyrat për dialog, nga komunikimet në Facebook në Twitter dhe deri në Instagram, rrjeti social më gjerësisht i përdorur nga adoleshentët e sotëm, por më kot. Ai u përball me studentë protestues ndërsa tentoi të hyjë pa paralajmërim në auditore në Universitetin e Kamzës në Tiranë si dhe u përball me pyetje sikletosëse në Vlorë mbi origjinën e parave të vilës së tij private në Surel të Tiranës. Përgjigjja e atypëratyshme e Ramës: “Punë në emigrim”.
Gjatë vitit 2018 në Shqipëri pati edhe një numër protestash për çështje të tjera, përfshirë protestë në mbrojtje të një sipërfaqeje pyjore të dhënë me koncesion në Bulqizë, protestë nëmbrojtje të qenve të rrugës e të tjera, përfshirë edhe njëprotestë të madhe të organizuar nga opozita politike kundër ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Partitë politike në opozitë e nisën vitin duke premtuar protesta masive dhe mosbindje civile. Megjithatë, protestat reale duket se erdhën jo aq shumë nga opozita se sa nga qytetarët e zhgënjyer me çdo parti politike, të cilat deri më sot kanë qenë mjeti kryesor i të bërit politikë në vend.
Rekordi i koncesioneve
Emëruesi i përbashkët i shumë prej protestave të vitit 2018 ishte një fjalë: Koncesion! Koncesionet ose Partneriteti Publik-Privat ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për shqiptarët përgjatë dekadës së fundit si dhe pjesë e debatit politik së paku që nga viti 2013. Megjithatë, intensiteti i debatit publik dhe politik si dhe volumi i koncesioneve të dhëna nga qeveria “Rama 2” shënuan një rekord historik.
Koncesionet kanë qenë simbol i korrupsionit politik përgjatë viteve të fundit, ku palët politike kanë akuzuar njëra-tjetrën me bollëk për vjedhje, ndërsa në vitin 2018, koncesionet u bënë shkaku kryesor i protestave jo ngushtësisht të lidhura me partitë politike.
Koncesioni ishte ai që shkaktoi protestën e dhunshme në rrugën e Kombit dhe koncesion ishte ai që shkaktoi protestën e gjatë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Volumi i parave të përfshira në valën e fundit të koncesioneve të dhëna nga qeveria “Rama” mbetet i paqartë. Kostot dhe përfitimet e publikut nga këto kontrata mbeten mister. Pjesë kyçe të kontratave të nënshkruara nga qeveria me kompanitë private janë përfshirë në klauzola konfidencialiteti.
Për shembull, një kontratë për të ndërtuar afro 21 kilometra autostradë nga Thumana në Kashar në Shqipërinë qendrore ishte rreth 225 milionë euro, ndërsa Ministria e Financave deklaron në buxhetin e shtetit një kosto të përgjithshme prej 54.4 miliardë, (rreth 435 milionë euro). Qeveria nuk ka marrë mundimin të shpjegojë formulën bazë të këtyre kontratave koncesionare, ndërkohë që edhe forma e dhënies së këtyre koncesioneve, (kryesisht propozime të pakërkuara), është kritikuar si një mënyrë për të shmangur konkurrencën dhe për të inflacionuar kostot, duke anashkaluar analizat e shëndosha të kostove dhe përfitimeve që nevojiten për investimet publike.
Të katër fituesit e katër koncesioneve të rrugëve, të cilat pritet të krijojnë afro 100 kilometra rrugë me një kosto të përgjithshme të vlerësuar nga Ministria e Financave prej mbi 1.2 miliardë eurosh, janë të gjitha kompani shqiptare. Kjo duket se shtyu Departamentin Amerikan të Shtetit të bëjë deklaratën më të ashpër ndonjëherë për Klimën e Investimeve në Shqipëri. Sipas deklaratës, koncesionet e pakërkuara po përdoren për të kufizuar konkurrencën dhe për të mbajtur larg kontraktorët e huaj.
