Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Berati se në pranverë do të nisë Programi Kombëtar i Punësimit. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri deklaroi se punësimi ishte një ndër temat e rëndësishme që u diskutua.
Rama theksoi se për çështjen e punësimit është ndërtuar një rreth i mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, me Bankën Botërore, me donatorët e tjerë dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të gjitha ministritë.
Ai e bëri këtë deklaratë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e cila këtë të premte u ndal në qytetin e Beratit.
“Së fundi kemi diskutuar për statusin e shërbimit kombëtar të punësimit si dhe për programin e punësimin, që është një sfidë e madhe. Kjo ka nisur të hartohet, por jo si strategji apo objekt qëllim mirë, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor në punësim.
Do ta lançojmë në pranverë. Për këtë program kemi ndërtuar një rreth të konsiderueshëm të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, më Bankën Botërore si dhe me të gjithë ministritë“, tha Rama.
o.j/dita

Kur i bje pranver kur t’behet rrushi!!?
Ky e ka ne Pranvere ,kurse A. Llalla , e kishte ne Shtator.
Programi Kombetar i Punesimit eshte ne kuader te nje Super-Programi Kombetar te Mashtrimit qe ka nisur me ate dokrren Madhore te 300 Mije vendeve te punes.(As ne Ameriken me 300 milion banore nuk premton njeri 300 mije vende pune).
PO 5 VJET NE PUSHTET CFARE BERI KY GENJESHTAR ENVERIST?
Tani u kujtua pas pilafit kur i ka ikur rinia jashte shtetit
PO PSE ME VETERANET E LANCI-IT TE KOHES QE QEPES TE PARTISE SE PUNES DHE TE ENVERIT DO TE BESH PUNESIMIN TEND FAMOZ NE PRANDVERE 2018 MORE KRYEMINISTER MAVRI?