Kryeministri Edi Rama iu drejtua dje një auditori studentësh të Universitetit të Oksfordit, me një fjalim kushtuar zhvillimeve në Ballkan dhe perspektivës së këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Kryeministri Rama, duke analizuar të shkuarën e rajonit, shpalosi vizionin e qasjen e qeverisë shqiptare për një të ardhme evropiane të të gjithë Ballkanit, jo thjesht si pjesë gjeografike, por edhe si bartës i vlerave të saj. “Evropa nuk është një destinacion jashtë nesh. Evropa duhet të jetë dhe Evropa është një destinacion brenda nesh. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse Ballkani ka nevojë për një BE të fortë dhe duhet të bëhet pjesë e saj, janë vlerat mbi të cilat u themelua Evropa dhe ajo që ato vlera përfaqësojnë sot,” – u shpreh Rama. Ndërsa e paraqiti integrimin evropian si një shtyllë kryesore dhe prioritet madhor të politikës së jashtme të Shqipërisë, Kryeministri nënvizoi se qeveria shqiptare e merr këtë proces në radhë të parë, si një sfidë të brendshme, për të ndërtuar në vend, pikërisht këto vlera që Evropa përfaqëson. “Ne jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha hapat e kërkuar në mënyrë që të marrim statusin e vendit kandidat. Ne do të punojmë fort, duke mbajtur gjithmonë në mendje se integrimi në BE nuk është vetëm një destinacion, por është një set vlerash dhe standardesh që ne si fillim duhet t’i ndërtojmë në vend,” – u shpreh Kryeministri.
Një pjesë të fjalës së tij, Kryeministri Rama ia kushtoi përpjekjes së Shqipërisë për arritjen e standardeve evropiane dhe vendosmërinë për të përmbushur çdo hap të nevojshëm për t’ju bashkuar BE-së. “Kjo lidhet me vullnetin tonë për të kontribuar në suksesin e një projekti ndërkombëtar brilant, të një Bashkimi Evropian që kontribuon ndërkaq për begatinë e miliona njerëzve, që krijon shoqëri akoma më të hapura dhe që kontribuon për një botë më të barabartë.” Rama, tek sa vlerësoi atë çka Britania e Madhe përfaqëson në korpusin e vlerave evropiane, theksoi se qeveria shqiptare e konsideron mbështetjen e saj në rrugëtimin evropian të Shqipërisë të një rëndësie të madhe. Me bindjen se integrimi evropian është e ardhmja e Ballkanit, Kryeministri theksoi se një bashkëpunim i suksesshëm mes vendeve të tij përbën edhe një faktor kyç për një integrim të suksesshëm evropian. Në mbyllje të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama përcolli mesazhin e fortë të besimit se Shqipëria, me brezat e saj të rinj, nuk do të jetë vetëm përfituese, por edhe kontribuuese në Bashkimin Evropian. “Ne jemi të sigurt që Shqipëria do të përfitojë nga BE-ja. Dhe mund t’ju premtoj se BE-ja do të përfitojë nga brezi i ri i shqiptarëve.”

Edhe ne Oxford ja arriti me i vone njerzit ne gjume !
krenar per kryeministrin me te mire prej krejtve
kryeminister yll
ku keni pa kryeminister me tmire se ky ju
bravo ky na ndero ne kudo qe shkon
Besimplote tek kjo qeveri.
Ore e kam thene une qe ne fillim se kryeminister me te mire se ky nuk ka pasur Shqiperia! Bravo Rama po na I sjell shpresat e humbura per Shqiperine..
Hallall o Edo njish je s’ka pasur ndonje here kryeminister kaq te afte e kaq te papare sa ty!!
Bravo Rama,
vetem duke ju shpjeguar te huajve se cfare duan shqiptaret e vertete, do te sqarojme me qindra vjet keqkuptime dhe mosmarreveshje si dhe do te permiresojme imazhin e keq qe disa emigrante te papergjegjshem kane lene ne Europe. Suksese dhe sa me shume evente te tilla !
A I BESOJNE ME TE VERTETE ANGLEZET FJALEVE TE KRYEMINISTRIT SHQYPTAR?
Sepse sipas te gjitha gjasave:
Pas ketij fjalimi historik ne UK Edi Socialisti do te kthehet ne Shqypni dhe mesiguri, me 5 maj do te shkoje me foton e Enverit ne krye te beje homazhe tek Varrezat e Deshmoreve bandite qe vrane anglezet ne Kanalin e Korfuzit me LANC-in e tyre kriminal te shpallur nga Haga si organizate terroriste.
A MUND TE HEQE DORE EDI RAMA NGA BOTEKUPTIMI ENVERIST?
Kjo eshte nje ceshtje mjaft thelbesore per Vatanin, qe po drejtohet nga Kryeminister, i cili mban fjalime famoze ne Oksford dhe nga ana tjeter kerkon te festoje 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes, qe vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit. Prandaj nastradini citon nje fillozof te koheve moderne:
“Në qoftë se dëshiron të ndryshosh modelin e sjelljes te një personi, së pari duhte të ndërrosh vlerat individuale te botekuptimit dhe boteformimit te tij.”
Milton Rokeach (1969)
Lum ne per kryeministrin e kemi 🙂 . Jemi krenare
Bravo Ramaa, ja me ne fund nje njeri i qyteteruar ne krye 😀 !!