Kufizimi i konkurrencës në tenderët e koncesioneve është njëra anë e medaljes. Përgjatë muajve të fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka organizuar tetë tenderë me vlera të konsiderueshme, ku pjesëmarrja në secilin tender të kompanive të interesuara ka qenë e kufizuar në një ose dy ofertues. Rezultati i tenderit në shumicën dërrmuese të rasteve ka qenë e barabartë me mbi 99% të fondit limit, një tregues që normalisht ngre “flamuj të kuq” dhe që sugjeron ose manipulim të tenderit nga ana e kompanive pjesëmarrëse, ose manipulim nga ana e autoritetit tenderues.
Viti 2018 u mbyll me një skandal tjetër me tenderët publikë. Në shtator, Autoriteti Rrugor Shqiptar organizoi tre tenderë me vlerë të përgjithshme 40 milionë euro për një segment të shkurtër prej 2.3 kilometrash në Unazën e Re të Tiranës. Kostoja e stërmadhe e këtij segmenti rrugor si dhe fakti se në të tre tenderët nuk kishte konkurrencë reale, ngriti dyshime për ndershmërinë e tenderëve. Kur u hodhen akuzat e para se njëra prej kompanive, DH Albania, rezultonte e regjistruar në një parajsë fiskale me pronarë të panjohur,
Qeveria dhe ARRSH i hodhën poshtë duke argumentuar se kompania në fjalë ishte një gjigant amerikan me mijëra të punësuar dhe miliarda euro xhiro. Por një emision televiziv zbuloi më 6 dhjetor se në fakt, dokumentet e kompanisë ishin false. Sërish në siklet, qeveria vendosi anulimin e tenderit dhe referimin e çështjes në prokurori, por kjo e fundit nuk ka gjetur ende se kush mund të jetë autori i falsifikimit dhe as motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij falsifikimi.
Dokumente të zbuluara nga BIRN tregojnë se personat e lidhur me kompaninë fantazmë DH Albania kanë edhe një lidhje të dytë me kompaninë Gener 2, një nga ndërtuesit e rrugëve në Shqipëri dhe fituesi i kontratës më të madhe koncesionare deri tani, atë të segmentit Thumanë-Kashar.
Viti 2018 duket se po mbyllet me përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar krizat e njëpasnjëshme.
Drejtësi dhe veting
Viti që po lëmë pas ka gjasa do të hyjë në histori edhe për procesin e Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, njohur më së shumti si vetingu në drejtësi.
Gjithsej 77 gjyqtarë, prokurorë e këshilltarë ligjorë u përballën me procesin e vetingut gjatë vitit 2018, nga të cilët, 35 u shkarkuan, 42 u konfirmuan dhe 13 janë në proces apeli. Vetingu asgjësoi Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, ku shumica e gjyqtarëve ose vendosën të tërhiqeshin para procesit, ose u rrëzuan nga procesi, në shumicën e rasteve për pasuri të pajustifikuar, por në një numër rastesh domethënëse edhe për lidhje me elementë të krimit të organizuar. Gjatë vitit 2018 vetingut iu nënshtruan 9% e subjekteve të planifikuara.
Procesi i vetingut u konsiderua si ndër të pakëtat lajme pozitive në dëshirën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në qershor, Këshilli i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian u shpreh në mënyrë ambigue mbi çështjen nëse duhej apo jo të hapeshin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vendimi la mundësinë për fillimin e negociatave në qershor 2019, por kushtet për reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetën në fuqi dhe në një farë drejtimi, u forcuan.
Viti 2018 po mbyllet edhe me një betejë të rradhës për lirinë e medias. Gjuha e kryeministrit ndaj medias u ashpërsua në tetor 2017, kur ai u përball me pikëpyetjet mbi vendimin kontrovers të deputetëve socialistë për të refuzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
Sulmet e tij verbale ndaj medias u bënë pjesë e një raporti të thelluar të organizatës ndërkombëtare Reporterë pa Kufi dhe BIRN Albania mbi gjendjen e medias në Shqipëri ndërsa u nënvijëzuan si problematike në raportin vjetor të RFS për gjendjen e medias nëpër botë gjatë vitit 2018.
Rama u rendit krahas kryeministrit hungarez Viktor Orban, presidentit çek Milos Zeman apo atij slovak Robert Fico, si politikanë që sulmojnë median dhe krijojnë një “klimë armiqësore kundër gazetarëve”. Por kjo nuk e ndaloi Ramën të vijojë sulmet ndaj mediave kritike ku një përshkallëzim u shënua në krahasim me një vit më parë.
Në tetor, Rama nisi një fushatë tjetër dukshëm diskretituese dhe dizinformuese ndaj medias online përmes një statusi në Twitter, në të cilën deklaroi se portalet duhet të “legalizohen” ose do të mbyllen, duke sugjeruar nga njëra anë se media online është e paligjshme dhe nga ana tjetër se ajo është evazore fiskale. Por ndërsa kërcënimi i Ramës për t’u regjistruar brenda tre ditësh kaloi pa pasoja, më 15 tetor, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare vijoi fushatën sulmuese ndaj medias duke renditur një listë me 44 faqe interneti në një deklaratë për shtyp e cila sugjeronte se faqet e internetit bënin aktivitet të paligjshëm dhe pa taksa dhe duke kërcënuar me mbyllje “brenda 72 orësh”.
Shumica e faqeve të renditura në “listën e zezë” të AKEP reaguan duke denoncuar si të pavërtetë presupozimin se këto media ishin të paregjistruara në taksa, ndërsa organizatat ndërkombëtare, përfshirë OSBE dhe Reporterë pa Kufi, kritikuan ngjarjen si një kërcënim për censurë.
Në një seri komentesh në Twitter, Reporterë pa Kufi kritikoi aktivitetin e Ramës dhe AKEP.
“RFS dënon një vendim të qeverisë shqiptare që detyron disa media online të regjistrohen në një institucion publik brenda tre ditësh ose në të kundërtën mbyllen,” deklaroi organizata.
“Supozohet se kjo masë synon të godasë shpifjen online por kjo iniciativë nga kryeministri @ediramaal kërcënon lirinë e medias dhe faqet e pavarura të internetit të cilat shpesh ofrojnë raportim investigativ mbi korrupsionin dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar,” shtoi RFS.
Në dhjetor, qeveria prezantoi dy projekligje të reja gjithashtu të kritikuara si tentativë për censurë.
*****
*Autori Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Titulli është i Dita. Në origjinal: “Një vit proteste kundër qeverisë”
Skandalet e njepasnjeshme rilindjotase nuk kane te sosur. Fillesa e tyre ishte renia me koke pingul mbi reren e Divjakes e kacatorrit te destinuar per “sperkaste mushkonja”, kurse fundit nuk i dihet.
Pas kesaj “radioskopie” thellesisht siperfaqesore (mini-faktet e permendura prej ketij gazetari profesionist jane padyshim vetem maja e ajsbergut), do pasoje “prostata diqitale” e njethundrakeve te peshtire te pushtetit, te cilet bodrumet bashkiako-freshiste i keqperdorin per propagande te shplare anti-“kazan”.
C’kishin per te dhene me koncesion i dhane. Tani homove digjitale vetem sumatricja u ka mbetur pa e dhene me koncesion. Po edhe kjo nuk dihet me saktesi. Ndoshta duhet zene radhake dyert e bashkise. Jo per gje po eshte dhe fund viti. Lloj-lloj okazionesh po na sheh syri. Jo pallto me 50% ulje, jo kepuce me 60% zbritje, jo tanga rozë me 80% rabat. Ke nje vitrine ne bllok ishte shkrojtur “Sumë gratis!!!”. Thoni të ketë qënë dhe kjo rilindjotase?
Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se Rama deklaroi:
“Ju ftoj qe ndryshimin e qeverise ta shikoni si pjese e nje reflektimi dhe kapercim te domosdoshem per ta kthyer kete mandat ne mandatin e rezultateve qe do na coje ne fitoren e mandatit te trete,studentet na e kane dhene mundesine qe te lexojme se cila eshte rruga per mandatin e trete.”
Deklarate me halucinante dhe me arrogante se kjo e ketij kryeministri te pa afte dhe harbut nuk ka ku ta gjesh!
Pra,sipas ketij deliranti te pa fre i bie qe studentet nuk u ngriten ne protesta per gjendjen e rende te sistemit arsimor,por e kunderta:
-Ata qenkan ngritur per ta lavderuar qeverine se paska punuar mjaft mire deri atehere,por per inat te opozites qeveria duhet t’i shtoje akoma me teper sukseset!
Pra nuk paska qene “shuplake” per qeverine ,por ferkim faqesh mirenjohese!
Bravo Rama se je mjeshter ne mashtrime!
Dhe kete injorim total te kerkesave te strudenteve protestues Rama e vulos me kete deklarate skandaloze,se studentet protestuan ne mbeshtrertjen tone te sukseseshme dhe se paskan mesuar Ramen se si te siguroje mandatin e trete qeverises!
Tallje,cinizem,halucinacione,harbutllik,arrogance dhe delir i madheshtise etj, keto te gjitha se bashku,qe Rama gjate ketyre viteve i ka patur me bollek,ne dem te qeverisjes se vendit!
Si more karagjoz edhe pranove se studentet te dhane shuplake ,ndersa tani e dredh fjalen sikur studentet te shtruan rrugen per mandatin e trete!
Po pse per Ramen apo kunder Rames u ngriten per 2 jave studentet?
Dhe komedia e ketij aktori te sarkazmes politike vazhdoi me nje skenar te para menduar sakte,qe filloi me nderimin e ish ministres se Arsimit Nikolla, te ciles i thuri elozhe sikur ajo do te kandidonte per kryeministre!
Pastaj vazhdoi Rama me lavderimet pompoze te te gjithe ministrave te larguar,se ata paskan punuar aq mire sa pa ata nuk do ishin siguruar kaq shume suksese,qe vetem Rama i ka pare!
Do thote dikush:
-Po pse i lavderoi kaq shumne Rama keta ministra dhe i largoi,meqenese paskan pounuar kaq mire?
Gjithmone dardha e ka bishtrin prapa!
Por me keto lavderime Rama hedh gurin dhe fsheh doren!
Se Rama eshte mjeshter si sofist dhe akoma me i sofistikuar ne mashtrime si show man!
Rama i lavdereoi ne kulm te gjithe te laguarit me te vetmin qellim,qe te mos deklaronte se gjysma e qeverise u largua per pune te dobet,por se duhen rifreskuar njerezit dhe se boll na paskan ndenjur ne ato detyra per 5 vjet!
Pra te provohen edhe te tjeret si keta!
Me keto justifikime skandaloze Rama vret dy zogj:
-Lavderon te larguarit,por me teper mbron veten se gjysma e qeverise nuk iku per deshtime,por per te shtuar ritmin dhe sukseset ne pune!
Se, ne se do t’i kritikonte ministrat si te pa afte atehere do te nxirrte veten si ata dhe do te duhej qe te ikte si i deshtuar!
Ne se ne PS nuk e kane kuptuar keshtu kete deklaraten hyrese teper mashtruese te Rames,atehere ka vdekur PS-ja dhe ne do vazhdojme te qeverisemi nga nje kryeminister mashtrues dhe super te pa afte!
Ne PS ka mjaft personalitete qe mund ta zevendesojne Ramen shume here me mire se ai!
Rama ne PS ka hyre si KALE TROJE ndaj duhet te largohet nga PS sa me pare!
Kjo deklarate e Rames duhet t’u jape te kuptojne studenteve se Rama eshte nje mashtrues,prandaj zgjidhja e vetme eshte largimi i tij pa asnje kusht!
Me Ramen Shqiperia do zvarritet deri ne mjerim total!
