Rama i drejtohet Presidencës, takim me Metën

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këto momente në selinë e Presidencës ku mësohet se po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta.

Ky është takimi i parë i Ramës me kreun e shtetit që prej betimit të kabinetit “Rama 2” rreth 7 javë më parë.

Ka qenë vetë kryeministri Rama, ai i cili i është drejtuar selisë së presidencës me qëllim dorëzimin e dorëheqjes nga detyra të Visho Ajazit.

Ka zgjatur vetëm disa minuta takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta në ambientet e presidencës.

Sipas ligjit për Shërbimin Informativ, drejtori i SHISH propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.

Share This Article
1 Comment
  • Ka shkuar per kreun e SHISH-it more hajvan gazetar. Eshte e qarte qe Rama eshte informuar perpara mediave per doreheqjen dhe prandaj ka shkuar tek Presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *