Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka bërë një pasqyrim të situatës në Shqipëri e Ballkan.
“Ne jemi shumë krenarë për trashëgiminë e bashkjetesës dhe harmonisë fetare”, ka deklaruar Rama, i cili në këtë drejtim ka përmendur edhe vizitën e Papa Françeskut.
Ndër të tjera, Rama ka vënë në dukje se në rrugën e harmonisë po hyn edhe Ballkani, pas një periudhe të gjatë gjakderdhjeje.
“Pas vitesh me luftëra e konflikte, vitin e kaluar nuk drejtuam armët ndaj dritareve të fqinjve”, ka thënë Rama, i cili ka theksuar se një veprim jetik në forcimin e paqes në rajon do të ishte njohja e Kosovës.
“Ballkani ka hyrë në një proces paqeje dhe iu bëjmë thirrje atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës do të jetë mirë edhe për vetë Serbinë”, ka thënë Rama.
Ai ka përmendur se në këtë drejtim ishte fokusuar edhe vizita e tij vitin e kaluar në Beograd.
“Duhet të mësojmë nga e kaluara dhe ta lëmë pas krahëve, pavarësisht ngjyrës, besimit apo racës. Le të bëhemi bashkë për të nisur procesin e zhvillimit, duke vënë në plan të parë të ardhmen e fëmijëve tanë”, është shprehur kryeministri.
Më tej ai e ka vënë theksin tek reformat që po ndërmerr qeveria e tij, të cilat, siç tha ai, do të shtrihen në arsim, ekonomi e drejtësi.
“Vende të vogla e të mëdha të bëhen bashkë dhe të ecin drejt zhvillimit. Le t’u mësojmë fëmijëve tanë vlerën e tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit”, e ka mbyllur mesazhin e tij kryeministri shqiptar.

Eshte diçka madhore per shqiperinè e cila kerkon hapur dhe pa ndrojtje ndaj te medhenjeve kur flitet sidomos per njohje te Kosoves.Serbet asnjehere nuk e kane kuptuar se popujt jane te barabarte ne kete bote.
Te gjithe flasin, por pak dine te flasin !.Kurse FJALA e E.Rames ne O.K.B mendoje se nuk ishte nje belbezim i radhes i merzitshem ,por probleme qe shqitesojne tere njerzimin,mendoje se gjeti çelsin e suksesit perpara auditorit botrore.Sidomos kerkesa per njohjen e Kosoves nga Serbija dhe shtete qe nuk e kane njohur akoma.
Po që s’ta pjerdh njeri ty, as nga kombëtarët as nga ndëkombtarët. Ç’na duhet politika jote globale kur punët e brendëshme i kemi copë-copë.