Jo nuk ka se ose jane ma zi seRama ,ose jane kriminele me dosje,ose nuk e kalojne vettingun per ´kreret’ e PSse,pra eshte nje parti parazit sot qe vetem shkateron Shqiperine.
Te majtet duhet te ndryshojne shume njereze qe te duken prape te majte.
Me gjeni nje njeri me te mire se Rama ? A nje Parti me te mire se PS ? Perderi sa ne shqiperi ekzistojne Parti te konsumuara me njerez te konsumuar, nga krimi dhe korrupsioni, Rama do te te mbijetoj ne Pushtet, mire apo keq !
Per:
Ke te marresh ? Ke te lesh ? Me mire Pulen se Sorren!
Ti ke te drejte te gjykosh keshtu,se si ty ka plot militante tru shplare,qe kane intelektin e gomarit,qe vetem samari u mungon!
Njerezve si ty Rama i ka hedhur si ushqim trute e gomarit me politiken e tij qeverisese prej diktatori,ku per cdo gje qe eshte bere ne Shqiperi kryesisht me kredite dhe huate e bankave te huaja,ka dale per t’u mburrur vetem Rama dhe ketu ne Tirane vetem Veliaj,!
Rama dhe Veliaj,keta vellezer SIAMEZE te bashkuar sebashku per te zezen e popullit shqiptar qe u dha tepsine vetem duke shporrur banditin Berisha nga pushteti i tij kriminal e kane terrorizuar popullin cdo dite ne daljet e tyre mediatike duke krijuar imazhin e rreme se vetem ata jane te vetmit qe mund te qeverisin kete vend!
Dhe po iku Rama vete,kur t’i mbushet atij mendja,zevendesuesi i tij i vetem ne Shqiperi qenka vetem Erion Veliaj!
Ti thua se nuk ka njeri tjeter ta zevendesoje Ramen?
Jane me qindra pensioniste mbi 80 vjec qe kane qene drejtues ne socializem qe mund ta zevendesojne Ramen qe sot dhe te zhdukin korrupsionin e Rames brenda nje viti!
Ha ha ha ha . A mos vdeksh kurre ! o Che Guevara ! Hallall pensionistat, ha ha ha Hallall ! Ta kishe provuar nje here ti vet ! Fatkeqsisht fatkeqsisht deri tani qe po flasim, pra deri tani nuk me rezulton njeri ! Me thuaj nje ? Vetem nje ? Ky sistem qe zgjodhi populli, nuk eshte fushe me lule ! Fatkeqsisht populli shqiptar para se te ndertonte Socializmin, duhet te kishte kaluar ne Kapitalizem , Por Kapitalizmi shqiptar ka qene nje kapitalizem, agrar buqsor,me bujk rob, pra shqiptaret nuk kane kaluar asnji here ne kapitalizem, nuk ka trashguar rruge parlamentare. nuk ka patur dijetar, shpikes, industrialist, keshtu qe ky popull do te vuaj, sistemin e kalbur social. agraro buqsor shume te prapambetur, Kur te krijohen shtresat e kapitalit me te ardhura 100 per 100 nga puna me meditje, athere do te kemi permisim te qeverisjes, dhe konkurence social politike ! Deri tani Kemi nje sistem politik, fallco, jo real Asni parti nuk perfaqson ose nuk ka integritet real ! Pra ne Shqiperi nuk ka te majte te djathte, nuk ka sindikata reale nuk ka konkurence kapitali Ka vetem Lidera partish qe kane Partine e tyre, njesoj si nje nje Kapitalist ka nje Kompany qe eshte rentable ku nxjerr perfitime Rama ka bere ca premtime ca ndryshime, dhe eshte me i zgjuar se Berisha dhe Luli me Meten !
O “Ke te marresh…”!
Lideret e vendit nuk dalin ketu me komentet tona,por ata i nxjerr vetem lufta politike ne perballje me klikat ne fuqi qe shtypin dhe shfrytezojne popullin duke e lene pa buke!
Kemi 28 vjet,qe thone se jemi ne tranzicion!
Por 28 vjet jane gjysma e jetes aktive te nje njeriu,pra Rama,Berisha etj e kane vrare shpresen e shqiptare me kete te ashtuquajturin tranzicion!
Doemos keshtu do ndodhte se klikat fashiste qe erdhen ne pushtet nuk u moren me kalimin e studiuar te shtetit nga socializem ne kapitalizem,por me parullen kriminale te luftes kunder fantazmes se komunizmit grabiten dhe shkaterruan te gjitha pasurite kombetare duke e lene popullin ne mjerim te plote!
Ketu duhet filluar nga e para se keto 28 vjet ishin me SKETERRE se te ishim te pushtuar nga nazi-fashistetr!
A e pate Ramen se cfare i bene studentet ne proteste?
Ja pra se Rama eshte sa harbut e mendjemadh aq edhe FRIKACAK!
Problemi i madh i Shqiperise mungesa e alternatives.
Dhe qe te hyjne figura te reja ne politike duhet zhbere patjeter ndryshimi kushtetues i 2008-s
Shikoni ndryshimet qe ben ne qeverisje dhe e kuptoni drejt cfare priret Rama.
Vesi del me shpirtin
Do ngelet deri n fund nje shoumen qe do t punoj vetem me njerez te depersonalizuar qe nuk i hane kohe me kundershtimw
Pothuajse të gjitha ato që shkruan gazetari qëndrojnë, edhe pse me disa pasaktësi. Për këto Rama po paguan kosto (protesta, zbythje), por jo pak edhe në atë morale. Me dhe pa atë shkrim, të gjitha dihen, sepse janë thënë si nga media, opozita, por edhe nga ndërkombëtarë.
Tani Rama duhet larguar apo ka mundësi korregjimi në vitet që pasojnë brenda mandatit kushtetues. Nëse ka skepticizëm ka dy rrugë për t’ia shkurtuar rrugën deri në zgjedhjet e rradhës: protesta masive popullore deri në kalimin në zgjedhje të parakohshme dhe e dyta, nisja nga puna e organeve të reja të drejtësisë të cilat, për aferat e korruptuara nëse ato qëndrojnë të japë ndëshkimin e merituar. Kësisoj qeveria bie vetvetiu.
Le të shpresojmë se këto do të ndodhin. Problemi shtrohet që në të dy rastet do shkohet në votime të rradhls apo të parakohshme. Me këtë kushtetutë dhe ligj elektoral kush do fitojë? Dy janë alternativat. Ose prapë PS (Rama), o PD (Basha). Do vijë zgjidhja? Jo! Atëhere? Protestat nëse do të bëhen, duhet të artikulojnë fort abrogimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe një kod të ri elektoral që t’u mundësojë njerëzve të mos votojnë më këtë klasë politike. Këta të sotmit duan të ruajnë status quonë dhe të kënaqen me rokadat që kanë bërë këto 28 vjet. Ikën Nano vjen Berisha, ikën ky vjen Rama, do ikë Rama, do vijë Basha (mos, prapë Berisha?) dhe kështu ku ishëm asgjëkundi……
.
Sakte Bureto. Asnje lloj proteste, sado masive qofte, nuk mund te sjelle ndryshime rrenjesore ne qeverisjet mizerable te 28 viteve te fundit nqs. nuk do t’i meshohet fort kerkeses themelore per finalizimin sa me te shpejte te reformes zgjedhore, ku pika nje e reformes te jete anulllimi i kompromisit Rama-Berisha per te perjetesuar ruajtjen e fronit me ane te nje ndryshimi kushtetues.
Me kete qeveri te zhytur njelloj koke e kembe ne llum njelloj si paraardhesja tashme eshte pothuajse fare e pamundur te shpresosh kryerje reformash (reforma elektorale, reforma e drejtesise, reforma arsimore, reforma shendetesore, etj te gjitha praktitkisht zero), prandaj e vetmja mundesi shpetimi per nje popull qe ka marre rruget e kurbetit ka mbetur hedhja e vazhdueshme ne protesta masive, ku pararoja e tyre te jene ajka e intelektualeve, profesoreve, mesuesve, gazetareve te pakompromentueshem, te cilet kane dhene prej vitesh prova ndershmerie dhe posedojne kapacitetet e mjaftueshme per te udhehequr masat.
Bureto!
Ketu diskutohet per aftesine e Rames per qeverisje e jo per te hequr Ramen qe te vije Basha!
Me kete gjendje si eshte katandisur opozita kriminale as per 100 vjet nuk vjen ne pushtet!
Nga ana tjeter kjo situate eshte e keqe per popullin se e ka bere Ramen me HARBUT,me arrogant dhe me sharlatan!
Ai kurre nuk ka pyetur njeri se cfare do beje se e mban veten per bajraktar!
Rama ka shkaterruar shtetin ligjor dhe eshte mbrojtes i korrupsionit!
Vetem fakti qe qeveria e tij u kap me presh ne dore me tenderin e Unazes se RE prej 40 milion eurosh me dokumente fallco,argumenton se Rama sundon nepermjet korrupsionit dhe minimalisht duhet te shporrej nga qeverisja!
Por ai eshte kaq i sigurte ne karrigen e tij sa as drejtorin e ARRSH-se nuk shkarkoi,sepse me ate Rama zbaton korrupsionin e vet!
Ministrin e hoqi ndersa fajtorin kryesor te mashtrimit korruptiv nuk e hoqi!
Ne PS ka plot njerez shume here me te afte se Rama,por ai ka ndjekur metoden e daljes se vetme ne media per cdo gje dhe nuk ka lene njeri te afirmohet ne publik,prandaj ne themi se sot nuk ka njeri ne PS me te afte se Rama dhe Veliaj!
Ky eshte KRIMI me i madh qe Rama i ka bere jo vetem PS-se,por edhe demokracise ne Shqiperi!
KJO QUHET SINDROMA E STOKHOLMIT ME NGJYRA ENVERISTE TIPIKE SHQYPTARE
kur:
Viktima bie ne dashuri me dhunuesin dhe me kriminelin dhe ka bere vaki ne shume vende te Botes, por jo ne permasa katastrofale si ne vendin tone,
prandaj:
PSE CUDITESH O FUAT BABANI?
sepse:
Keshtu votuan per 50 vjet me radhe shqyptaret dru me pre symbyllur per psikopatin pederast Enver Hoxha ne Kohen e Qepes te Partise se Punes qe e kishte bere popullin si skllav me pune te detyruar dersa falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin,
dhe:
Keshtu votuan per vampiret komuniste qe erdhen ne pushtet pas tij, per Fatos Nano Pijanecin qe njihte vetem bixhozin si profesion, per Sali Berishen Varakarin e Enverit qe jo vetem vodhi si i papare ne Rrugen e Kombit, por vrau si nje enverist njerez te pafajshem ne Gerdec dhe 21 janar,
dhe:
Keshtu votuan 1 meleone shqyptaret dru me pre KAQOLIN Edi Rama duke e ditur fare mire qe po votonin per nje genjeshtar mashtrues, hajdut dhe kusar qe kur ishte Kryebashkiak i Tiranes me 10 % -at e tij te Leprit dhe te Dhelprave qe i shkonin nga pas.
PO C’FAJ KA GAZETA DITA QE TI E QUAN NEVOJTORE PA KURFARE LLOGJIKE?
Po te mos kishim kete gazete qe mban gjalle kete forum te nderuar te medias liberale me perplasje mendimesh nga te gjitha anet dhe lloje-lloje
SI DO TE MESONIM PER FALLSIFIKATORIN E EDVINIT, BASHKIM ULAJ QE GJERGJ EREBARA KA FRIKE T’I PERMENDE EMERIN?
Po te mos ishte Ylli Rakipi me emisionin “Te paekspozuarit” nuk do te dinim asgje per aferat mafioze te Rilindjes me Oligarket e Edvinit, qe pikerisht media ja zbathi breket dhe i qiti lakuriq bythejashte si fallsifikatore dhe pastrues mafioz parash te pista qe vine nga droga dhe veprimtari te tjera te paligjshme,
ndryshe:
Po te mos ishte media jone investigative dhe forumet e komentuesve ne bllogjet e tyre ne internet si do te mesonim per perdhunuesit socialiste, deputete te Edvinit nga Kruja qe te shkerdhejne dhe te pallojne me patllake te koka ne mes te dites dhe kur nje Komisar Policie morri guximin dhe e kallezoi ne Prokurori, i shkoi ne Komisariat mafiozi i Edvinit, Taulan Xibraka me patllake tek koka per te detyruar Komisarin Nuhu terrhequr kallezimin qe kishte bere tek Prokuroria e Lokes se Edvinit, Arka Marku dhe kur ky i gjore mjeran ja mbathi per te shpetuar koken ne dhe te huaj, Edvini e quajti HORR dhe e shpalli ARMIK te popullit, njesoj si Dritan Zaganin dhe njashtu si Enver Hoxha do kohe me pare:
Estrada tragji-komike XHISIELA deshmon me se miri per pranine e virusit te sindromes se Stokholmit ne Shqypni,
kur:
Viktima e perdhunuar dhe e shkerdhyer bie ne dashuri me perdhunuesit me pushtet pasi pergjigja zyrtare te Policise se Shtetit Shqyptar eshte:
KUSH TE PALLON TE DO FORT!
Kryeministri yne gaboi rende kur ne vend qe te merrej me
“detyrat e shtepise” , me zgjidhjen e hallet e studenteve
mori turravrapin pertej oqeanit per t’na sjelle ca “foxpsile”
dhe duke u bere thirrje shqiptareve ne menyren me ofen-
duese te “ulnin koken” nen “harkun e trunfit ballist” sepse
“koha, e ardhmja u perkiste atyreve” dhe jo koke-thinjur-
ve qe rroken armet per clirimin e Shqiperise nga pushtue-
sit nazi-fashiste dhe kuislinget e vendit te perfaqesuar nga kryeballisti FOSIL ! Pasojat e kesaj aventure ofendu-
ese ndaj shqiptareve do te ndjehet per shume kohe dhe
cdo shqiptar ka per detyre patriotike te BOJkOTOI cfare-
do demagogjie te partise socialiste pa bere nje “mes culpa” te thelle ndaj atyre qe e kane ndjere kete ofeze. Por JO nje “mea culpa” demagogjike ,sa per te hedhur lumin. Kete do ta tregoi koha !!!
Nese kryeministri aktual dhe Gramos Ruci nuk marrin masa per reformimin e gjithe sistemit zgjedhor:
1- Referendum per presidentin. Presidenti te dale nga vota e popullit.
2- Kufizim drastik i privilegjeve dhe numurit te deputeteve
Shqiperia me 2.8 milion banore:140 deputete,ndersa SHBA me 350 milion banore ka 435 kongresmene dhe
100 senatore. Beni llogari sa fish me shume ka deputete
ne Shqiperi ne krahasim me Ameriken.
3. Te spastrohet radikalisht administrata shteterore nga
nepunesit e paafte dhe nga ata qe te vetmen pune qe di-
ne te bejne mire eshte venja e “kercunjeve” nen rrota si-
pas porosive te partive qe i perkasin. Te hidhet ne gjirizin
e ujrave te zeza “Statusi i Nepunsit”.
4-Te ngrihen sa me pare dy organet jetike: SPAK-u dhe
BHK dhe me krijimin e tyre merr fund shpresa e Triunvi-
ratit: Berisha- Meta- Basha per te sabotuar dhe nulizuar
te gjithe Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun dhe sido-
mos Vettingun e Politikaneve ,gje qe shenon fundin e
Mafias Shqiotare qe kryesohet nga treshja e lartpermen-
dur….!!!